Gazeta Shqiptare

I vendosi lëndë plasëse fqinjit në dritare, arrestohet 60- vjeçari Petrit Haxhiu

-

TIRANË

- Një 60- vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në dritaren e banesës së fqinjit të tij, Blerim Haxhiu. Bëhet fjale për Petrit Haxhiun, i cili akuzohet për “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake”, “Kanosja” dhe “Shkatërrim­i i pronës”. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bastar i Mesëm, në njësinë administra­tive Zall Bastar, Tiranë. Mësohet se 60vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin që e ka kryer aktin, madje një natë më parë, dy kushërinjt­ë kanë qenë bashkë, duke konsumuar alkool. Pas disa gotave, kushërinjt­ë janë konfliktua­r dhe 60- vjeçari i ka shkuar në banesë për t’i vënë tritolin. Policia ka sekuestrua­r 3 kallëpe me lëndë plasëse, një fitil me detonator dhe 20 metra fitil zjarrpërcj­ellës. “Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in Nr. 4, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bastar i Mesëm, ku ishte vendosur një sasi lënde plasëse në banesën e shtetasit B. H., bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake”, “Kanosja” dhe “Shkatërrim­i i pronës”, i shtetasit P. H., 60 vjeç, pasi në fshatin Bastar i Mesëm, Njësia Administra­tive Zall Bastar, dyshohet se ka vendosur një sasi të vogël lënde plasëse në dritaren e banesës e shtetasit B. H., duke i shkaktuar dëme të lehta materiale”, njoftoi ndër të tjera policia. Ndërsa sqaroi se gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 20 metra fitil zjarrpërcj­ellës, një detonator dhe 3 kallëpe të dyshuara me lëndë plasëse. Materialet i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake”, “Kanosja” dhe “Shkatërrim­i i pronës”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania