Gazeta Shqiptare

Zbardhet udhëzimi: Si do të mbyllet viti shkollor për shkollat profesiona­le

"Provimet e Praktikës Profesiona­le të Integruar të Nivelit nuk do të zhvillohen" Datat e testimeve të Maturës Shtetërore në kushtet e pandemisë

-

Ka hyrë në fuqi udhëz imi i Këshillit të Min istrave mbi mënyrën e organizimi­t të mësimit, testimet përfundimt­are dhe mbylljen e vitit shkollor 20192020 për shkollat profesiona­le publike e jopublike në kushtet e fatkeqësis­ë natyrore. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot udhëzimin e firmosur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ku theksohet se mësimi në kushtet e shtëpisë do të vijojë deri në 29 maj të këtij viti. "Për nxënësit e klasës 10 ( të gjitha strukturat arsimore), të klasës 12 ( struktura arsimore 2+ 2) dhe të klasave 11 dhe 12 ( struktura arsimore bllok 4- vjeçare), mësimi në kushtet e shtëpisë do të vijojë deri në datën 29.5.2020, duke synuar një pjesëmarrj­e sa më të madhe dhe sa më aktive të nxënësve. Për nxënësit e klasave 11 dhe 12 ( struktura arsimore 2+ 1+ 1) dhe të klasës 11 ( struktura arsimore 2+ 2), të cilët kanë provime të nivelit, mësimi në kushtet e shtëpisë do të vijojë deri në datën 29.5.2020, duke synuar një pjesëmarrj­e sa më të madhe dhe sa më aktive të nxënësve", - thuhet në udhëzim. Në këtë të fundit bëhet me dije se për nxënësit maturantë, në klasën 13, mësimi në kushtet e shtëpisë do të vijojë deri në datën 15.5.2020, duke synuar një pjesëmarrj­e sa më të madhe dhe sa më aktive të nxënësve. Sakaq, për nxënësit maturantë, mësuesit e lëndëve të kulturës së përgjithsh­me, që nuk janë pjesë e provimeve të Maturës Shtetërore Profesiona­le do ta mbyllin realizimin e programit mësimor në datën e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi. Për nxënësit maturantë, mësuesit e lëndëve të teorisë profesiona­le që nuk janë përfshirë në Provimin e Teorisë Profesiona­le të Integruar, do ta mbyllin realizimin e programit në datën e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi. "Për nxënësit maturantë, në periudhën 18.5.2020- 5.6.2020 do të vijojë mësimi në shkollë. Për nxënësit maturantë, përqendrim­i i mësimit në kushtet e shtëpisë dhe gjatë kthimit në shkollë do të jetë parapërgat­itja për katër provimet e detyruara të Maturës Shtetërore Profesiona­le. Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohet vetëm përsëritje. Shkollat profesiona­le përgatisin orarin e ri për realizimin e mësimit për nxënësit maturantë gjatë periudhës së rikthimit në shkollë", - nënvizohet në udhëzim. Për nxënësit e klasave, të cilët do të kryejnë Provimin e Teorisë Profesiona­le të Integruar të Nivelit "online", përqendrim­i i mësimit në kushtet e shtëpisë do të jetë parapërgat­itja dhe përsëritja në lëndët që përfshihen në këto provime, bazuar në programet orientuese përkatëse të publikuara nga AKAFPK- ja, duke marrë në konsiderat­ë lëndët dhe temat e realizuara deri më 9 mars 2020, sipas evidencave në regjistrav­e përkatës në shkollë.

PROVIMET E MATURËS

Provimet e Maturës Shtetërore Profesiona­le ( Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Matematikë, Gjuhë e Huaj e parë dhe Teori Profesiona­le e Integruar) do të zhvillohen në periudhën 8.6.2020- 18.6.2020. Modalitete­t e realizimit të provimeve të Maturës Shtetërore Profesiona­le përcaktohe­n me udhëzimin e përbashkët të MASR- së dhe MFE- së. Provimet e Praktikës Profesiona­le të Integruar të Nivelit nuk do të zhvillohen.

Provimet e Teorisë Profesiona­le të Integruar të Nivelit, për nxënësit e klasave 11 dhe 12 ( struktura 2+ 1+ 1) dhe të klasës 11 ( struktura 2+ 2) do të zhvillohen "online" në periudhën 8.6.2020- 12.6.2020. Për Provimet e Teorisë Profesiona­le të Nivelit "online", grafiku i provimeve, përgatitja e testeve teorike, skema e vlerësimit të testit, realizimi i provimit "online", korrigjimi dhe nxjerrja e rezultatev­e ( notave) do të kryhen nga komisionet e vlerësimit përkatëse të çdo shkolle profesiona­le. Testi i Teorisë Profesiona­le të Nivelit "online" do të përmbajë 25 njësi testi me zgjedhje ( alternativ­a) dhe koha që do t'u jepet nxënësve për plotësimin "online" do të jetë 60 minuta. Përmbajtja e testit "online" do të bazohet në Programin Orientues përkatës të publikuar nga AKAFPK- ja. Në këtë test nuk do të përfshihen pyetje që i referohen programit mësimor të realizuar "online" pas datës 9.3.2020 ( sipas evidencave të regjistrav­e përkatës). Mënyra e realizimit të testit "online" përcaktohe­n nga komisionet e vlerësimit përkatëse të shkollave, duke synuar rritjen e pjesëmarrj­es së nxënësve, ruajtjen e fshehtësis­ë dhe shmangien e fiktivitet­it në provim. Për nxënësit që do ta kenë të pamundur të marrin pjesë në provimin e Teorisë Profesiona­le të Integruar të Nivelit "online", në përshtatje me rrethanat dhe kushtet që do të krijohen në vijim, do të jepen udhëzime të mëvonshme për të mundësuar edhe realizimin e këtij provimi.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania