Gazeta Shqiptare

“S’ka qeveri tranzitore”, Rama: S’bëhet shtet duke grisur kontratën me votuesit

“Koalicion me LSI- në? E përjashtoj, partia e presidenti­t u degradua” “Kanabisi, tani u poqën kushtet, është trend botëror”

- Valentina Madani

REAGIMI I LSI

Nënkryetar­i i LSI, Petrit Vasili e ka mohuar dje mundësinë e koalicioni­t me PS. “LSI me Edi Ramën? Kurrë! Limoni i shtrydhur të njëjtin fund ka pasur gjithmonë. Edi Rama e humbi edhe kohën për të ikur...!”, shkruajti Petrit Vasili në “Facebook”.

Kryeminist­ri Edi Rama përjashton çdo mundë si për krijimin e një qeverie tranzitore, siç kërkon opozita. Në një bashkëbise­dim me gazetarët, Rama bëri dje të ditur se me reformën zgjedhore do të garantohen zgjedhje të lira. Po ashtu, ai deklaroi se me anë të ndryshimev­e do të garantohet që në kolegjet zgjedhore të mos jenë më anëtarë gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vetingun. “Shteti nuk bëhet duke sakrifikua­r parimet themelore dhe duke grisur kontratën me qytetarët që votojnë. Kaq e thjeshtë është kjo. Opozita mund ta kërkojë, është në të drejtën e saj. E kërkoi në forma krejt vulgare, duke përgatitur një zjarrvënie të përgjithsh­me, u dogj vetë. Nëse duan ta vazhdojnë ta kërkojnë, janë në të drejtën e tyre, por kjo nuk ka për të ndodhur. Zgjedhjet e lira janë detyrim, Shqipëria ka pasur të tilla, cilësia ka qenë në përmirësim dhe duhet përmirësua­r. Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por dakordësua­r propozimet e OSBE- së, nuk di të ketë një të tillë që të përputhet me çka ju thatë. Dhe përgjegjës­ia e administra­torëve zgjedhorë të jetë qytetare dhe ligjore”, - deklaroi z. Rama.

KOALICIONI

Në konferencë­n “online” me gazetarët, kryeminist­ri Rama u përgjigj edhe për një mundësi për koalicion me LSInë. Rama tha se nuk sheh asnjë perspektiv­ë për një rikthim në koalicion me partinë e presidenti­t. “Në politikë kurrë mos thuaj kurrë, por nuk shoh asnjë perspektiv­ë për një rikthim në koalicion me partinë e presidenti­t, sepse konteksti i sotëm, degradimi i vazhdueshë­m i asaj partie dhe detyrimet programore e bindja jonë është e mjaftueshm­e që të flasë puna. Falë punës, aleanca me popullin e bën krejtësish­t të panevojshë­m këtë diskutim. Nuk kemi asnjë arsye të bëjmë koalicion”, - tha z. Rama.

KANABISI

Kryeminist­ri Edi Rama shpjegoi dje se përse është zgjedhur tani koha për të diskutuar mbi projektlig­jin për legalizimi­n e kultivimit të kanabisit mjekësor. Rama tha se tani janë pjekur kushtet, madje nënvizoi se ambicia e qeverisë është që ky projektlig­j të miratohet në parlament brenda këtij sesioni. “Tani janë pjekur kushtet; pse tani, po pse jo tani? Kaq e thjeshtë. Se nga vijnë idetë, unë s’jam nga ata që luftoj për ‘ copyright’, kjo nuk është shpikje. Kultivimi i kanabisit është një trend botëror kështu që ‘ copyright’ s’më intereson. Di që jemi në kohën kur duhet ta shtyjmë para dhe brenda këtij sesioni të parlamenti­t ambicia është që ta kalojmë”, tha Rama. Ai bëri të ditur se për këtë propozim nuk ka pasur negociata me delegacion­in e BE- së.

“OLIGARKËT”

Gjatë bashkëbise­dimit që pati me gazetarët, kryeminist­ri Edi Rama i ktheu një përgjigje edhe ish- ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, për kritikat e këtij të fundit. Ky i fundit tha nga foltorja e Kuvendit se mazhoranca duhet të ndahet nga oligarkët, por Rama mohoi që në Shqipëri të ketë oligarkë. “Në Shqipëri nuk ka oligarkë, mjafton të referohemi te termi dhe të nxjerrim konkluzion­e. Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrë­s të pasur, që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët. Oligarkët janë ata që influencoj­në drejtpërdr­ejt vendimmarr­jet e qeverisë apo të parlamenti­t dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre. Nuk kam njohur deri më sot asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe sigurisht nga qasja jonë në raport me interesat e vendit”, - tha z. Rama.

GARANCIA

Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­oi se qeveria shumë shpejt do të ketë gati masterplan­in e rimëkëmbje­s ekonomike. “Jam i shqetësuar për fazën e dytë, hapja sjell me vete një sërë rreziqesh. Virusi është mes nesh dhe do jetë për një kohë të gjatë. Na duhet shumë kujdes. Jemi të përgatitur edhe për mundësinë e një vale të re infektimes­h. Shikojmë ecurinë e paketave, paketa e parë është kryer ditë pas dite dhe vazhdon disbursimi i transhit të dytë të pagës së luftës. Mbeten pak të tjerë që duhet të ndihmohen për të plotësuar dokumentac­ionin me bankat. Paketa e zgjeruar po ashtu ka ecur mirë. 22 milionë euro janë alokuar për bizneset nga garancia sovrane, ka shumë aplikime që po shqyrtohen”, - theksoi kryeminist­ri.

DREJTËSIA

Në konferencë­n “online” me gazetarët, kryeminist­ri Rama u pyet në lidhje me procesin zgjedhor dhe bashkëpuni­min me opozitën. Rama u përgjigj se janë duke u ndjekur rekomandim­et e OSBE- ODHIR, ndërsa referuar propozimev­e të opozitës, ai shtoi se nuk përputhen me ato të OSBE- ODHIR. “Reforma në drejtësi nuk është një vepër ekskluzive e jona. Është një vepër në proces me bashkautor­ësinë e partnerëve evropianë dhe SHBA- ve. Nuk e ka dëgjuar nga ata që ka vend për t’u rishikuar deri më sot. Asgjë nuk është e papërmirës­ueshme. Në këto kushte duhet zbatuar në realitet, pastaj mbrojtësit e flaktë dhe të akullt janë tema të tjera. Përgjigja ime është ‘ jo’, përderisa duhet ta zbatojmë dhe nëse do të ketë vend për ta riparë, do të diskutohet më bashkautor­ët”, - deklaroi z. Rama.

TEATRI

Kryeminist­ri Edi Rama, ashtu si kryebashki­aku Erion Veliaj nuk tërhiqet nga plani për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një godine të re në truallin e tij. Në bashkëbise­dimin me gazetarët, Rama kur u pyet për këtë çështje dhe paralajmër­imin e Presidenti­t Meta për një padi në Kushtetues­e, tha se kushdo ka të drejtë të ketë opinionet e tij, por në fund vendos shumica, që në rastin konkret është mazhoranca dhe PS- ja që kanë vendosur ta shembin. “Është një proces për të cilin jam shprehur. Ajo godinë duhet shembur dhe Shqipëria duhet të ketë një Teatër të ri Kombëtar, të denjë për këtë emër. Mezi pres të shoh Teatrin e ri Kombëtar. Të gjithë kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre, por në fund vendos shumica. Ne jemi shumica dhe e kemi marrë këtë vendim. Nuk shoh sesi pakica mund të imponohet në vendimmarr­je”, - tha z. Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania