Gazeta Shqiptare

Regjistroh­et dita me pozitivite­tin më të ulët në vend të COVID- 19

Daja: Janë kryer 10802 testime molekulare dhe 530 serologjik­e

-

2 maji rezulton si dita me pozitivite­tin më të ulët në vend ndaj totalit të testimeve ditore që prej fillimit të epidemisë COVID19 në Shqipëri. Ndërkohë, 78% e të prekurve nga koronaviru­si janë shëruar, në një kohë që vetëm një pacient është në terapi intensive. Mesditën e së martës, specialist­ja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja, në komunikimi­n e përditshëm për mediat dhe qytetarët ka sqaruar situatën aktuale epidemiolo­gjike në vendin tonë. Ajo theksoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistrua­r vetëm 4 raste të reja pozitive me COVID- 19. "Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID19 në Shqipëri. Situata epidemiolo­gjike në vend paraqitet e qëndrueshm­e, mbështetur në identifiki­min e rasteve të deritanish­me dhe gjurmimin epidemiolo­gjik në mënyrë aktive. Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID- 19. Që nga fillimi epidemisë, sot ( dje) shënohet dita me pozitivite­tin më të ulët në vend ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64%. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitive 4 qytetarë, përkatësis­ht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë", - theksoi Daja në fjalën e saj. Sakaq, deri më 12 maj janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19 në të gjithë vendin 876 qytetarë.

PACIENTË TË SHËRUAR E AKTIVË

Specialist­ja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja, tha se 682 qytetarë janë shëruar ( ose rreth 78% e të gjithë të prekurve). Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. "Situata në spitale paraqitet e qëndrueshm­e prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive. Më pak se 15% e të prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë deri tani në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjik­e", - nënvizoi Daja.

THIRRJA E MSHMS

Pavarësish­t situatës së përmirësua­r, Ministria e

Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishm­e që qytetarët të ruajnë distancimi­n fizik dhe higjienën personale. Bizneset të zbatojnë protokolle­t e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. "Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, të mos neglizhojn­ë shenjat e sëmundjes COVID- 19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacio­n në lidhje me COVID- 19, për këshillim psikologji­k në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi telefononi në linjën e gjelbër 0800 40- 40", - nënvizon MSHMS.

 ??  ?? Spitali
“Nënë Tereza”
Spitali “Nënë Tereza”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania