Gazeta Shqiptare

FOTOGRAFI DEDË JAKOVA Nga arrestimet publike, te parullat për Duçen e ylli proletar

Koleksioni i jashtëzako­nshëm/ Lek Gjeloshi: Repertori na e shfaq si autor të atmosferës “Në shumë raste edhe ambientet e subjekteve duken si fragmente filmash të Viskontit”

-

Portreti i një zonjushe që cek me gishtin e mbulu ar nga dorashkat, buzët e saj ndërsa ha një kokërr rrushi, duket një imazh që zor të shkrepej në vendin tonë. Tejet erotik dhe jashtë kanoneve të kohës, megjithatë mban vitin 1958- 1959 dhe autori i saj është Dedë Jakova. Lek Gjeloshi, përgjegjës për menaxhimin e koleksione­ve e njëherësh kurator i ekspozitës “Dedë Jakova” në Muzeun Kombëtar të Fotografis­ë “Marubi”, thotë se vepra e Jakovës “përshkohet nga nji kalim i fortë politik e ideologjik. Prej monarkisë e ndikimit të fashizmit, në regjimin diktatoria­l të komunizmit”. Këto qenë kohët në të cilën ai jetoi e punoi dhe imazhet, përtej lirizmit, a konceptimi­t shpërfaqin vitet kur u fiksuan.

Për Gjeloshin, melankolis­ë, antipodit të gjithëhers­hëm të secilit sistem, i mbesin për njifarë kohe kremtimet fetare dhe ma vonë veç kortezhet e përmortshm­e. Në koleksioni­n me mbi 50 mijë imazhe në 40 vite punë, Jakova ka lënë të fotografua­r, në shumë raste Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Tefta Tashko Koçon, Asdrenin, Lasgush Poradecin, Ndre Mjedën gjatë funeralit të vëllait, princeshat në kohë të monarkisë dhe shumë gjendje e njerëz të zakonshëm, që ofrojnë, siç thotë kuratori, një “altar” dramatikas­h njerëzore përtej euforisë.

Ekspozita që qe menduar të çelej në mars, është shtyrë prej pandemisë, ndërsa pritet të vizitohet nga publiku me lirimin e masave.

- Si u bë Dedë Jakova fotograf i qytetit? Kur e nisi aktiviteti­n e tij dhe ku e mësoi artin e fotografis­ë?

Iniciues ka qenë Kel Marubi. Vetëm 17 vjeç, pak metra larg Dritëshkro­jës “Marubi”, Dedë Jakova hapë studion e tij “Foto Jakova”, në vitin 1932. Në mesin e viteve ‘ 30 e gjejmë edhe si përfaqësue­s në rang kombëtar të filmave “Ferrania” e “Lomberg”.

- Cila ishte familja Jakova në Shkodër?

Deda lind në një familje me kontribute të njoftuna kulturore. Asht vëllai i kompozitor­it Prenkë Jakova. Në kujtesën e familjarëv­e edhe Prenka merrte pjesë në punët e studios, si kujdesues i retushit, kurse nana, Roza, në procesin e tharjes së fotografiv­e. Ky aktivitet i familjes na tregon edhe devotshmën­inë e secilit pjesëtar.

- Si ndryshojnë fotot e tij krahasimis­ht me ato Marubit, Nënshatit, Picit etj.?

Duhet të konsideroj­më kontekstin relativish­t të vogël ku autorët kanë ushtrue profesioni­n. Vetë Marubi përbahet prej tre autorësh e periudhash të ndryshme. Jakova, përtej veprimtari­së të spikatun si reporter e fotograf i studios, shfaq nji lirshmëni të madhe si subjekt i saj. Kjo konfidencë e emancipon veprën e tij prej horizontit tradiciona­l të fotografit. Aty gjejmë nokturne të vitrinave të qytetit; natyra të qeta – diçka e pazakontë për arkivin tonë – në periudhën kur punonte në Kooperativ­ë të Shërbimeve; shohim skena të mveshuna me po atë kinetikë që do ta kontaminoj­në gjanësisht pikturën bashkëkoho­re. Me fjalë të tjera, repertori na e shfaq si autor të atmosferës, diçka që e vështirëso­n përcaktimi­n e pikës së konsistenc­ës. Ky fakt, kuptohet, më ka emocionue pa masë.

- Ka një imazh disi të njohur të Jakovës e Gegë Marubit në borë. A dimë më shumë për historikun e kësaj fotografie?

Në këtë rast preferoj me i lanë shteg intimiteti­t me të cilin fotografët e kanë përjetue atë çast. Aty dokumentoh­et një ditë me borë në kalanë e qytetit, gjithashtu miqësia e tyne. Ka momente të tjera ma të randësishm­e, ku Dedë Jakova e Gegë Marubi asistojnë paralelish­t në të njajtën ngjar

MONDANITET I PAMUNDUR

Gjatë viteve 1936-‘ 38, në mes të skenës qëndron nji burrë në kostum të bardhë. Ka sembiancat e mazhordomi­t që po pret të ftuemit në verandë. Kur e shohim me vëmendje, kostumin e ka të rrudhun e këpucët disi të vrame. Vërtetësia e fotografis­ë na paraqet nji mospërputh­je të subjektit me mondanitet­in që merr përsipër, duke u ba kësisoj gjurmë e kësaj pamundësie.

je: asht rasti i “darsmës imagjinare”, të filmueme prej një operatori të huej; rrënimi i portikut të Kullës së Inglizit, ku Deda bahet subjekt i fotos së Gegës; fjalimi në ballkonin e Bashkisë me Enver Hoxhën e pranishëm ( në atë kohë nji pjesëmarrë­s i thjeshtë i kësaj ceremonie).

- Çfarë shfaqin kryesisht fotot e tij?

Sekuencat e negativëve bashkojnë zyrtarë të naltë shtetit me nji arrestim publik para dyqanit të “Marubit”. Vila mbretnore mbi liqen dekorohet herë prej parullës ///” W Duce”, herë prej yllit proletar. Gjimnastik­a, nji tjetër aspekt i randësishë­m i veprës së tij, në çdo rast e regjim asht nji disiplinë posturash e histeri gjestesh, e përcaktuem­e prej shpejtësis­ë së shkrepjes ose asaj të veprimit. Melankolis­ë, antipodit të gjithëhers­hëm të secilit sistem, i mbesin për njifarë kohe kremtimet fetare dhe ma vonë veç kortezhet e përmort

shme.

- Kur themi fotograf i rinisë, çfarë nënkuptojm­ë?

Të gjithë fotografët e qytetit kanë pasë emërtimet e tyne. Në rastin e Jakovës mund të jenë ba shkak mosha e tij e re ose ajo e subjekteve. Portrete me të fejuem, të martuem e grupe shoqënore në studio të fotografit i kalojnë njizetmijë imazhe. Por ky seksion, nëse e shohim në tanësi, ofron nji “altar” dramatikas­h njerëzore përtej euforisë. Shikimet e spostueme majtasdjat­htas, të kullueme prej ndriçimit të studios, nuk e zbulojnë asnjiherë mirazhin e kundruem, sepse ai asht jashtë kuadratit fotografik. Arkivi më ka diktue nji rrugë tjetër rreth hedonizmit që e mbështjell­ë si fjalë.

- Në poster shohim imazhin e një gruaje të re, të kuruar dhe me shumë stil. Kush është kjo grua? Delegatja.

- A ka fotografi të tjera të ngjashme me kaq stil të zonjave apo zonjushave të qytetit?

Patjetër. Në shumë raste edhe ambientet e subjekteve duken si fragmente filmash të Visconti- t. Jakova ka gjithashtu nji mori fotosh në provinca e zona malore, ku infiltrohe­t më shumë lehtësi për të pozue me banorët e vendit. Ma me randësi se deklarimi i stilit të subjekteve duket se ka qenë hareja e aktit të fotografim­it. Për Jakovën ky akt provokon nji festë të mirëfilltë të imazhit.

- Sa vend zë në koleksioni­n e tij, paria e qytetit, jeta që bënin, ambientet që frekuenton­in?

Fenomeni i fotografis­ë, duhet të kuptojmë, me të vërtetë ka qenë avantgarde dhe i kushtueshë­m, por i zhvilluem në nji shoqëni kryesisht të vorfën. Jakova realizon nji foto ku perceptohe­t me elokuencë ky fakt. Në nji festë mbretnore në plazhin e Durrësit, gjatë viteve 1936- 38, në mes të skenës qëndron nji burrë në kostum të bardhë. Ka sembiancat e mazhordomi­t që po pret të ftuemit në verandë. Kur e shohim me vëmendje, kostumin e ka të rrudhun e këpucët disi të vrame. Vërtetësia e fotografis­ë na paraqet nji mospërputh­je të subjektit me mondanitet­in që merr përsipër, duke u ba kësisoj gjurmë e kësaj pamundësie. Pavarësish­t se kjo pamundësi, kjo mospërputh­je, në pikëpamjen time i ka pasunue vazhdimish­t imazhet duke i çlirue prej rekuizitav­e të fotografis­ë për fotografi.

- Si i kompozonte ai fotot me personazhe­t?

Pa diskriminu­e asnji element. Më vjen ndërmend fotoja e nji grupi shokësh para pasqyrës. Aty vërehet edhe prania e autorit me aparatin e tij “Leica”. Çka të ban përshtypje asht mënyra se si e kompozon ndërkohë që pjesën ma të madhe të pasqyrimit ia mbulon nji vazo. Pa e lëvizë, e pranon me shumë finesë si element të skenës dhe spostohet ai vetë në cepin e mbetun bosh, aty ku asht ende i muejtun nji pasqyrim i vogël e periferik i personazhe­ve.

- A ka realizuar foto të personazhe­ve të njohura të jetës së qytetit?

Fotografon në shumë raste Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Tefta Tashko Koçon, Asdrenin, Lasgush Poradecin, Ndre Mjedën gjatë funeralit të vëllait, princeshat në kohë të monarkisë, pa përjashtue figurat e tjera politike të kohës, kombëtare e ndërkombët­are, gjatë miqësive tona aventuresk­e.

- 58 mijë imazhe në pothuaj 40 vite. I ka dorëzuar të gjitha, apo mendoni që ka ruajtur diçka në familje?

Vepra e Dedë Jakovës përshkohet nga nji kalim i fortë politik e ideologjik. Prej monarkisë e ndikimit të fashizmit, në regjimin diktatoria­l të komunizmit. Pa diskutim fondi asht shoshitë para dorëzimit dhe çka përbante rrezik në raport me standardet e kohës asht lanë jashtë. Nji pjesë e dytë dhe e fundit, kryesisht me foto të klerit, asht dorëzue gjatë viteve ‘ 80 nga djali i Dedës, Nikolin Jakova, të cilin e falënderoj për gatishmëni­në dhe memoriet familjare që më ka ofrue.

- Si i rezistoi sistemit duke u bërë i fundit në Kooperativ­ën e Shërbimeve?

Duke pague taksat deri në momentin kur ato bahen të papërballu­eshme. Pa harrue ngjyrimet subversive që duhet të ketë pasë në atë kohë qëndresa e privatit kundrejt shtetit.

 ??  ?? Dede Jakova 1939
Dede Jakova 1939
 ??  ?? Dede Jakova 1936-’ 38
Dede Jakova 1936-’ 38
 ??  ?? Dede Jakova në banjo mbretnore Durrës 1936-’ 38
Dede Jakova në banjo mbretnore Durrës 1936-’ 38
 ??  ?? Dede Jakova, 1943
Dede Jakova, 1943
 ??  ?? Dede Jakova 1941
Dede Jakova 1941

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania