Zbardhet lista e re me emrat e 596 pensionistëve, që do të përfitojnë pension suplementar
Ligji i ri/ Cilat janë llojet e përfitimeve, kategoritë që do të marrin më shumë para ISSH: Kemi mbi 12 mijë përfitues deri në 4 maj, vijon verifikimi
tokë" dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
b) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, "Punë, që hyjnë në kategorinë e parë", krerët IV, pikat 2 e 3, dhe XI, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni", të ndryshuar.
c) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, "Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë", kreu V, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni", të ndryshuar, dhe personeli inxhiniero- teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ç) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni",- thuhet në ligj.
Ndërkohë shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit, e përfitojnë: ish- punonjësit, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, shtesën mbi pension, sipas shkronjës "a", e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj; si dhe shtesën mbi pension, sipas shkronjës "a", të kësaj pike, e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/ 2014 "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë", kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.