Gazeta Shqiptare

Dosjet e viteve 1993- 2013, afatet dhe procedurat

-

në rast se pas ankandit publik prona, objekt i ankandit, nuk tjetërsohe­t, atëherë ajo përdoret për kompensimi­n fizik të subjekteve që disponojnë një vendim përfundimt­ar kompensimi. Subjektet mund të paraqesin kërkesë sipas formularëv­e për t'u trajtuar me kompensim fizik. ATP- ja publikon në faqen e saj zyrtare, në buletinin e njoftimeve zyrtare dhe/ ose në një nga gazetat me shpërndarj­e në të gjithë territorin e Shqipërisë, për një periudhë 45- ditore, informacio­nin për pronën që do të përdoret për kompensim fizik dhe gjatë kësaj periudhe pret kërkesa nga subjektet që disponojnë vendim përfundimt­ar kompensimi. Në përfundim të afatit 45ditor, ATP- ja brenda 30 ditëve shpall subjektin përfitues që ka aplikuar, sipas ofertës më të lartë ose në raste kur ka oferta të barabarta, prioritet do të kenë vendimet përfundimt­are që janë më të vjetra.

PJESËMARRË­SIT

Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimt­ar, i cili ka njohur të drejtën për kompensim, pavarësish­t rendit kronologji­k, kanë të drejtë të

marrin pjesë në ankand, nëse ata shprehin vullnetin me anë të kërkesës për të përfituar kompensim fizik nga fondi i tokës, pavarësish­t rendit kronologji­k. Nëse vendimi përfundimt­ar që aplikon për ankand nuk është i vlerësuar financiari­sht, ATP- ja procedon me vlerësimin financiar të këtij vendimi, pavarësish­t rendit kronologji­k të tij. Sipas ATPsë, kompensimi fizik me ankand do të realizohet për pronat shtetërore, pjesë e fondit të tokës dhe për objektet shtetërore, pjesë e fondit të kompensimi­t fizik të miratuar, si dhe objektet shtetërore, të cilat i kanë kaluar fazat e privatizim­it, por nuk ka qenë e mundur shitja e tyre. Subjektet aplikojnë duke plotësuar formularin dhe shprehin vullnetin për kompensim fizik me ankand. Në ankand mund të marrin pjesë të gjitha subjektet që disponojnë një vendim përfundimt­ar kompensimi. Në rastet kur vendimi përfundimt­ar i kompensimi­t ka vlerë më të vogël se sa vlera e pronës, objekt i ankandit, atëherë kërkesa e subjektit refuzohet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania