Gazeta Shqiptare

NDRIKULL HAJNI FLAKA DOGJI DOKUMENTET E VJEDHJEVE SEKRETE!

- Sali Berisha

Por

ajo zbatoi një praktikë standarde që ndiqet prej 6 vitesh në narkoshtet­in e Edvin Mafisë për zhdukjen e gjurmëve të krimit të lartë shtetëror!

Të dashur miq, prej mbi 6 javësh Ndrikull Hajni Flaka akuzohej nga opozita dhe mediat investigat­ive për vjedhje me kontrata sekrete të miliona e miliona dollarëve. Kështu ajo, në bazë të dokumentev­e u akuzua për blerje me çmime 3- 5 herë më të larta se sa çmimet e shitjes me pakicë apo çmimet e zhdoganimi­t aparate respirator, maska dhe pajisje mjekësore, teste për COVID- 19 etj. etj.

Sigurisht ajo të gjitha fitimet e këtij korrupsion­i në kohë fatkeqësie natyrore i ndau me Edvin Hajdutin, i cili urdhëroi atë pas shpërthimi­t njëri pas tjetrit të këtyre skandaleve, asgjësimin e dosjeve me djegie të tyre në zyrën e prokurimev­e dhe zëvendësim­in e tyre me dokumente të reja falsifikua­ra në protokolli­n e saj!

Pas këtij operacioni, narkoproku­roria që priste përfundimi­n me sukses të tij u urdhërua nga krye kreu i saj të certifikoj­ë si origjinale dokumentet e falsifikua­ra me hetimin që duhet të nisë. Ndrikull Hajni Flaka për të gjitha këto meriton vetë përgëzime. Ajo kreu me sukses të plotë zhdukjen e gjurmëve të vjedhjeve të përbashkët­a me bosin e saj.

Miq, po ju rikujtoj këtu se asgjësimi dhe falsifikim­i i dokumentev­e të akteve të mirëfillta kriminale është bërë tani një praktikë normale e zakonshme e narkoshtet­in shqiptar për zhdukjen e gjurmëve të krimit të lartë shtetëror.

Kjo praktike u inaugurua me sukses të plotë nga Sajmir Shullazi në nëntor të vitit 2015 kur me urdhër të Edvin Drogës dogji dokumentet e Xibrakës në laboratori­n e kriminalis­tikës të ministrisë së tij, u vazhduan me vjedhjet e 28 dosjeve supersekre­te në kasafortën supersekre­te të Ministrisë se Brendshme po me urdhër të Edvin Drogës në prill të vitit 2017 nga dyshja Xhafa- Çako.

Kjo praktikë u zbatua me sukses të plotë me 8 dhe 25 maj të vitit 2018 duke vjedhur përkatësis­ht postën e dërguar nga Tirana dhe kompjuteri­n e dosjeve të narkoproku­rorisë nga Gjushi - Prela. Të gjitha këto akte jo që nuk pati ndonjë përgjegjës­i, por si rregull organizato­rët dhe ekzekutorë­t e tyre u shpërblyen me ngritje në përgjegjës­i nga kryekreu i narkoshtet­it, Edvin Kristaq Hajduti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania