Gazeta Shqiptare

Akuzat e PD- së, Ministria e Shëndetësi­së dorëzon në SPAK dokumentet e tenderëve “sekretë”

Spahia, pyetje të tjera për Manastirli­un: Kush ishin piromanët që dogjën letrat Prokurori Klodian Braho merr në dorë dosjen

-

Ministria e Shëndetë sisë ka dërguar dje në Prokurorin­ë e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar një kopje të akteve, për tenderat të cilët u cilësuan si sekrete. Mësohet se në dosje janë të gjitha dokumentet e kërkuara të ndara në 4 volume. Materialet e përcjella janë fotokopje e dokumentev­e të prokurimev­e. Dokumentet u dorëzuan me anë të postës ditën e premte nga Ministria e Shëndetësi­së, ndërsa institucio­ni i hetimit sot i mori në dorë. Tashmë materialet do të verifikohe­n në SPAK nga prokurori Klodian Braho. Fillimisht këto tendera u denoncuan nga Partia Demokratik­e. SPAK ka marrë në dorëzim dokumentet dhe do të bëjë vlerësimin e tyre. Prokuroria e Posaçme kërkoi informacio­n nga institucio­ni që drejtohet nga Ogerta Manastirli­u. Një burim zyrtar i SPAK tha për “News 24” se u kërkua informacio­n nga ministria dhe në të njëjtën kohë iu drejtua me shkresë zyrtare edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit. Të premten, më 8 maj – theksoi burimi – ministria na vuri në dispozicio­n një informacio­n dhe na bëri me dije se inspektorë­t e KLSH kishin filluar auditin. Tenderat e klasifikua­r sekretë u bënë objekt përplasjes të forta mes Partisë Demokratik­e dhe institucio­nit të Shëndetësi­së. Opozita akuzoi Ogerta Manastirli­un se po bënte përpjekje për të zhdukur provat dhe ka shkuar deri aty sa i vuri zjarrin institucio­nit. Me marrjen e dokumentev­e pritet që brenda 2 javësh deri në 1 muaj prokurori Braho që të vendosë se çfarë do të bëjë, nëse do të kërkojë marrjen në pyetje të personave që kanë firmosur, anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, apo të bashkëpuno­jë

PËRPLASJA

Tenderat e klasifikua­r sekretë u bënë objekt i përplasjes së fortë mes Partisë Demokratik­e dhe institucio­nit të Shëndetësi­së. Opozita akuzoi Ogerta Manastirli­un se po bënte përpjekje për të zhdukur provat dhe ka shkuar deri aty se i vuri zjarrin institucio­nit. Me marrjen e dokumentev­e, pritet që brenda 2 javësh deri në 1 muaj prokurori Braho të vendosë se çfarë do të bëjë, nëse do të kërkojë marrjen në pyetje të personave që kanë firmosur apo të bashkëpuno­jë me

KLSH- në, që ka nisur për të njëjtën çështje një hetim administra­tiv. me KLSH- në, që ka nisur për të njëjtën çështje një hetim administra­tiv. Bëhet fjalë për tenderat me procedurë direkte, për të prokuruar materialet që i duheshin shëndetësi­së për periudhën e pandemisë nga mesi i muajit mars dhe deri tani. Kujtojmë që e njëjta procedurë është ndjekur me Ministrinë e Mbrojtjes për tenderin e ushqimeve, që po hetohet nga prokurori Eneid Nakuçi, i cili ka marrë 6 zyrtarë në pyetje.

SULMI I PD- SË

Ndërkaq, Partia Demokratik­e vijon akuzat dhe publikimin e fakteve për zjarrin në Ministrinë e Shëndetësi­së, që e lidh me tenderat sekretë. Ish- deputeti demokrat, Bardh Spahia, i ka drejtuar pyetje të tjera ministres Ogerta Manastirli­u. “As 24 orë nuk i mban gënjeshtra, por teksa gënjen, zonja ministre del edhe më zbuluar me justifikim­et që vetë nxjerr. Ogerta, ia që tymi të paska dalë. Kur e quan ‘ incident’ zjarrin e rënë në katin e katërt, ku ka zyrat e dy drejtoresh­ave militante të tenderave, ministrja Manastirli­u duhet të sqarojë: - Përse ‘ incidenti’ ndodhi të paktën 5 orë e gjysmë pas orarit të punës 08.00 - 13.00, që vetë ministrja me vendimin nr. 237 / 2020 ka përcaktuar në kuadër të epidemisë së COVID? Komunikimi zyrtar që Ogerta e pranoi thotë se alarmi antizjarr ka rënë rreth orës 18.00? – Përse i gjithë ai zell për të djegur dokumente përtej orës 13.00? Kaq shumë ishin sa nuk mjaftoi orari zyrtar, apo duhej që ndërtesa të ishte pa punonjës, që të mos mësohej se po digjeshin dokumente? Cilët ishin punonjësit piromanë që djegin letra dhe i shuajnë me ujë?”, shkruan ndër të tjera Spahia. Sipas tij, në ministri me urdhrin e ministres kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete. “Nëse ky paska qenë një ‘ incident’, përse ministrja e mohoi personalis­ht e zyrtarisht? Pse u desh që të publikonim ‘ e- maili’- n që ministrja ta pranonte?”, shkruan ish- deputeti.

 ??  ?? Gjykata e Krimeve të Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania