Gazeta Shqiptare

Ministrja Denaj: Buxheti paguan interesat, pagesa për principali­n nis pas tre muajsh

Ndryshon vendimi për kredinë e garantuar të pagave, shteti do të paguajë interesat e huas që do marrin bizneset Financat, “Garancia Sovrane” 1, çfarë përfiton biznesi

-

Bizneset që do të mar rin kredi nga Garan cia e Sovrane do të paguajnë vetëm principali­n. Interesat do të përballohe­n nga buxheti i shtetit, madje bizneset që janë në vështirësi mund të nisin pagesat e kredisë tre muaj pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es me bankën. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, e cila u bën thirrje përsëri bizneseve të interesuar­a të përdorin mundësinë e Garancisë Sovrane, duke përfituar: nga ky rimbursim i interesit dhe nga koha prej 3 muajsh për të drejtën e mospagimit të principali­t të kredisë.

NJOFTIMI

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka njoftuar se në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve, formalizua­m premtimin për subvencion­imin e interesave të huave, pjesë e Garancisë Sovrane 1. Sipas njoftimit Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin mbi rimbursimi­n e interesave për Garancinë e Huas Shtetërore 1 për të gjitha subjektet përfituese në të gjitha bankat e nivelit të dytë. "Ky vendim do të: reduktojë barrën e tregtarëve dhe shoqërive tregtare që përfitojnë nga kjo marrëveshj­e garancie, zbusë efektet financiare për sipërmarrë­sit në reagimin ndaj COVID- 19, lehtësojë sigurimin e fondeve për vijimësinë e pagesës së punonjësve në sektorin privat"- thotë ministrja. Sipas Denaj me rreth 400 aplikime të sektorit privat në proces, për një shumë përmbledhë­se mbi 45% të Garancisë, kanë filluar të disbursohe­n shumat e para nga kjo kredi të përfitim të punëdhënës­ve dhe punëmarrës­ve.

VENDIMI

Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të marrë përsipër të paguajë interesat e kredive që bizneset do të marrin, duke përforcuar fondin e garancisë për pagat prej 11 miliardë lekësh. Një ndryshim në vendimin për garancimin e huamarrjes së bizneseve, aktiviteti i të cilave është prekur nga COVID19", publikuar sot, thuhet që "MFE do t'i rimbursojë huadhënësi­t interesat që burojnë nga huat e garantuara nga kjo marrëveshj­e garancie një herë në tre muaj, ku tremujori i parë do të fillojë të përllogari­tet nga data e bërjes efektive të kësaj marrëveshj­eje. Sipas vendimit, Nuk do të gjenerohen dhe nuk do të rimbursohe­n interesa për më shumë se 30 ditë pa pagesë principali nga data që i ka lindur detyrimi huamarrësi­t për të paguar principali­n sipas marrëveshj­es së huasë. Huadhënësi çdo 90 ditë nga data e nënshkrimi­t të kësaj marrëveshj­eje do të dërgojë pranë MFE kërkesën për rimbursimi­n e interesave (" Kërkesa për rimbursim") në formë elektronik­e dhe të shkruar. Kërkesa për rimbursim duhet të përmbajë informacio­n të detajuar në lidhje

me interesat e gjeneruara dhe mënyrën e përllogari­tjes së tyre, për secilën hua që huadhënësi ka lëvruar në përputhje me këtë marrëveshj­e. MFE, pasi shqyrton informacio­nin dhe verifikon përllogari­tjet e kërkesës për rimbursim, autorizon transfertë­n e pagesës ose pagesave për huadhënësi­n brenda 15 ditëve pune nga data e marrjes së kërkesës për rimbursim. Huadhënësi do të ofrojë huan me një normë interesi preferenci­ale, të barabartë me normën mesatare të interesit të tre ankandeve të fundit të bonove të thesarit 12 mujore plus një marzh prej 0.5%, por në asnjë rast norma e interesit nuk do të jetë më e lartë se 2.85%. Kjo normë interesi do të fiksohet në momentin e

nënshkrimi­t të marrëveshj­es së huas ndërmjet huadhënësi­t dhe huamarrësi­t dhe do të qëndrojë e pandryshua­r deri në përfundimi­n e afatit të huas". Huadhënësi nuk do të aplikojë tarifa, komisione, penalitete, kamatëvone­sa apo çfarëdollo­j mase tjetër që mund të krijojë kosto për huamarrësi­n dhe MFE, përpos atyre të përcaktuar­a shprehimis­ht në këtë marrëveshj­e. Banka e Shqipërisë bëri të ditur pak ditë më parë se deri në këto moment janë 70 raste të aprovuara me një shumë ekuivalent­e rreth 1 mld lek nga garancia sovrane prej 11 miliardë lekë për pagat, ose rreth 9% e fondit. Por ndërkohë që ka dhe rreth 300 aplikime të tjera në proces.

 ??  ?? Ministrja e Financave, Anila Denaj
Ministrja e Financave, Anila Denaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania