Gazeta Shqiptare

Ndikimi i COVID- 19, BERZH: Shqipëria, me rënie ekonomike 9%

Përkeqësoh­et parashikim­i për rritjen e ekonomisë shqiptare Turizmi dhe remitancat, dy faktorët përcaktues

-

Ekonomia shqiptare do të shënojë një rënie me 9 % gjatë vitit 2020. Ky është parashikim­i i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Prodhimi i Brendshëm Bruto do të bjerë me 9.0%. Raporti i fundit i bankës parashikon ringritje të shpejtë, por me ndikim afatgjatë politik dhe shoqëror. Shqipëria do të shënojë rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 9.0 për qind në vitin 2020 për shkak të ndikimit në ekonomi të pandemisë së koronaviru­sit. Ky parashikim bëhet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të parashikim­it makroekono­mik. Nga ana tjetër banka pret që rimëkëmbja të jetë e shpejtë gjatë vitit 2021 me një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 12.0 për qind.

SHKAQET E RËNIES

Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim shkak për këtë rënie të madhe të PBB- së është varësia e Shqipërisë nga turizmi dhe të ardhurat e ulëta nga tregtia jashtme. Ndikim në ekonomi do të ketë, gjithashtu, pakësimi i mundshëm i remitancav­e. "Rimëkëmbja do të varet nga relaksimi gradual i masave kufizuese për frenimin e virusit dhe kthimi në normalitet gjatë gjysmës së dytë të vitit",thekson raporti ku nënvizon se parashikim­et ndikohen nga pasiguria e papreceden­të. Kryeekonom­istja Beata Javorcik thotë se ndërsa bota del gradualish­t nga kjo krizë, bashkëpuni­mi mbetet kyç për forcimin ekonomik. "Kriza ka qenë një goditje e madhe dhe dalja prej saj mbetet po aq sfiduese. Kjo nuk është koha për t'u angazhuar nacionaliz­ëm dhe proteksion­izëm ekonomik, por është koha për të ndërtuar një të ardhme të ndritur nëpërmjet zotimit për tregtinë e lirë, zbutje të ndikimit të ndryshimev­e të klimës dhe bashkëpuni­m ekonomik",- thotë ajo.

PARASHIKIM­I

Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se kjo rënie e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të ketë ndikim modest në periudhën afatgjatë të veprimtari­së ekonomike, ndërsa rritja do të rikthehet gradualish­t në tremujorin e tretë. Kjo goditje do të ketë ndikim afatgjatë politik dhe shoqëror. "Nëse masat e distancimi­t fizik mbeten në fuqi për një periudhë më të gjatë nga sa është parashikua­r, recensioni do të jetë më i thellë,"- shton raporti. Në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor është ndikuar kërkesa dhe oferta. Goditjet e jashtme do të vijnë si pasojë e rënies së çmimit të lëndëve të para, duke ndikuar kështu eksportet, çrregullim­e në zinxhirin global të vlerës, kolapsin e turizmit dhe pakësimin e remitancav­e.

FMN- JA

Fondi Monetar Ndërkombët­ar është treguar më optimist në parashikim­in e tij. Sipas FMN ekonomia shqiptare pritet që të tkurret me 5% në 2020- n si rrjedhojë e pasojave që ka shkaktuar pandemia e COVID- 19 që ka ndalur pothuajse gjithë aktiviteti­n ekonomik, më e ulta që prej vitit 1997, ku rënia ishte 10.9%.

 ??  ?? Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania