Gazeta Shqiptare

Vrasje, prostituci­on e grup kriminal, sekuestroh­et pasuria 3.7 milionë euro e 2 vëllezërve shqiptarë

Operacioni “Investimi”, vihen nën sekuestro apartament­e, biznese dhe 4 “X5”- sa Edmond dhe Shkëlzen Hoxha banues në Tiranë, me rekorde kriminale për vrasje, drogë dhe prostituci­on në Belgjikë

-

Pas një hetimi 2- vjeçar, policia e Tiranës u ka sekuestrua­r një pasuri prej 3.7 milionë eurosh dy vëllezërve Edmond dhe Shkëlzen Hoxha 42 vjeç dhe 43 vjeç, banues në kryeqytet, me rekorde kriminale për vrasje, drogë dhe prostituci­on në Belgjikë. Mësohet se të dy vëllezërit i kanë përfunduar dënimet në Belgjikë dhe tani janë të lirë, aktualisht ndodhen në Shqipëri. Dje policia bëri me dije se Shkëlzen Hoxha ka rekorde kriminale në Belgjikë, ku ka kryer një vrasje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit dhe 4 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostituci­on” dhe “Substancat narkotike”. Po sipas policisë, Edmond Hoxha ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit në Belgjikë në dosjen “GIRANA” të vitit 2008, për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzim­i për prostituci­on” dhe “Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale”. Në këtë dosje Edmond Hoxha ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu, rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009 ka qenë i burgosur në Belgjikë për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prostituci­onit”. Policia ka sekuestrua­r 4 apartament­e në Tiranë, 2 apartament­e në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë, 1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë, 4 automjete “BMW X5” dhe llogari bankare në euro, USD dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dytë.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohe­t operacioni policor “Investimi” për identifiki­min, gjurmimin dhe sekuestrim­in e aseteve të përfituara nga veprimtari­a kriminale. Vendosen sekuestro preventive ndaj pasurive të dy vëllezërve, të dy me rekorde të theksuara kriminale, pasuri që kapin vlerën e tregut rreth 3.700.000 euro.

Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe

IDENTIFIKI­MI

“Në funksion të planit operaciona­l ‘ Investimi’, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë po punohet për të identifiku­ar/ zbuluar asete ( prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve dhe familjarëv­e të tyre, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo bashkëpunë­torëve në këtë aktivitet kriminal”, njoftoi ndër të tjera policia.

Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacioni­t policor “Investimi”, për identifiki­min dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtari­a kriminale, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të procedimit penal të vitit 2019, pas provave të grumbullua­ra gjatë një hetimi njëvjeçar, u bë ekzekutimi i vendimit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshm­e në ngarkim të shtetasve: Sh. H. 43 vjeç dhe E. H., 42 vjeç, banues në Tiranë ( vëllezër). Shtetasi Sh. H. ka rekorde kriminale në shtetin e Belgjikës, ku ka kryer një vrasje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit, Sh. H e E. H. dhe 4 shtetas të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostituci­on” dhe “Substancat narkotike”. Shtetasi E. H. ka rekorde kriminale në shtetin e Belgjikës, ku ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit në Belgjikë në dosjen “GIRANA” të vitit 2008, për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzim­i për prostituci­on” dhe “Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale”. Në këtë dosje shtetasi E. H. ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithash

tu, rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prostituci­onit”. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialev­e të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bëri regjistrim­in e procedimit penal në vitin 2019, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtari­së kriminale”. Pas një pune të mirorganiz­uar të

strukturav­e të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë të udhëhequra dhe të koordinuar­a me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe plan- operacioni­t “Investimi” u bë e mundur që të sekuestroh­en asete dhe llogari bankare në shumën 3.700.000 euro, konkretish­t:

4 apartament­e në Tiranë, 2 apartament­e në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë, 1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë; 4 automjete “BMW X5” dhe llogari bankare në euro, USD

SHKËLZEN HOXHA

Sipas burimeve policore, Shkëlzen Hoxha ka rekorde kriminale në Belgjikë, ku ka kryer një vrasje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit dhe 4 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent të Belgjikës, si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostituci­on” dhe “Substancat narkotike”.

EDMOND HOXHA

Po sipas policisë, Edmond Hoxha ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit në Belgjikë, në dosjen “GIRANA” të vitit 2008, për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzim­i për prostituci­on” dhe “Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale”. Në këtë dosje Edmond Hoxha ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu, rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009 ka qenë i burgosur në Belgjikë për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prostituci­onit”.

dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dytë. Në funksion të planit operaciona­l “Investimi”, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë po punohet për

të identifiku­ar/ zbuluar asete ( prona) të tjera, që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve dhe familjarëv­e të tyre, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo bashkëpunë­torëve në këtë aktivitet kriminal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania