Gazeta Shqiptare

Kriza, Lulzim Basha: Xhepat e shqiptarëv­e u shkundën nga pandemia ekonomike e qeverisë

“Rama dha 41.5 milionë euro për shqiptarët, aq sa oligarkëve për Unazën e Re”

- Valentina Madani

Opozita do të jetë çdo ditë në terren për të parë nga afër shqetësime­t e shqiptarëv­e. Pas akuzave të përditshme për keqmenaxhi­m të situatës së pandemisë, opozita ka vendosur të zbresë në terren tek njerëzit. Në takimin e djeshëm, koalicioni opozitar i mbledhur në selinë e PD- së doli në përfundimi­n se pandemia e koronaviru­sit po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. Në fillim të takimit, kryetari i PD, Lulzim Basha informoi aleatët mbi shqetësime­t dhe kërkesat e paraqitura në takimet që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësue­sit e bizneseve. “Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësime­t dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensio­nojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen”, shprehet z. Basha.

Më pas është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga qeveria. Në mbledhje është argumentua­r se qeveria e keqmenaxho­i krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëv­e. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra dhe mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur. Ndërkohë që kaq i ka dhënë qeveria oligarkëve të vet për 2 km rrugë tek Unaza e Re.

Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. “Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfrit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjës­ia jonë të jemi pranë tyre”, është shprehur z. Basha. Pas takimit, kryetarja e LSI- së Monika Kryemadhi bëri të ditur se po diskutohet një platformë për daljen nga kriza. “Pandemia e COVID- 19 që instaloi Rama në Shqipëri është pandemi ekonomike, e cila ka shkatërrua­r ekonominë shqiptare dhe që është në ditët e saj më të mira. Ajo që diskutuam sot është përgatitja e një platforme për mënyrën e zgjidhjes së kësaj situate për t’i dhënë mundësi rifuqizimi­t të ekonomisë”. Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. Në mbledhjen e koalicioni­t opozitar, kreu demokrat

OLIGARKËT

Në takimin e opozitës së bashkuar është argumentua­r se qeveria e keqmenaxho­i krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëv­e. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra dhe mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur. Ndërkohë që kaq u ka dhënë qeveria oligarkëve të vet për 2 km rrugë tek Unaza e Re. Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë.

Basha u ka thënë aleatëve se është përgjegjës­ia e opozitës të jetë pranë qytetarëve.

TAKIMET

Kreu i PD- së, Lulzim Basha pa dje nga afër situatën e bizneseve, të cilët u rihapen pas një periudhë dy mujore. Basha bën përgjegjës­e qeverinë për krizën që po kalon vendi dhe biznesi i vogël. Lideri demokrat shprehet se qytetarët distancimi­n social e kanë respektuar, por ajo që mbetet shqetësim është situata ekonomike, e cila u rëndua nga pandemia e koronaviru­sit. “Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesa­t. Qeveria Rama i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktiviteti­t normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta, përballen me uljen e numrit të blerësve dhe ankthin për të ardhmen e pasigurt. Xhepat e shqiptarëv­e janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshm­e që po pllakos në familjet shqiptare”, - shkruan Basha në ‘ Facebook’. Përfaqësue­s të bizneseve në kryeqytet që nuk e mbyllën aktiviteti­n edhe gjatë pandemisë ankohen për rënie të xhiros. Respektojn­ë masat për distancimi­n fizik dhe higjienën, por ankohen për gjendjen e rënduar që po kalojnë. Ankohen se biznesi po dëmtohet nga taksat, tatimet, si edhe rënia e konsumit për shkak të pandemisë.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha, takime me biznesin
Kreu i PD, Lulzim Basha, takime me biznesin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania