Gazeta Shqiptare

Sondazhi: Besim i ulët i qytetarëve ndaj institucio­neve shtetërore e politike

Bashkautor­ja e studimit: Qytetarët nuk besojnë më në integritet­in dhe në ndershmëri­në e pushtetarë­ve “Shqiptarët, mosbesues edhe ndaj reformës në drejtësi”

-

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetës­im publikoi dje në Tiranë ‘ Sondazhin e opinionit publik mbi besimin në qeverisje’. Sondazhi zbuloi një besim të ulët dhe në rënie të qytetarëve ndaj gjithë institucio­neve shtetërore e politike në vend, si dhe tek reforma në drejtësi. Bashkautor­ja e studimit, Blerjana Bino, shprehet se qytetarët theksuan që ata nuk besojnë më në integritet­in dhe në ndershmëri­në e funksionar­ëve publikë dhe të politikanë­ve. “Rënia e besimit ka përfshirë institucio­net publike dhe qytetarët thonë se zyrtarët dhe politikanë­t ndjekin vetëm interesat e tyre, por shfaqen sikur plotësojnë nevojat e komuniteti­t. Madje edhe të anketuarit që janë anëtarë të partive politike pohojnë se nuk kanë besim tek partitë politike” - tha zonja Bino. Në raport thuhet se një në dy shqiptarë duan të ikin nga vendi dhe perceptimi i tyre për korrupsion­in shtetëror mbetet i lartë.

SHTRIRJA

Sondazhi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetës­im u shtri në 61 bashki të vendit, mblodhi vlerësime të ulëta nga qytetarët për nivelin e besimit tek qeveria, parlamenti, presidenti, partitë politike dhe tek drejtësia. Të anketuarit kanë shprehur më shumë besim tek organizmat ndërkombët­are, si NATO, OKB, dhe BE se sa tek ato vendase. Ndërsa brenda vendit më shumë besim kanë tek institucio­net fetare, ushtria, arsimi dhe shoqatat. “Shumica e qytetarëve e konsideroj­në qeverinë qendrore dhe vendore si jotranspar­ente apo të përgjegjsh­me. Gjatë tre viteve të fundit ata perceptojn­ë një rënie të transparen­cës dhe llogari- dhënies nga qeveria qendrore dhe ajo vendore” - thuhet në raport. Mbi 85 për qind e të anketuarve pohojnë se korrupsion­i i nivelit të lartë dhe atij të ulët është një dukuri e përhapur gjerësisht në shoqërinë shqiptare. Sipas tyre, institucio­net më të korruptuar­a janë drejtësia, spitalet, dhe qeveria, e më pas janë parlamenti, policia dhe bashkitë.

ANKETIMI

Shumica e të anketuarve nuk kanë besim në ndëshkimin e korrupsion­it të niveleve të ulëta dhe atyre të larta. “6 nga 10 shqiptarë nuk besojnë në ndëshkimin e korrupsion­it të vogël, ndërsa 7 në 10 shqiptarë nuk besojnë në ndëshkimin e korrupsion­it të madh” - thekson raporti. Prokuroria e përgjithsh­me dhe gjykatat shihen si institucio­net më pak të pavarura për të tretin vit rresht. “Mbi 60 për qind e shqiptarëv­e besojnë se axhenda e gjykatave ndikohet shumë nga interesat politike, ndërsa prokurorin­ë e vlerësojnë si shumë të ndikuar nga interesat politike” - thuhet në përfundime­t e sondazhit. Pjesëmarrj­a e shqiptarëv­e në demonstrat­a, tubime dhe peticione mbetet relativish­t e ulët. Një pjesë e madhe kanë humbur shpresat se mund të ndikojnë në jetën e vendit, duke ëndërruar një jetë më të mirë në emigrim. “Të paktën 6 nga 10 të anketuarve pohojnë se dëgjesat publike janë takime formale, ku sugjerimet nga grupet e interesit për projektlig­jet nuk merren parasysh” - thekson raporti. ” Pothuajse 1 në 2 shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria. Ata që mendojnë kështu u përkasin grupe me të ardhura të larta, me arsim universita­r, si dhe gratë dhe të papunët” - thuhet në studim. Dyshimet dhe mosbesimi i qytetarëve shtrihen edhe mbi reformën në drejtësi. Sipas sondazhit, afro 1 në 2 shqiptarë besojnë se reforma në drejtësi do të ndikojë pozitivish­t në zhvillimin e vendit, por gjysma tjetër pohojnë se reforma nuk po kryhet me korrektësi. Mosbesimin më të madh ndaj reformës në drejtësi e kanë moshat deri në 30 vjeç, të arsimuar e në fillim të karrierës. Ata u shprehën se “reforma po bëhet sa për sy e faqe”, se “ajo nuk ka ndikim të vërtetë”, se “kjo reformë është proces selektiv, ku po ndëshkohen disa për t’u shërbyer atyre, që kanë mbështetje të fuqishme”.

‘ DREJTËSIA’

Reforma në drejtësi perceptohe­t si proces politik e jo thjesht si proces ligjor. Pjesëmarrë­sit mbi 55 vjeç raportuan ndikim të kufizuar pozitiv të reformës, sepse sipas tyre, “procesi është i lidhur me interesa të caktuara politike”. Edhe media vendore, si “pushtet i katërt”, ka fituar rreth vetes një mosbesim të konsiderue­shëm. Sondazhi gjeti se televizion­i mbetet burimi mediatik më popullor për marrjen e lajmeve të fundit, veçanërish­t për brezat në moshë të madhe, të punësuarit dhe për banorët e zonave rurale. Por televizion­i ndiqet më pak nga të rinjtë dhe nga qytetarët me nivel të lartë të ardhurash. Të anketuarit nga të gjitha grupet demografik­e shpesh shprehen se nuk besojnë që media jep informacio­n të saktë. Të anketuarit nga moshat e mëdha shprehin besim më të lartë tek institucio­net, krahasuar me moshat e reja, të cilat janë veçanërish­t mosbesuese ndaj tre degëve të qeverisjes: ekzekutivi­t, gjyqësorit dhe legjislati­vit. Nëpunësit publikë të anketuar shprehin më shumë besim te institucio­net se sa të papunët. Anketat e të punësuarve në sektorin publik janë në kontrast të madh me ato nga të punësuarit në sektorin privat, nga të anketuarit e papunë, dhe ata me paga të ulëta, vëren studimi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania