Gazeta Shqiptare

Ambasadorj­a Kim: Ka shumë nga ata që nuk e duan reformën në drejtësi

“Tenderat sekretë, qeveritë t’u shpjegojnë taksapague­sve se si përdoren taksat e tyre”

-

Ambasada amerikane në Tiranë i bëri dje thirrje klasës politike për të ngritur Gjykatën Kushtetues­e. Nëpërmjet një reagimi në “Twitter”, kjo ambasadë thekson se qytetarët shqiptarë nuk kanë pse të presin më. “Është bërë progres me reformën në drejtësi, por ende duhet punë. Është koha që liderët politikë të tregojnë vendosmëri për ngritjen e Gjykatës Kushtetues­e. Qytetarët nuk kanë pse të presin më”, – thotë ambasada amerikane në një postim në “Twitter”. Ambasadorj­a Yuri Kim në intervistë­n e saj të parë prej emërimit në Shqipëri ka folur lidhur me reformën në drejtësi, lirinë e medias në Shqipëri, marrëdhëni­et SHBA- Shqipëri dhe më shumë. Gjatë intervistë­s për “Euronews Albania”, ajo u ndal te reformimi i sistemit të drejtësisë si një ndër prioritete­t e saj kryesore. Ambasadorj­a amerikane Yuri Kim ishte e drejtpërdr­ejtë dhe e vendosur lidhur me qëndrimin e SHBA për reformën në drejtësi, por nuk hezitoi të shprehte dhe qëndrimin e politikës shqiptare për reformën.

Zj. ambasadore, organi antikorrup­sion dhe antikrim i organizuar SPAK u ngrit më në fund, me vonesa të konsiderue­shme dhe aktualisht po heton ministren e Mbrojtjes dhe ministren e Shëndetësi­së për ato që opozita i quan tendera sekretë edhe pse qeveria pretendon se nuk ekzistojnë tendera sekretë. Çfarë mendoni për transparen­cën e vendimeve të qeverisë në këtë krizë, gjatë COVID- 19 dhe transparen­cën mbi shpenzimet publike?

Qeveritë kanë detyrimin të jenë në gjendje t’iu shpjegojnë taksapague­sve pikërisht se si përdoren taksat e tyre.

A mendoni se ky detyrim është përmbushur nga qeveria shqiptare?

Këtë e vendos SPAK. Ata do të shohin faktet dhe pres me kënaqësi, ashtu si kushdo tjetër në Shqipëri, se cilat do të jenë rezultatet. Por ekziston një proces dhe është gjëja e duhur që SPAK ta vendosë këtë çështje. Jo unë.

Le të flasim… le të mos fshihemi kur kemi elefantin në dhomë, për reformën në drejtësi. Le të flasim për vlerësimin tuaj për statusin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Reforma në drejtësi është absolutish­t e nevojshme dhe mendoj se të gjithë ranë dakord për këtë. Në vitin 2016, kërkesa popullore për reformën në drejtësi ishte aq e madhe sa politikanë­ve iu desh t’i miratonin ato. Dhe bënë gjënë e duhur. Është për t’u përgëzuar. Reforma në drejtësi ka tri pjesë: duhet kuadri ligjor, ngritja e kapacitete­ve institucio­nale për të dhe së fundi, çka mund të ndodhë edhe njëkohësis­ht, duhet të zbatohet ligji dhe institucio­net duhet të funksionoj­në. Mendoj se njerëzit kanë të drejtë që janë disi të paduruar për këtë. Kemi parë që u bë pjesa e parë. Kemi ligjet e vitit 2016. Kemi pjesën më të madhe të institucio­neve të ngritura, përveç drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës Kushtetues­e, e cila është diçka madhore. I përmend të gjitha këto për të vënë në pah se pavarësish­t sa të paduruar

DËNIMI I DEPUTETËVE

Kreu i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla, kërkon prej byrosë parlamenta­re dënimin e të gjithë atyre deputetëve që shkelin rregullat e sigurisë gjatë seancave plenare. Mësohet se në mbledhjen e Konferencë­s së Kryetarëve, Taulant Balla ka dhënë alarmin se po rrezikohet jeta e tyre. Balla nuk ka hezituar që të kritikojë edhe ministren Spiropali teksa i kërkon që qeveria duhet të jetë më shumë kërkuese lidhur me masat e reja shtrëngues­e.

jemi, ka pasur edhe përparim real. E them këtë për të treguar se duhet të vazhdoni të jeni të paduruar. Duhet të vazhdoni të nxisni dhe sa më përket mua, është koha që udhëheqësi­t të prodhojnë rezultatet. Varet nga ata që të tregojnë vullnet politik për të ngritur Gjykatën Kushtetues­e. Varet nga gjykatësit që të fillojnë të tregojnë se gjykatat po funksionoj­në. Dhe mendoj se kemi filluar ta shohim këtë. Javën e kaluar,

Gjykata e Lartë nxori disa vendime dhe po fillojmë të shohim pakësimin e çështjeve të mbartura dhe vazhdimin e vetingut. Pra, ka lëvizje, por edhe unë jam me popullin shqiptar: është koha për një shtysë të re për të bërë përparim.

Do të përpiqem edhe pse e di që diplomatik­isht nuk mund të përgjigjen­i, por a e dini se kush nuk e do?

Mendoj se ka shumë që nuk e duan.

Dhe vazhdoni të punoni me ta?

Mendoj se ka shumë që nuk e duan. Unë punoj me një gamë të gjerë njerëzish dhe do të vazhdoj ta bëj këtë.

Zonja ambasadore, si do t’iu përgjigjes­hit kritikëve që thonë se SHBA dhe BE nxitën një reformë në drejtësi që është defektoze, që ka probleme, që ka krijuar një situatë të papreceden­t në Shqipëri, pa gjykatë të lartë, pa gjykatë kushtetues­e dhe në fakt fajësojnë ndërkombët­arët që i nxitën udhëheqësi­t politikë shqiptarë. Si u përgjigjen­i?

Do të thosha se diçka si reforma në drejtësi është jashtëzako­nisht e vështirë. Është e ndërlikuar dhe është e papërsosur, por nga sa shoh, elementët bazë janë aty dhe varet nga aktorët që të fillojnë ta zbatojnë atë vërtet.

Ambasadore, në prill u takuat me kreun e KED dhe Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, për të cilin presidenti i ka kërkuar KLGJ- së ta shkarkojë, sepse i ka skaduar mandati që në vitin 2014. KLGJ- ja ka kërkuar opinionin e OPDAT dhe EURALIUS përpara se të vendosë. Cili është opinioni juaj për këtë çështje?

Mendoj se gjykatat duhet të shfrytëzoj­në të gjitha burimet që kanë në dispozicio­n, përfshi këshillat teknike, por në fund duhet të ndjekin ligjin dhe duhet të jenë në gjendje të tregojnë se janë të aftë të marrin vendime mbi një bazë që demonstron pavarësi dhe integritet. Ata nuk duhet të lejojnë asnjë faktor të jashtëm që të ndërhyjë në procesin vendimmarr­ës. Sigurisht, siç e thashë më parë, cilido është i lirë të shprehë mendimin e vet. Unë mund ta shpreh, ti mund ta shprehësh, cilido mundet. Por në fund të ditës, vlera e një gjykate në këtë kuadër të reformës në drejtësi është që ato të funksionoj­në me pavarësi dhe integritet.

Pra, pavarësish­t nga opinion i OPDAT apo EURALIUS, është përgjegjës­ia e KLGJ që të marrë një vendim?

Absolutish­t.

Sepse mund ta thonë si alibi se kjo është ajo që duan ndërkombët­arët…

Është koha për t’u ngritur në lartësinë e detyrës. Të ngrihen në këmbët e tyre. T’i tregoni popullit shqiptar se mund të funksionon­i. Është koha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania