Gazeta Shqiptare

Horror në Skrapar, nipi i viktimës: Xhaxhait i ishte prerë koka, zemra i ishte shkulur nga vendi

Shkak i ngjarjes sherri për pronën, agresori Hamza Çela, i dënuar më parë për dhunë “Ne jemi gjak, jemi fis pasi kemi një mbiemër, por jemi kushërinj të largët me autorin e vrasjes”

-

Një ditë pas vrasjes me thikë të 77vjeçarit Ramadan Çela në fshatin Jaupas të Skraparit, janë zbardhur detaje horror në lidhje me ngjarjen e rëndë . Burime për “Gazeta Shqiptare”, dje bë në me dije se shkak ka qenë konflikti për pronën që i mori jetën të moshuarit. Kushëriri i tij i largët, njëherazi dhe fqinj, Hamza Çela mësohet t’i ketë thënë ‘ Mos hajde më këtu të punosh, se toka është e imja’ dhe pas një debati, ka shkuar ka marrë thikën dhe më pas e ka vrarë në mënyrë makabër. Mësohet se viktima jetonte pjesën më të madhe të vitit në Poliçan te nipërit e tij, por rikthehej herë- pas here në shtëpinë në fshat Jaupas ku kujdesej për tokat! Aty është përballur me kushëririn, 37- vjeçarin Hamza Çela, me të cilin janë konfliktua­r. Mësohet se dyshja ka pasur edhe më herët konflikte për pronën, të cilat kanë agravuar pasditen e së hënës së 11 majit, konflikt, i cili përfundoi me një viktimë. Sipas burimeve, autori ka qenë i dënuar për përdorim të lëndëve narkotike ndërsa mësohet se vuante nga depresioni dhe është vëllai i një efektiveje të policisë rrugore të DPV Berat.

Ndërkaq, familjarët e viktimës, Ramadan Çela, treguan të tronditur atë që kanë parë me sy, ndërsa janë në gjendje “shoku” nga skena horror. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar dje një dëshmi tronditëse të nipit të viktimës, Bujar Çela. Ai tregoi momentet e tmerrit që pa me sy pasi mbërriti në vendin ku u vra xhaxhai i tij, Ramadani. Çela rrëfen se autori i krimit nuk është mjaftuar me një goditje, por e ka masakruar xhaxhain e tij, duke i prerë fytin, damarët e duarve e të këmbëve dhe duke i nxjerrë zemrën nga vendi.

DËSHMIA E NIPIT TË VIKTIMËS

“Unë viktimën e kam xhaxha. Pak pasi ndodhi ngjarja, më merr vëllai në telefon dhe më thotë: Hajde se xhaxhai është keq pasi atë e kishte marrë në telefon vëllai i autorit dhe i kishte thënë: Keni të sëmurë xhaxhanë. Ikëm me shpejtësi në fshat, prapa shtëpisë xhaxhai kishte një bahçe me domate dhe kishte marrë zorrën për të vaditur në momentin kur viktima i kishte vajtur nga prapa dhe i kishte rënë me thikë. Pasi xhaxhai kishte rënë barkas Hamzai i kishte prerë fytin, i kishte prerë damarët e duarve dhe të këmbëve si dhe zemrën ja kishte nxjerrë jashtë dhe ja kishte copëtuar me thikë copa- copa. Trupin e kishte mbuluar gjaku dhe policia na largoi nga vendngjarj­a”, tha nipi i viktimës, Bujar Çela. Ndërsa, u shpreh se “ne nuk kemi dijeni se si ndodhi, duke ditur se ata kishin shkuarje bashkë dhe sa herë që shkonte në fshat xhaxhai i jepte çdo mëngjes qumësht pa lekë autorit, pasi ishte në kushte të vështira ekonomike. Ne jemi gjak, jemi fis pasi kemi një mbiemër por jemi kushërinj të largët”.

ARRESTIMI I AUTORIT

Pas vrasjes së 77- vjeçarit Ramadan Çela, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 37- vjeçarit Hamza Çela. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit, në banesën që Ramadan Çela kishte në fshat, ku kishte shkuar prej disa ditësh i vetëm për t’u kujdesur për tokat bujqësore dhe prodhimet e mbjella. Autori dhe viktima kishin lidhje gjaku, ata ishin farefis i largët, por as kjo lidhje farefisnor­e nuk e ka penguar autorin Hamza Çela të kryejë krimin makabër. 37- vjeçari Hamza Çela mësohet se ka qenë i dënuar më parë për “dhunë”, ndërkohë që rezulton se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej vitesh me medikament­e. Ai u arrestua nga policia teksa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes, pasi shëtiste nëpër fshat me thikë në dorë dhe me duart e bluzën me gjak. Hamza Çela është edhe vëllai i një efektiveje të policisë rrugore të DPV Berat.

VRASJA MAKABRE

“Prapa shtëpisë xhaxhai kishte një bahçe me domate dhe kishte marrë zorrën për të vaditur në momentin kur agresori i kishte vajtur nga prapa dhe i kishte rënë me thikë. Pasi xhaxhai kishte rënë barkas, Hamzai i kishte prerë fytin, i kishte prerë damarët e duarve dhe të këmbëve si dhe zemrën ia kishte nxjerrë jashtë dhe ia kishte copëtuar me thikë copa- copa. Trupin e kishte mbuluar gjaku dhe policia na largoi nga vendngjarj­a”, tha nipi i viktimës, Bujar Çela.

SHERRI PËR PRONAT

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit, në banesën që Ramadan Çela kishte në fshat, ku kishte shkuar prej disa ditësh i vetëm për t’u kujdesur për tokat bujqësore dhe prodhimet e mbjella. Pas një sherri për çështje pronësie, 37- vjeçari ka marrë thikën dhe ka masakruar Çelën. Tashmë, autori i krimit të rëndë ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua nga policia teksa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.

 ??  ?? Nipi i viktimës, Bujar Çela duke folur për “GSH”
Nipi i viktimës, Bujar Çela duke folur për “GSH”
 ??  ?? Momenti i arrestimit të 37- vjeçarit
Momenti i arrestimit të 37- vjeçarit
 ??  ?? Autori i vrasjes, Hamza Çela
Autori i vrasjes, Hamza Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania