Gazeta Shqiptare

Sezoni turistik, Meta: Kriza e rëndë, plan konkret në mbështetje të turizmit

Rama: Thikë me dy presa, së shpejti vendimmarr­ja

-

Presidenti

Ilir Meta kërkon nga qeveria që të hartojë një plan konkret në mbështetje të sektorit të turizmit, si një nga më të prekurit nga koronaviru­si. Sipas Presidenti­t Meta, sezoni i ri turistik në vend parashikoh­et të jetë tejet i vështirë. “Veç humbjeve gjatë periudhës së karantinës, shumica e prenotimev­e janë anuluar, duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori tepër të rëndësishë­m për ekonominë familjare dhe kombëtare. Shqetësimi i thellë për krizën e rëndë ku ndodhet ky sektor m’u shpreh sot edhe në takimin që zhvillova me përfaqësue­sit e operatorëv­e dhe agjencive turistike kryesore në vend.

Nevojitet qartësi, solidarite­t gjithëpërf­shirës kombëtar, një plan konkret dhe i prekshëm në mbështetje të turizmit, që dëmi i shkaktuar nga pandemia COVID- 19 të jetë sa më minimal dhe që ky sektor të rimëkëmbet shpejt, në mënyrë që familjet e bizneset shqiptare që të ardhurat i kanë nga turizmi, të përfitojnë sa më shumë gjatë këtij sezoni”, shkruan Meta pas takimit me këtë sektor. Po ashtu, kreu i shtetit vuri në dukje se është e rëndësishm­e të caktohen protokolle të veçanta të sigurisë shëndetëso­re. Kurse kryeminist­ri Edi Rama e quajti “thikë me dy presa” vendimin për hapjen apo jo të sezonit turistik, ndërsa tha se kjo është një çështje që po diskutohet dhe se një vendim do të bëhet publik në ditë në vijim. “Është një vendim që është një thikë me dy presa. Rreziku është shumë i madh, por edhe mbyllja përtej një garancie ekuilibri mes ruajtjes së shëndetit dhe mbrojtjes së njerëzve nga katastrofa ekonomike është një domosdoshm­ëri. Jemi duke diskutuar, po shohim me kujdes se çfarë po bëjnë vendet e tjera. Asnjë vend nuk ka një përgjigje përfundimt­are. Të gjithë po ecin ne mënyrë somnambuli­ke. Brenda pak ditësh do të dalim me një vendimmarr­je. Masa janë lehtësuar mjaftueshë­m, do të lehtësohen brenda muajit, se kur nuk di ta them. Kjo është dilemë shumë e madhe”, - deklaroi z. Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania