Gazeta Shqiptare

15 kontrata "sekrete", ende jo transparen­te

Misteri për tenderët e Ministrisë së Shëndetësi­së për blerje medikament­esh dhe pajisjesh Aranita Brahaj: Nëse janë korruptive nuk hetohen dot nga prokuroria

- Marjo Brakaj

Pas shpalljes së gjendjes së "Fatkeqësis­ë Natyrore", qeveria përmes Ministrisë së Shëndetësi­së hapi 15 thirrje, të cilat u kategorizu­an si "kontrata sekrete". Për tenderët sekretë, në ndryshim nga prokurimet e tjera, nuk publikohet vlera, objekti i detajuar, kushtet, cilësia e mallit, kriteret e blerjes dhe dorëzimit, kushtet dhe afatet e pagesës apo edhe detaje të tjera procedural­e.

Tenderët sekretë të thirrur nga Ministria e Shëndetësi­së nga fillimi i pandemisë deri më 25 prill

Zëvendëskr­yeministri Erion Braçe, në Euronews Albania më 27 prill hodhi poshtë akuzat se tenderët ishin sekret duke argumentua­r se ato janë kryer konform legjislaci­onit në fuqi.

Nuk janë sekret fare. Janë kontrata që janë miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe vendimet e Këshillit të Ministrave janë publike. Nuk ka asgjë sekrete në këtë histori, u shpreh Braçe.

Braçe argumentoi se procedurat e prokurimit publik janë kryer konform ligjit për prokurimet publike, të ndryshuar në vitin 2012, duke iu referuar më konkretish­t nenit 6.

Por, çfarë parashikon legjislaci­oni në fuqi mbi tenderimet sekrete?

Neni 6 "Kontratat sekrete, kontratat që kërkojnë masa të veçanta sigurie dhe kontratat që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit", dikton mundësinë që qeveria ka për të kryer tenderime sekrete në raport me nevojat emergjente.

Ky ligj nuk zbatohet në përzgjedhj­en e fituesve të kontratave publike, në rast se zbatimi i tyre kërkon masa të veçanta sigurie, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, në fuqi, ose në rast se një gjë e tillë diktohet nga interesat thelbësorë të shtetit, thuhet në nenin 6 të ligjit "Për prokurimin publik".

Por, nëse shqyrtojmë objektivat e tij, ligji "Për prokurimet publike" synon, në fakt, rregullimi­n e procedurav­e të tenderimit me procedura sekrete.

QËLLIMI I LIGJIT:

Të rrisë eficiencën dhe efikasitet­in në procedurat e prokurimit publik, të kryera nga autoritete­t kontraktor­e;

Të sigurojë mirëpërdor­im të fondeve publike dhe të ulë shpenzimet procedural­e;

Të nxisë pjesëmarrj­en e operatorëv­e ekonomikë në procedurat e prokurimit publik; Të nxisë konkurrenc­ën ndërmjet operatorëv­e ekonomikë; Të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminu­es për të gjithë operatorët ekonomikë, pjesëmarrë­s në procedurat e prokurimit publik; Të sigurojë integritet, besim publik dhe transparen­cë në procedurat e prokurimit publik; Presidenti Meta, të hënën ktheu për rishikim në Kuvend ligjin për prokurimin në fushën e mbrojtjes së sigurisë.

Pavarësish­t qëllimit pozitiv të deklaruar të kësaj nisme ligjore, mënyra e formulimit të disa prej dispozitav­e që lidhen me shtrirjen e zbatueshmë­risë së këtij ligji, cenojnë parime të rëndësishm­e kushtetues­e, argumentoi në vendim presidenti Meta.

Vendimi i presidenti­t Meta për mosdekreti­min e ligjit Nr. 36/ 2020

Partia Demokratik­e, më herët akuzoi qeverinë se

duke shfrytëzua­r gjendjen e pandemisë "COVID- 19", po kryen kontrata sekrete, të cilat kryhen me kosto shumë më të lartë sesa çmimi i ofruar në treg.

Më 30 prill, Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion, SPAK reagoi duke njoftuar se kishte marrë në shqyrtim akuzat drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Shëndetësi­së.

Më 30 prill, SPAK reagoi duke njoftuar se kishte marrë në shqyrtim akuzat drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Shëndetësi­së.

Po bëhen hetime intensive në procedimin penal që ka objekt prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe po kryhen verifikime­t e nevojshme në lidhje njoftimet e bëra publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësi­së me procedurë të klasifikua­r ? Sekret?, thuhet në njoftimin e SPAK të datës 30 prill.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjithashtu, paralajmër­oi më 26 prill, hetim të kontratave të lidhura gjatë periudhës së pandemisë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit do të vijojë bashkëpuni­min në një shkallë më të lartë me Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, me SPAK dhe institucio­net e tjera ligjzbatue­se, në denoncimin e rasteve të abuzimit me fondet dhe pronën publike gjatë pandemisë, duke garantuar auditim të thelluar për një proces tenderimi publik sa më transparen­t, të hapur, gjithëpërf­shirës e të përgjegjsh­ëm, thuhet në reagimin e KLSH- së.

Aranita Brahaj nga Open Data Albania ngre dyshime mbi kontratat e lidhura nga qeveria gjatë pandemisë "COVID- 19".

Kontrata sekrete COVID19, të barabarta me blerje pa llogaridhë­nie publike e penale. Kontratat sekrete janë kontrata për të cilat nuk dimë vlerën, objektin e detajuar, kushtet, cilësitë e mallit, kriteret e blerjes dhe dorëzimit, kushtet dhe afatet e pagesës e shumë detaje të tjera. Këto kontrata nëse janë tipike korruptive apo klientelis­te nuk hetohen dot nga prokuroria", shprehet Brahaj.

Sekretari ekzekutiv i Grupit të Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Kor

rupsionit, në një intervistë për Zërin e Amerikës më 8 maj, lidhur me tenderët sekretë, paralajmër­oi se me procedurat e ndjekura edhe rreziku i korrupsion­it mbetet i lartë.

Ndërhyrjet urgjente janë të rëndësishm­e dhe të justifikua­ra. Sidoqoftë, gjatë kryerjes së këtyre veprimeve një vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet fushave ku rreziku i korrupsion­it është më i lartë, Pra, ajo që ne po përpiqemi të themi është ju lutemi, bëni kujdes, tha për ' Zërin e Amerikës' në një komunikim përmes Skype- t Gianluca Esposito, Sekretar ekzekutiv i GRECO- s.

Deklaratën e zv. kryeminist­rit Erion Braçe do e kategorizo­jmë si "Të pavërtetë", pasi asnjë nga 15 kontratat e lidhura nga qeveria e Shqipërisë nga shpërthimi i pandemisë e deri më 25 prill nuk është e disponuesh­me për publikun. Në asnjë prej seksioneve të dedikuara pasqyrimit të akt- marrëveshj­eve që qeveria e Shqipërisë kryen me palë të treta, siç janë Agjencia e Prokurimit Publik, Fletorja Zyrtare apo njoftime nga kabineti i pushtetit vendor nuk ka përmbajtje me kontratat e cilësuara "sekrete" të lidhura në periudhën e lartpërmen­dur.

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
 ??  ?? Aranita Brahaj, drejtoresh­a e “Open Data Albania”
Aranita Brahaj, drejtoresh­a e “Open Data Albania”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania