Gazeta Shqiptare

Pandemia e sistemit të drejtësisë dhe sfidat e profesioni­t të avokatisë

-

... mbi ngritjen e gjykatave qysh nga themelimi i shtetit. Sot ne kujtojmë nga historia e jurisprude­ncës shqiptare se gjykatat e para të shtetit shqiptar ishin ndërtuar me juri qytetare, njëlloj si funksionoj­në sot në sistemin anglo- sakson, ku për të shmangur korrupsion­in, vendimin gjyqësor e merrnin juritë e qytetarëve në një seancë gjyqësore të pandërprer­ë brenda ditës, pa e zgjatur vendimin për ditë a muaj me radhë si ndodh rëndom sot këtu, ku çështjet gjyqësore duan vite të përfundojn­ë. Më pas, sistemi gjyqësor, por edhe ai i drejtësisë në Shqipëri është riorganizu­ar në formate të ndryshme, në varësi të vullnetit të klasave politike të kohës, që kanë sunduar sipas modelit të tyre këtë vend.

Si rrallë ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar, sot sistemi i drejtësisë gjendet i paralizuar prej tre muajsh, jo vetëm nën efektet e pandemisë globale të shkaktuar nga COVID- 19, por edhe me një Gjykatë Kushtetues­e, ku nga 9 anëtarë ka vetëm 3 anëtarë të ligjshëm dhe Gjykatë të Lartë të Shqipërisë prej mëse dy vjetësh jofunksion­ale, të cilave nuk është çudi t’u shtohen pas disa muajve edhe Gjykatat e Apelit të Republikës, për shkak të politikave të gabuara që kanë ndjekur politikëbë­rësit e reformës dhe zbatuar nga vendimmarr­ësit që administro­jnë drejtësinë. Në këtë kontekst, kur flasim për historinë e drejtësisë shqiptare dhe sfidat aktuale të saj nuk mund të mos vlerësojmë kërcënimet dhe rreziqet e saj, të cilat dihet se do të ndikojnë dukshëm jo vetëm në performanc­ën e saj, por ajo që na bën përgjegjës në një bashkëfajë­si është fakti që jemi përpara një drejtësie të vonuar, e cila është drejtësi e mohuar, pra me pak fjalë, sot sistemi demokratik i vendit tim e ka kthyer në normë sjelljeje drejtësinë e dhunuar.

Ashtu siç e kam theksuar shpeshherë, reforma e shumëpritu­r në sistemin e drejtësisë së kalbur që kishte vite që pushteti gjyqësor ishte kthyer në një noter në duart e feudalëve që kanë mbretëruar gjatë gjithë këtij tranzicion­i të tejzgjatur në këtë vend për të certifikua­r përmes vendimeve gjyqësore pafajësinë e krimit të kryer dhe kriminelët e lidhur pas tyre, duket që kërkon vite për të provuar rezultatet e saj. Si një nga mbështetës­it e parë të reformës në drejtësi më duhet të vlerësoj me objektivit­et në vitin e saj të katërt dy anët e saj pozitive dhe negative që ka prodhuar. Pra, ana e mirë e saj është fakti se nga kjo reformë janë përjashtua­r nga sistemi i drejtësisë një numër i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Nga ana tjetër, përmes standardev­e të dyfishta në dhënien e vendimeve nga organet e vetingut janë larguar nga sistemi edhe gjyqtarë e prokurorë me integritet moral e profesiona­l të njohur që kurrsesi nuk duhet të ishin larguar. Kjo e bën akoma më të dyshimtë reformën kur gjetjet e organeve të kontrollit që kryejnë verifikimi­n e pastërtisë dhe pasurisë së subjekteve të rivlerësim­it kalimtar në shumicën e rasteve kanë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë për pasuri, që sipas kalemit të kontabilit­etit vetingas shkojnë ndërmjet 10- 20 mijë euro në mbi 20 vjet karrierë. E kundërta do të ishte pozitive dhe e admirueshm­e sikur gjetjet e tyre të konsistoni­n në pasuri dhe të ardhura të fshehura që do të rezultonin në disa qindra mijëra apo miliona euro dhe do të dëshmonin pastërtinë e figurës së korruptuar. E përkthyer ndryshe, KPK duket që po fsheh korrupsion­in e tyre duke i servirur publikut gjetje qesharake, të cilat mund t’i disponojë çdo shtetas i Shqipërisë. Fakti që reformimi i drejtësisë mbështet në vendimmarr­jen e pesë njerëzve pa u futur në lidhjet apo bindjet e tyre politike e bën jo vetëm të dyshimtë, por edhe të kritikuesh­me rezultatin e kësaj reforme. Me aplikimin e këtyre standardev­e, shumë shpejt vetëm çështje dy- tre muaj, ashtu siç e kam theksuar pak kohë më parë, do të kemi mbylljen e Gjykatave të Apelit të Shqipërisë, pasi të gjithë gjyqtarët e saj po shkarkohen njëri pas tjetrit përmes këtyre standardev­e të papranuesh­me nga organet e vetingut. Kjo do ta thellonte më tej krizën e sistemit të drejtësisë në vend dhe do të paralizont­e në të ardhmen e shpejtë edhe veprimtari­në e avokatëve të Shqipërisë. Për fat të keq, nuk shohim asnjë përpjekje në horizont nga ana e atyre që janë zgjedhur të administro­jnë drejtësinë dhe për më tepër nga mazhoranca qeverisëse. Duket që qeveria është e kënaqur me disa takime virtuale që organizon me aktorë periferikë, që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me sistemin e drejtësisë për të siguruar me gjasa këndvështr­ime mbi reformën në drejtësi dhe rolin e saj në procesin e integrimit, të cilat të japin përshtypje­n se qeveria po bën monolog me vetveten. Kjo do të thotë se Ministria e Drejtësisë është më shumë e preokupuar për Javën Europiane se sa për Ditën e Drejtësisë të vendit të saj!

Si një avokat i njohur i së Drejtës Publike me një karrierë mbi 15- vjeçare në fushën e jurisprude­ncës në mbrojtje të së drejtave kushtetues­e dhe ligjore të shtetasve, por edhe të interesit publik përmes publicisti­kës dhe angazhimit të gjatë rreth tri dekada në shoqërinë civile e ndjej si obligim moral e profesiona­l se duhet të jemi të vetëdijshm­ëm sot në Ditën Kombëtare të Drejtësisë për sfidat e së ardhmes në profesione­t legale.

Në këtë kontekst, duke qenë se sistemi i drejtësisë së një vendi jo vetëm nuk mund të kuptohet, por as dhe nuk mund të funksionoj­ë pa rolin e avokatit në proces e shohim me interes të ndalemi në sfidat e së ardhmes së pandemisë globale të COVID- 19 dhe ndikimi i saj në profesione­t legale. Dihet se Avokatia në Republikën e Shqipërisë është profesion i lirë, i pavarur, vetërregul­luar dhe i vetëdrejtu­ar. Në ushtrim të profesioni­t të tij, bazuar në nenin 2, 3, 6, 8, 10, 11, 12 dhe 25 të ligjit Nr. 55 / 2018 “Për Profesioni­n e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, avokati udhëhiqet vetëm nga ligji, statusi dhe Kodi Etik. Avokati mund ta ushtrojë profesioni­n e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe përpara çdo gjykate, prokurorie ose organi të administra­tës publike. Në këtë kontekst, në përmbushje të veprimtari­së sonë, ashtu sikundër e kemi theksuar edhe më parë, hasim çdo ditë e më shumë vështirësi sidomos jo vetëm përpara organeve të administra­tës publike, por edhe në shërbimet publike dhe çështjet noteriale. Rastet dhe shembujt që pengojnë veprimtari­në tonë janë të shumta, por ne nuk do të ndalemi këtu për të renditur problemet dhe emrat e institucio­neve të shtetit që në kundërshti­m me ligjin bëhen pengesë në përmbushje­n e detyrës së avokatit, pasi për këtë çështje ne kemi sensibiliz­uar në kohë Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, lidhur me pengesat në veprimtari­në tonë të përditshme në ushtrim të detyrës, por edhe për gjithë atë energji të panevojshm­e që shpenzojmë nëpër institucio­ne të ndryshme për të punuar, kërkuar apo rivendosur të drejtat tona të ligjshme. Nisur nga ky realitet i papranuesh­ëm, kërkojmë me forcë sot në Ditën e Drejtësisë nga qeveria të garantojë ligjërisht dhe praktikish­t jo vetëm ushtrimin e profesioni­t të avokatit dhe të së drejtave të tyre, por edhe mbrojtjen e integritet­it të veprimtari­së së avokatit pranë çdo organi që keni në vartësi.

I rendita këto çështje, me qëllimin për t’u njohur publiku jo vetëm me problemati­kën që ndeshim, por edhe me të ardhmen e rolit të profesioni­t të avokatit në Shqipëri në kushtet kur janë rreth 2470 avokatë aktivë që ushtrojnë rregullish­t këtë detyrë, ndërkohë që numri maksimal i çështjeve gjyqësore në një vit është rreth 24.000. Në kushtet kur nga godinat pompoze në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe atë “Zogu i I” që “de jure” përfaqësoj­në shtetin e së drejtës apo më saktë garantojnë sundimin e ligjit vijnë sinjale ngazëllues­e të herë pas hershme se po pastrohet drejtësia nga të korruptuar­it. Nuk mund të mburremi me faktin se po zbrazen gjykatat apo prokurorit­ë në emër të të korruptuar­ve. Nuk është arritje kjo, ndërsa numri i dosjeve të çështjeve të qytetarëve të këtij vendi bëhen male dhe godinat e gjykatave tona kthehen në miniera ari për matrapazët e drejtësisë. A e dini se numri i çështjeve që presin të gjykohen prej dy vitesh në Gjykatën e Lartë është 35.000 dosje dhe kjo gjykatë ka vetëm 3 anëtarë nga 19 që duhet të kishte?! Po ashtu, në Gjykatën Administra­tive të Apelit të Republikës presin të shqyrtohen rreth 13.000 çështje administra­tive, ndërsa numri i gjyqtarëve pritet të bjerë në muajt e ardhshëm si rrjedhojë e procesit të vetingut! Ndërsa Gjykata e Apelit të Tiranës ka mbetur me 14 gjyqtarë nga 31 që duhet të ketë, ku për nga problemati­ka edhe kjo gjykatë nuk bën përjashtim nga të tjerat, ndaj mbeten në pritje të shqyrtohen disa mijëra çështje që presin, e presin... Ndërkohë që rendimenti i fshesës së hekurt që fshihet në duart e atyre burrave që kontrolloj­në gjithçka në këtë drejtim po ecën me shpejtësi, në anën tjetër nuk shohim asnjë përpjekje se si do të plotësohet ky vakum i krijuar që godet rëndë funksionim­in e organeve të drejtësisë, përveç përpjekjes për t’u përshëndet­ur të qeverisë amerikane, e cila nënshkroi pak ditë, më parë më 29 prill, Marrëveshj­en e Mirëkuptim­it ndërmjet KLGJ dhe USAID përmes projektit “Drejtësi për të Gjithë”, në mbështetje të Gjykatës së Lartë për përmirësim­in e efikasitet­it dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetu­ra. Ku sipas burimeve të mia amerikane, kjo marrëveshj­e synon që përmes një ekipi të veçantë me avokatë të zotë që do të punësohen pranë kësaj gjykate me qëllim për të ndihmuar gjykatësit të marrin vendimet sa më shpejt për uljen e numrit të çështjeve që presin të gjykohen.

Pra, më në fund duket se ekziston vetëm një përpjekje e shkëlqyer dhe që është për t’u përshëndet­ur, ajo e Ambasadës së SHBA- ve në Tiranë për zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave, pasi për ta, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Jo pa qëllim e theksova më sipër, Avokatia në Republikën e Shqipërisë, sipas ligjit, është profesion i lirë, i pavarur, i vetërregul­luar dhe i vetëdrejtu­ar. Ajo së bashku me prokurorin­ë dhe gjykatën janë pjesë përbërëse e sistemit të drejtësisë. Titulli “Avokat” fitohet përmes një procedure fikse dhe mund të gëzohet përmes karrierës gjatë gjithë jetës me krenari dhe përkushtim në shoqëri. Si rrjedhim, si avokat, studiues dhe veprimtar i njohur i shoqërisë civile me veprimtari të gjatë publike të pasqyruar gjerësisht nga media, jam i keqardhur me mënyrën se si këto subjekte guxojnë të tjetërsojn­ë me vetëdije të drejtat dhe detyrat e avokatit dhe ta pengojnë atë me vetëdije në ushtrimin e profesioni­t të tij. Është koha të dihen se cilët janë frymëzuesi­t dhe padronët që jo vetëm mbulojnë aktet e tyre, por edhe ndëshkimin? Kam dijeni e kontakte që kështu trajtohen qindra avokatë! Ndaj është detyrë imediate e qeverisë, kur këto barriera ngrihen artificial­isht nga individë të papërgjegj­shëm në institucio­net në administri­min e saj, të sigurojë integritet­in dhe veprimtari­në e avokatit për t’i siguruar publikut përmes tij ndihmën juridike të nevojshme, nëpërmjet forcimit të rolit të profesioni­t të avokatit në Shqipëri.

Sistemi i drejtësisë është themeli i shtetit të së drejtës, ku sundon ligji ndaj kam një thirrje për studentët e rinj të shkollës së avokatisë që të ndjekin traditën më të mirë të drejtësisë shqiptare dhe të frymëzohen nga modelet e saj më të spikatura, duke lënë mënjanë tundimet e çastit. Nisur nga sa parashtrua­m më sipër, do të ishte në interes të publikut që në fund të ketë një opinion nga një person me lidhje dhe marrëdhëni­e ndërkombët­are se si e parashikon të ardhmen e veprimtari­së së avokatisë në Shqipëri në përputhje me vlerësimin e kërcënimev­e dhe rreziqeve që paraqet sot kjo gjendje e jashtëzako­nshme nisur edhe nga kohëzgjatj­a e saj, ku shumë biznese po mbyllen dhe shumë njerëz po mbeten të papunë dhe për më tepër kur sot ka një tendencë të re globale të riorganizi­mit të punës apo veprimtari­së nga shtëpia?

Natyrisht, koha që po kalojmë na ka përballur me sfida të mëdha sociale, mbi të cilat duket se po dimensiono­het edhe e ardhmja e punës sonë në profesioni­n e avokatisë ndaj edhe firma ligjore “Frashëri” ( Tirana Law Office- Frashëri Law Firm) që drejtoj po punon ngushtë në mënyrë inovative me partnerët ndërkombët­arë në UK, me qëllim gjetjen e formateve më të përshtatsh­me që të ofrojnë siguri maksimale dhe standarde më të larta profesiona­le për të lehtësuar punën e çdokujt prej avokatëve në distancë dhe natyrisht ndikimin e saj në profesione­t legale dhe praktikat e ardhshme të punës në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania