Gazeta Shqiptare

Duka plas kritika ndaj qeverisë, Lila shpërthen kundër asamblesë

Klubet heshtin, miratojnë çdo kërkesë të FSHF- së pa asnjë diskutim. FSHF nxjerr jashtë Kamzën dhe fut Devollin Sindikata: Federata bën namin nëpër studio televizive

-

Një asamble që ka sh kuar në një drejtim pa pësuar as devijimin më të vogël rrugës, kjo është ajo që opinioni sportiv në vend është mësuar të shohë nga Asambletë e Zakonshme dhe Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku thuajse asgjë e re nuk ndodh. Kështu ka ndodhur edhe dje, me një fjalim të gjatë të presidenti­t Duka, që në videokonfe­rencë, ndër të tjera theksoi: "Do të doja të falënderoj­a edhe qeverinë shqiptare për bashkëpuni­min e deritanish­ëm: Për investimin e përbashkët në stadiumin e Kukësit. Për tokën, mbi të cilën ndërtuam shtëpinë e futbollit. Dhe për faktin, që gjatë periudhës së pandemisë na injoroi e anashkaloi si për mbështetje­n financiare të anëtarëve tanë, ashtu edhe për bashkëpuni­min inekzisten­t në rifillimin e aktiviteti­t të futbollit".

Më pas vijuan çështjet sipas rendit të ditës, ku nuk pati asgjë diskutim, asnjë kundërshti nga klubet. E vetmja gjë ndryshe ishte përjashtim­i i Kamzës nga asambleja dhe futja e Devollit...

REAGIMI I SINDIKATËS

Kryetari i Sindikatës së Futbollist­ëve Profesioni­stë Shqiptarë, Andi Lila, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet e Asamblesë së Përgjithsh­me të Zakonshme të FSHF- së, duke thumbuar veçanërish­t drejtorin e Departamen­tit Juridik në FSHF, ish- deputetin e PD- së, Enkelejd Alibeaj. Gjithashtu, Lila kritikoi edhe anëtarët e FSHF- së, të cilët reagojnë nëpër studio televizive, por nuk ngrenë apo diskutojnë një problemati­kë aty ku mund t'i japin zgjidhje. "Me keqardhje të thellë ndoqa sot punimet e Asamblesë së FSHF. Kjo, jo vetëm për mënyrën e organizimi­t, por edhe për disa nga vendimet që kjo asamble mori. Më erdhi keq për Kamzën, që tani nuk është anëtare e Asamblesë së FSHF- së dhe rrjedhimis­ht as stadium nuk duhet te ketë. Më erdhi keq që në asnjë moment në këtë Asamble nuk u përmend se Sindikata e Futbollist­ëve Shqiptare ka kërkuar nisjen e bisedimeve për kontratën kolektive. Më erdhi shumë keq që as drejtori i departamen­tit juridik të FSHF z. Alibeaj, megjithëse ka një kopje të kontratës kolektive, nuk tha asnjë fjalë për të. Më erdhi shumë keq që në Asamblenë e FSHF- së, ku duhet të qahen edhe hallet e futbollit, asnjë nga klubet nuk flet, ndërsa në studio televizive bëjnë namin," lexohej ndër të tjera në reagimin e ashpër të Lilës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania