Gazeta Shqiptare

Të përqafuar dhe shumë afër njëri- tjetrit, Kejvina në një lidhje dashurie me këngëtarin kosovar

Ish- velina heq dorë nga djemtë e fortë, Kthella pranon për kë i rreh zemra Ja detajet që e nxorën zbuluar çiftin më të ri të show bizz- it

-

Ish- velina Kejvina Kthel la nuk po e mban më të fshehtë marrëdhëni­en e saj me reperin Seven Saraçi. Pas thashethem­eve se dyshja tashmë janë në një lidhje, vetë Kthella ka publikuar një foto krah reperit me sy blu. Të dy, personazhe të njohur të show bizz- it shqiptar ndodhen në Kaliforni, ku edhe kaluan izolimin për shkak të pandemisë së koronaviru­sit. Në një postim në Instastory, Kejvina shihet shumë afër Sevenit, teksa i prek atij kapelen. Ajo e ka etiketuar në postim këngëtarin, por nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me marrëdhëni­en me të, duke vendosur vetëm një ikonë me një fytyrë të qeshur. Kejvina Kthella u vu për disa muaj në fokus të mediave, pasi iu zbulua, gjithashtu, lidhja me Redjan Rrajën, nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Po si filluan dyshimet për një love story mes të dyve? Tayna dhe Kejvina Kthella ishin bërë pjesë e një feste private me pjesëmarrj­en e veçantë të 50 cent. Por nuk ishte vetëm kjo, pasi artisti me origjinë shqiptare, Seven Saraçi ka shoqëruar vajzat gjatë atij organizimi. Fillimisht, Seven ka postuar disa imazhe ku shihet krah Kejvinës, edhe pse i ka fshirë fotot pa i mbajtur shumë gjatë të publikuara në rrjet. Mes tij dhe Kthellës duhet të jetë krijuar një marrëdhëni­e mjaft e ngushtë, e kaq ka mjaftuar për ndjekësit që të nisin menjëherë aludimet për një romancë të mundshme. Në një nga videot e postuara nga këngëtari, në një moment fare të shkurtër vihet re se ky i fundit ka qenë duke festuar me Kejvinën teksa 50 cent performont­e për kënaqësinë e të ftuarve. Modelja që prej disa kohësh ndodhet në SHBA, në kuadër të një projekti të ri fotografik dukej më e lumtur se kurrë. Ish- velina ka postuar në rrjetet sociale disa foto shumë provokuese. Po ajo që ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve për një lidhje mes tyre ka qenë komenti i këngëtarit në një video të Kejvinës, që ' dogji' Instagram- in. Gjithë vëmendjen e mediave rozë e mori komenti i Seven Saraçit, të cilit i ishin bërë sytë ' zemra' kur kishte parë videon. Seveni dhe Kejvina janë parë në shoqërinë e njëri- tjetrit dhe janë përfolur shumë për një histori ndjenjash të thella, mirëpo Kejvina i ka hedhur poshtë këto thashethem­e.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania