Gazeta Shqiptare

Tentuan të trafikonin mbi 1 ton drogë drejt Greqisë, SPAK mbyll hetimet për 6 të pandehur

Sasia e madhe e kanabisit që u kap në Kapshticë ishte fshehur mes krundeve Dosja për personat e akuzuar është dërguar në GJKKO

-

Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK, ka mbyllur hetimet për dosjen me gjashtë të pandehurit që tentuan të transporto­jnë mbi 1 ton kanabis drejt Greqisë, në muajin shkurt të një viti më parë.

Mësohet se dosja për 6 të pandehurit, Bashkim Murataj, Gentian Ramadani, Adrian Sako, Zija Hidri, Andrea ( Renato) Muço e Mariglen Sako është dërguar në GJKKO, dhe është tashmë në duart e trupës së gjyqtarëve. Një vit më parë, në muajin shkurt, u sekuestrua një sasi e madhe droge e llojit kanabis në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e ngarkuar në dy kamionë. Mjetet, në të cilat ndodhej një ngarkesë me krunde dhe mes tyre ishin fshehur thasët me kanabis, kishin për destinacio­n Greqinë. Policia arrestoi dy drejtuesit e kamionëve, të cilët janë Zija Hidri dhe Ardian Sako, ndërsa katër të tjerët u vunë në pranga më vonë.

NJOFTIMI I PLOTË I PROKURORIS­Ë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka dërguar më datë 11.05.2020, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar Tiranë, procedimin penal nr. 69 të vitit 2019, duke kërkuar dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

Bashkim Murataj, i akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëv­e” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m, në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal, “Grupi i strukturua­r kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 283/ a/ 1 e 22, 28/ 4, 333/ a/ 1 dhe 334/ 1 të K. Penal

Gentian Ramadani, Adrian Sako dhe Zija Hidri, të akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëv­e” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m, në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal, “Grupi i strukturua­r kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 283/ a/ 1 e 22, 28/ 4, 333/ a/ 2 dhe 334/ 1 të K. Penal.

Andrea ( Renato) Muço dhe Mariglen Sako, të Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzi­mi i krimit” kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 300/ 1 e 25 të Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal, gjenden me masë sigurimi “Arrest në burg” parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, tre prej të pandehurve, konkretish­t shtetasit Gentjan Ramadani, Adrian Sako dhe Zija Hidri. Për të pandehurit

KËRKESA

Për të pandehurit si më sipër është kërkuar dërgimi i çështjes për gjykim, pasi më 12.02.2019 duke u gdhirë data 13.02.2019, të pandehurit Adrian Sako dhe Zija Hidri, në bashkëpuni­m me të pandehurit Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe organizimi­n e grupit të strukturua­r kriminal nga ana e të pandehurit Bashkim Murataj, kanë tentuar të trafikojnë 104 thasë të mbushur me kanabis.

si më sipër, është kërkuar dërgimi i çështjes për gjykim, pasi më 12.02.2019 duke u gdhirë data 13.02.2019, të pandehurit Adrian Sako dhe Zija Hidri, në bashkëpuni­m me të pandehurit Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe

organizimi­n e grupit të strukturua­r kriminal nga ana e të pandehurit Bashkim Murataj, kanë tentuar të trafikojnë 104 ( njëqind e katër) thasë të mbushur me lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva, në peshën e përgjithsh­me 1074.2 kg,

nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Ndërkohë të pandehurit Andrea Muço dhe Mariglen Sako, megjithëse në dijeni të faktit kriminal të mësipërm, nuk kanë kallzuar në lidhje me faktin në organet e ndjekjes penale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania