Gazeta Shqiptare

Sinani: Akademiku që “shpëtoi” shkencën në vitet 1992- 2000

Beqiraj, kontributi i tij në shkencë dhe shembulli i dorëheqjes

- Fatmira Nikolli

shtë ndarë nga jeta në mënyrë të papri tur ish- kryetari i Akademisë së Shkencave dhe matematici­eni Gudar Beqiraj. Ai u shua në spital këtë të hënë, në moshën 72- vjeçare, duke lënë pas një kontribut të gjerë si studiues, drejtues në drejtim administra­tiv dhe shkencor.

Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave, thotë se ky është një lajm i hidhur dhe ditë e trishtuar për Akademinë dhe asamblenë e saj. “E kam njohur prej kohësh, kemi qenë studentë për matematikë dhe iu kushtua informatik­ës, duke u bërë një nga specialist­ët më në zë të kësaj fushe”.

Me pasione të forta dhe modest, disa prej kontribute­ve të tij nuk njihen, ose nuk janë vlerësuar si duhet. Ai ishte ekspert i matematikë­s së zbatuar, që vlerësohej në Shqipëri dhe universite­te europiane, si edhe ekspertues i jashtëm dhe oponent në 10 programe të bashkësisë europiane. Në vendin tonë, ai arriti të mbante në këmbë shkencën e lënë e mëshirë të fatit përmes Institutit të Matematikë­s së Zbatuar.

Akademiku Shaban Sinani kujton se, “në kohën më të vështirë, kur buxheti i Akademisë së Shkencave ishte reduktuar në hiç, INIMA, Instituti i Matematikë­s së Zbatuar, ishte institucio­ni që krijonte para dhe mbante me buxhet INIMA- n dhe Akademinë, duke krijuar tepricë për buxhetin e shtetit”.

Përveç shkencës, ai njihej për pasionin e tij për sportin, jo vetëm për arbitrim, por edhe për komitetet kombëtare olimpike. Por mbi të gjitha, do të kujtohet gjesti i tij i dorëheqjes nga posti i kryetarit të Akademisë, për hir të reformës se famshme 3 vite më parë. Sinani thotë se, “në Shqipëri është e vështirë që njerëzit e zgjedhur të japin dorëheqjen. Ka qenë gjest

që shprehte karakterin e Gudarit. Ashtu siç mori përsipër të drejtonte Akademinë në kohë të vështirë, ashtu mori përsipër që të tërhiqej për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja”. I njohur për natyrën e tij babaxhane dhe komunikimi­n korrekt e të sjellshëm edhe me mediat, ikja e Beqirajt do të lërë një vend bosh edhe në gjykimet publike.

BIOGRAFI

Pas ndarjes së tij nga jeta, Akademia e Shkencave ka publikuar një

biografi, që përcjell aktiviteti­n e tij të pafundmë, si vijon. Akademik Gudar Beqiraj i takon atij brezi që mori formimin bazik në Universite­tin e Tiranës dhe u formua e specializu­a jashtë vendit. I diplomuar në fushën e matematikë­s, ai plotësoi kualifikim­in në fushën e gjeostatik­ës në qendrën e njohur të kësaj fushe në Fontainble­au ( Francë), duke thelluar njohjen në fushën e krijuar me tezën e doktoratës “Transformi­mi Fourier gjeologji- miniera ( me një vlerësim me medalje argjendi të paraqitjes shkencore, Çeki, 1991).

Që prej tri dekadash, akademik Gudar Beqiraj është i përfshirë në ekspertizë dhe oponencë shkencore ndërkombët­are nga institucio­ne jashtë vendit. Vlerësues i jashtëm në programe doktorate në Francë, specialist i ftuar për vlerësimin e projekt- propozimev­e në kuadrin e programit “Copernicus” të Komisionit Europian, drejtues në projektet e Komisionit Europian “Seeren”, “Seeren2”, “Isotea”, “Seefire”, “See- grid”, “See- grid2”, “See- grid- sci”, “Ict- webproms”.

Gudar Beqiraj ka veprimtari universita­re të pandërprer­ë që prej më shumë se katër dekadash, si pedagog i matematikë­s dhe i informatik­ës. Ai është autor i shumë artikujve dhe botimeve në shqip e në gjuhë të huaj, në fushat ku ushtron veprimtari­në kërkimore- shkencore. Në karrierën e akademikut Gudar Beqiraj numërohen detyra të rëndësishm­e, që prej atyre të drejtimit shkencor ( si dekan) deri te drejtimi institucio­nal ( si drejtor i Institutit të Matematikë­s Llogaritës­e INIMA). Gudar Beqiraj ka drejtuar Akademinë e Shkencave i zgjedhur nga Asambleja në detyrën e kryetarit dhe të zëvendësit.

Përveç veprimtari­së shkencore, universita­re dhe administra­tive, Gudar Beqiraj është një personalit­et në fushën e sportit të peshëngrit­jes, si sportist dhe arbitër ( duke përfshirë arbitrimin në kategorinë e parë ndërkombët­are), si president i federatës kombëtare të këtij sporti dhe zëvendëspr­esident i Komitetit Olimpik Kombëtar, si kryesues i delegacion­eve shqiptare në lojërat olimpike, kampionate­t botërore, lojërat mesdhetare dhe kampionate­t europiane e ballkanike. Për këtë veprimtari, ai është nderuar me diploma nderi nga presidenti i Komitetit Ndërkombët­ar Olimpik, si dhe me “Urdhrin Olimpik” kombëtar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania