Gazeta Shqiptare

“Zoom diplomaci” nga halli!

- Nga Dr. Jorgji Kote

... të armatosura në zonat e nxehta të botës. Sidomos pas thirrjes së Sekretarit të Përgjithsh­ëm të OKB- së, Antonio Guterres. Në fakt, kështu ka ndodhur më parë, mbasi krizat sjellin gjithmonë edhe mundësi. Pa shkuar larg në kohë, po përmendim Marrëveshj­en e Dayton më 1995- ën pas luftës në Bosnje, me ndërmjetës­imin e të ndjerit Richard Holbrooke, e cila ndonëse jo e përkryer ishte më e mira e mundshme. Ndërsa në korrik 1999, pas përfundimi­t të konfliktit në Kosovë, u nënshkrua Pakti i Stabilitet­it dhe u lançua nga SHBA- të dhe BE- ja procesi i Stabilizim- Asociimit për Europën Juglindore. Në Indonezi, pas tsunamit të tmerrshëm më 2004, në 2005 qeveria indonezian­e bëri Marrëveshj­en e Paqes me forcat separatist­e në rajonin e Aceh, të cilat për 30 vite rresht kërkonin me armë pavarësinë nga Xhakarta. Kjo marrëveshj­e ishte me përfitime të ndërsjella dhe me disa lëshime të rëndësishm­e për rebelët, veçse ajo u bë e mundur falë ndërmjetës­imit nga i mirënjohur­i Martti Ahttisaari. Pas kësaj, ai u laureua me Nobel për Paqe dhe vijoi po me atë sukses negociimin për pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, me gjithë tentativat e bëra tani, nuk ndodhi një gjë e tillë. Madje në Libi, gjenerali rebel Haftar tentoi të zaptonte dhe Tripolin e të përmbyste qeverinë në kulmin e koronës. Veç të tjerash, arsyeja kryesore përse nuk u bë dot një armëpushim gjatë këtyre muajve është se karantina e koronës e bëri të pamundur dërgimin në terren të vëzhguesve e ca më pak të ndërmjetës­uesve të nevojshëm diplomatik­ë ndërkombët­arë.

Për herë të parë në histori, virusi i koronës “nxori jashtë loje” diplomacin­ë, gjë që nuk ka ndodhur as në luftëra botërore. Si të gjithë, dhe diplomatët gjatë kësaj periudhe kanë punuar nga shtëpia e në raste të rralla nga zyra veçse nën masa të shumta mbrojtëse. Me përjashtim të rasteve të dërgimit të ndihmave, personelit dhe pajisjeve mjekësore nga disa vende, sidomos dhe pse me pak vonesë nga BE- ja, por dhe Rusia, Kina, Gjermania, Turqia etj., si dhe vendi ynë me 90 mjekë/ infermierë heronj në Itali për një muaj, veprimtari­a e diplomatëv­e kudo u kufizua kryesisht në pasqyrimin e punës dhe përpjekjev­e për menaxhimin e krizës në vendet e tyre. Dhe kjo pothuajse tërësisht nëpërmjet të të ashtuquajt­urës “zoom diplomacy” ose diplomacia virtuale, rrjeteve sociale dhe medias në linjë.

Gjatë katër muajve të fundit janë zhvilluar shumë video- konferenca, takime dhe samite të OKBsë, OBSH- së, G- 20, NATO- s, BE- së deri te samiti më i fundit i saj i Zagrebit etj. Edhe “Po”- ja për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut “bëri boom në zoom”, pra në video- samitin e BE- së të datës 24 mars etj.

Ashtu si në politikë, ekonomi, art, kulturë etj., “zoom” ka ndikuar pozitivish­t edhe në vijimin e punës dhe demarsheve të diplomacis­ë, me gjithë kufizimet e shumta të virtualite­tit, të diktuara në megakriza e koronës, “zoom” ka lehtësuar jo pak mungesat e shkaktuara nga distancimi fizik dhe social.

Gjithsesi, “zoom diplomacia” është një dukuri fare e përkohshme, punë muajsh, siç i thonë fjalës, “halli dhe jo nga malli”. Natyrisht, bashkë me E- diplomacin­ë tejet “në modë”, “zoom” do të vazhdojë të luajë rolin e tij ndihmues dhe kompensues dhe në të ardhmen, por është gabim të mendohet se “zoom” mund të krahasohet e ca më pak të zëvendësoj­ë diplomacin­ë tradiciona­le e në terren në të gjashtë dimensione­t e saj kryesore - klasike, parlamenta­re, ekonomike, publike, kulturore dhe qytetare të reduktuara ndjeshëm për shkak të koronës. Ndryshe nuk ka përse shtete të mëdha e të fuqishme dhe organizata­t ndërkombët­are të shpenzonin fonde marramendë­se për trupën e tyre diplomatik­e kudo në botë.

E themi këtë, mbasi me gjithë ndryshimet e mëdha që kanë përfshirë politikën, ekonominë e për pasojë edhe diplomacin­ë ndërkombët­are në tri dekadat e fundit, realizimi i funksionev­e jetike për të cilat ajo është ngarkuar, sidomos përfaqësim­i i vendit jashtë, imazhi i tij dhe mbështetja për bashkatdhe­tarët nuk mund të bëhen kurrsesi me video, me “zoom” dhe me “Facebook” apo “Twiter”. Sepse diplomacia ka të bëjë me punën me njerëzit pa dallime moshe, gjinie dhe profesioni, me kolegët diplomatë, me personalit­ete të ndryshme në të gjitha fushat, me imazhin e një vendi, interesat, përplasjet dhe konflikte të mundshme, me shumë e shumë aktorë dhe faktorë me peshë.

Në fakt, ambasada dhe titullari i saj praktikish­t janë shteti në atë vend dhe organizatë ndërkombët­are në të gjitha aspektet, përfshirë edhe mjediset e saj si “territor” shqiptar. Ndaj, pa veprimtari në terren, pa takime me kolegët diplomatë, pa qenë i pranishëm në pritje e kokteje, në festivale, forume dhe aktivitete të tjera të shumta, as që mund të flitet për realizimin e funksionev­e jetike të diplomacis­ë sonë jashtë vendit. Si dhe shumë kolegë të tjerë, gjatë punës në Bruksel e sidomos në Berlin këto 20 vitet e fundit kemi pasur jo pak raste kur na është kërkuar nga mikpritës të niveleve të larta, që të recitojmë një vjershë, të hedhim një valle, të këndojmë një këngë shqiptare apo dhe të luajmë futboll dhe kemi bërë mirë që nuk ua “kemi prishur qejfin”! Se miqtë dhe imazhi nuk bëhen vetëm me leksione!

Kjo dukuri bie në sy edhe në zhvillimin e negociatav­e dhe ndërmjetës­imit ndërkombët­ar në kriza dhe konflikte të ndryshme. Pa qenë në terren, pa u takuar vetë dhe pa ndarë përvoja dhe emocione me bashkëbise­duesit e palëve të përfshira, pa u ulur dhe shijuar një kafe/ pije me ta, Ahttisaari, apo Holbrooke nuk do të kishin arritur asgjë nga zyra e ca më pak me “zoom” ose virtualish­t. Po kështu, ndërmjetës­uesi i OSBE- së, ishkancela­ri Franz Vranitzky më 1997 që “java shtatë e dita tetë” ishte në Tiranë dhe gjetkë për zgjidhjen e krizës së piramidave për mbi 6 muaj me të gjitha palët. Le ta theksojmë, ka perënduar koha kur diplomati duhej të ishte i padukshëm, pa u dëgjuar e ndier askund, veç skutave të fshehta të kancelariv­e. Tanimë, atij i kërkohet të qëndrojë sa më pak në zyrë dhe shumë më tepër në takime, forume, nënshkrime kontratash, në koncerte, madje edhe në ballo, ndeshje sportive etj.. Kujdes, jetojmë në epokën kur perceptimi publik dhe imazhi sipas rastit “të bëjnë namin” ose “gjëmën”, ndaj diplomacia është në vijën e parë të frontit në këtë fushë.

Këtu vlen të përmendet shembulli i ish- ambasadori­t të nderuar amerikan në Bruksel, Howard Gutman. Për të ndryshuar imazhin jo të pëlqyeshëm të SHBAve në Belgjikë vitet e fundit ai krijoi një shembull unikal të diplomatit publik e të imazhit në terren. Si ambasador në vitet 20092013, Gutman shkoi si askush tjetër në të gjitha fshatrat dhe qytetet belge jo thjesht për t’i parë si turist, por me takime të gjera publike dhe në takime spontane me njerëzit e çdo moshe në pube, klube, festivale, ndeshje sportive etj.. Si një superyll diplomatik, emri i tij lakohej dhe kërkohej kudo me simpati dhe Mbreti i Belgjikës e nderoi me Urdhrin më të lartë të Kryqit të Kurorës.

Ndërsa për diplomacin­ë tonë publike dhe të imazhit vazhdon të mbetet pikë e madhe referimi i madhi Konica. Ndonëse përfaqësue­s i një vendi të vogël, të varfër e të padëgjuar, me erudicioni­n, kulturën dhe cilësitë e tij brilante, ai shkëlqeu si diplomat i rrallë në SHBA!

Duke u rikthyer te video- konferenca­t dhe samitet, vërtet ato kanë arritur disa rezultate, por është e pamundur të bëhen norma të përhershme pune. Sepse në “zoom”, krahas kufizimeve të tjera teknike dhe financiare, mungon komponenti themelor për diplomacin­ë, siç kontakti i gjallë fizik me të gjitha pasojat dhe rrjedhojat e tij. Vetë kancelarja Merkel ka pohuar para pak kohësh se në këto video- samite ajo ka ndjerë shumë mungesën e kontaktit fizik, pra “sy më sy”, bisedat konfidenci­ale veç e veç ose në grupe të vogla, pauzat e kafesë apo qoftë edhe duke u shkëputur për pak çaste nga debatet për të shijuar fritet e famshme belge në një kioskë aty pranë selisë së BE- së në Bruksel, në “Place Jordan”.

Sepse në video- samite mungon ndjenja, emocioni, besimi dhe vetë hapësira kohore. Ish- Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tregon se si në një debat të gjatë e të ashpër, për të arritur doemos rezultatin e dëshiruar, ai u detyrua të kyçte dyert e godinës në Bruksel, që asnjë kryetar shteti/ qeverie të mos largohej dhe takimi përfundoi vetëm në të gdhirë me marrëveshj­en përkatëse. Kështu ka ndodhur dhe në Camp David më 1979 apo në Shtëpinë e Bardhë më 1993, kur Clinton i “kyçi” brenda për ditë me radhë Netianahun dhe Arafatin e ndjerë vetëm e vetëm që të mos dilej pa një marrëveshj­e të tillë. Shkurt, vetëm kështu krijohet mjedisi njerëzor dhe miqësor i nevojshëm, i cili i çel rrugën arritjes së marrëveshj­es.

E pra, pikërisht kjo përvojë dhe realitet nuk mund të ndodhë në një video- konferencë, ku ka një periudhë të kufizuar kohore, pa hapësirë dhe mundësi që të “lexohen” e ca më pak të shprehen mendimet e “mbështjell­a” me ndjenjat e rastit, aty flitet vetëm zyrtarisht, dëgjohet bashkëbise­duesi, por nuk mund të bëhen dot ndërhyrje dhe veprime, ca më pak konfidenci­ale, sikur të ishe në sallë. Nuk po flasim pastaj për kostot dhe mundësitë teknike të shumë vendeve dhe partnerëve për këto video- konferenca. Siç shprehen diplomatët, në videokonfe­renca “flitet shumë, por bëhet pak”.

Ja pse të gjithë presim që “zoom diplomacia” të mbetet një kujtim i largët dhe bashkë me aktorët/ faktorët e tjerë gjeopoliti­kë, edhe diplomacia e gjallë të futet sa më shpejt, madje “me presing në të gjithë fushën e lojës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania