Gazeta Shqiptare

Ish- pronarët, rinis kompensimi fizik, ndahen toka në Tiranë, Shkodër, Vlorë e Korçë

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon formularin për aplikim dhe afatet e shqyrtimit Shqyrtohen dosjet e viteve 1995- 1996, ja kush përfiton

- 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. Dosjet me vendim a) b) c) ç)

Agjencia e Trajtimit të Pronave rinis ko mpensimin fizik për ish- pronarët. Në Tiranë, Shkodër, Vlorë e Korçë shpërndahe­n 23.9 ha tokë dhe 12 milionë lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronave bën të ditur se vijon procesi i pranimit të aplikimeve për kompensimi­n fizik. Dosjet e shqyrtuara janë të viteve 1995 dhe 1996. Procesi i aplikimit dhe ekzekutimi­t të vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht për vitet 1993- 2013 është një proces i vazhdueshë­m dhe i hapur për të gjithë subjektet.

PËRFITUESI­T

Agjencia Trajtimit të Pronave njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 6 aplikimeve, me objekt kompensimi­n financiar dhe kompensimi­n fizik nga fondi i tokës në dispozicio­n të ATP- së, për pronën e njohur me vendimet e ish KKKP- ve. Shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre aplikimeve është bërë sipas të gjitha kritereve të përcaktuar në ligjin nr. 133/ 2015 për "Trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave" dhe VKM- në nr. 223 datë 23.03.2016 për "Përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave" ( i ndryshuar). "Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se: 5 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar dhe fizik nga fondi i tokës në dispozicio­n të ATP- së, sipas kritereve të përcaktuar­a në VKM nr. 223 datë 23.03.2016 për "Përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave" ( i ndryshuar). Për 1 aplikim, është vendosur përfundimi i procedimit administra­tiv. Vlera e fondit financiar të shpërndarë është 12 303 762,3 ( dymbëdhjet­ë milionë e treqind e tre mijë e shtatëqind e gjashtëdhj­etë e dy presje tre) lekë. Sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 239 205.9 m2, ( 23.9 ha)"- thuhet në njoftim.

APLIKIMET

Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftojmë se, të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimi­n e vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administra­tiv i kërkesës dhe gjithë dokumentac­ionit të depozituar nga ana e tyre. "Sqarojmë se, procesi i aplikimit dhe ekzekutimi­t të vendimeve

Procedura

që do të ndiqet në fazën e parë të ankandit do të jetë ajo me përzgjedhj­e të blerësve. Kandidatët ( subjektet që disponojnë një vendim përfundimt­ar kompensimi) aplikojnë pranë ATP- së brenda 20 ditëve nga dita e shpalljes së ankandit. ATPja brenda një afati kohor prej 10 ditësh nga dita e hapjes së ofertave përcakton fituesin në mbështetje të kritereve të çmimit më të lartë të ofruar. Nëse ankandi për shitjen e pronës nuk realizohet dy herë radhazi për subjektet që disponojnë një vendim përfundimt­ar kompensimi, atëherë ATP- ja bën një ankand publik me procedurë të hapur për shitjen e kësaj prone, duke njoftuar çdo palë të interesuar për të marrë pjesë në ankand. Sipas ligjit në fuqi,

përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht për vitet 19932013 është një proces i vazhdueshë­m dhe i hapur për të gjithë subjektet"- thuhet në njoftim. ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve për

fundimtare të vlerësuara financiari­sht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentac­ionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuar­a në VKM- në

nr. 223 datë 23.03.2016 për "Përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave" ( i ndryshuar).

KOMPENSIMI FIZIK, DOKUMENTET

Kërkesa për kompensim financiar/ fizik.

Konfirmim nga ZVRPP- ja për gjendjen juridike të pronës, vërtetim nga gjykata nëse vendimi përfundimt­ar i vlerësimit të tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore.

Dëshmi trashëgimi­e, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve.

Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimt­arët. Vërtetim numri llogarie.

Vërtetim nëse subjekti ka përfituar ose jo tokë bujqësore.

Dokument identifiki­mi.

Mandat pagese.

Subjektet e interesuar­a, të cilat disponojnë një vendim përfundimt­ar, që ka njohur të drejtën e kthimit dhe kompensimi­t të pronës që të përfitojnë kompensim fizik, sipas këtij kreu, duhet të paraqesin:

Kërkesën për kompensim fizik me pronë shtetërore, pranë ATP- së.

Sipas rastit, vendimin përfundimt­ar të ish- AKKP- së, ish- ZRKKP- së, ish- KKKP- së apo vendimin gjyqësor përkatës, që njeh të drejtën e kthimit dhe kompensimi­t të pronës, shoqëruar me planvendos­jen e vendimit.

Vërtetim nga zyrat e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e për statusin juridik të pronës që kërkohet, shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese.

Vërtetimin nga bashkia se sipërfaqja e tokës, sipas studimit dhe/ ose gjendjes faktike, nuk ka funksion publik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania