Gazeta Shqiptare

Rikthimi në shkollë i maturantëv­e në 18 maj, Shahini: Rregullat që duhet të respektoni

"Do të vendosen maska, distancë 1.5 metra mes nxënësve"

-

Nëpërmjet

një videomesaz­hi drejtuar maturantëv­e që do të rikthehen në bankat e shkollës në datë 18 maj, ministrja Besa Shahini ka përcjellë edhe disa prej rregullave kryesore që duhet të ndiqen gjatë qëndrimit në shkollë, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i secilit maturant dhe familjarëv­e, shokëve e mësuesve të tyre. Rregulli i parë, sipas ministres Shahini, është vendosja e maskës para shkollës dhe rreshtimi në distancë 1.5- 2 metra nga njëri- tjetri, distancë e cila duhet të ruhet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë. "Edhe ulja në klasat tuaja është organizuar në një distancë të tillë mes njëri- tjetrit. Nëse keni nevojë të përdorni dezinfektu­es gjatë qëndrimit në shkollë, keni në bankat e shkollës nga një dezinfektu­es që mund të përdoret gjatë ditës", u shpreh ndër të tjera ajo. Shahini nënvizoi gjithashtu se në hyrje të secilës shkollë dhe në korridoret e secilit kat janë të vendosura postera me ilustrime të thjeshta të rregullave kryesore, që duhet të ndiqen nga maturantët gjatë qëndrimit në shkollë. Në fund të videomesaz­hit, ministrja Shahini thekson edhe rregullin kryesor për parandalim­in e përhapjes së viruseve, i cili

RREGULLAT

Nëpërmjet një video- mesazhi drejtuar maturantëv­e që do të rikthehen në bankat e shkollës në datë 18 maj, ministrja Besa Shahini ka përcjellë edhe disa prej rregullave kryesore që duhet të ndiqen gjatë qëndrimit në shkollë, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i secilit maturant dhe familjarëv­e, shokëve e mësuesve të tyre. është larja e shpeshtë e duarve. Në lidhje me këtë, ajo shprehet: "Para tualeteve të shkollës janë vendosur postera me hapat që duhet të ndiqen për një larje të thellë dhe të mirë të duarve", - shtoi ministrja e Arsimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania