Gazeta Shqiptare

"Nuk jam mama perfekte", Floriana Garo tregon për mëmësinë dhe jetën në karantinë

Si i ka ndryshuar izolimi aktivitete­t e moderatore­s në Zvicër "COVID- 19 na mblodhi në shtëpi, fëmijët i ngjajnë bashkëshor­tit"

-

Kishim kohë pa dëg juar për ish- modera toren Floriana Garo. Bukuroshja ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin e mëngjesit "Kafe Shqeto" në "Syri TV", ku foli për mënyrën se si po i kalon ditët në karantinë. Siç është e ditur, tashmë Floriana është nënë e dy fëmijëve, një vajze të quajtur Adia, lindur në mars të 2018- ës dhe të një djali të quajtur Priam, lindur dhjetorin e vitit që lamë pas, për të cilët u shpreh se kalon aq kohë sa mundet për shkak të angazhimev­e. "Nuk po them që jam mamaja perfekte. Megjithatë, mundohem të bëj më të mirën, të kaloj aq kohë sa mundem me fëmijët e mi, duke iu mësuar gjëra të reja, duke qenë një model i mirë për ta, pasi kjo është detyra e çdo prindi, që të bëhet model i mirë për fëmijët e vet. Ndërkohë që shikoj se sa shpejt ata rriten, sa shpejt kalon koha, sa shumë ndryshojnë me kalimin e ditëve, njëherë më ngjajnë mua, njëherë nuk më ngjajnë mua; njëherë tim shoqi, është shumë interesant­e. Sigurisht, kaloj gjithë kohë e lirë me ta, gjithashtu kam edhe ndihmë në shtëpi për t'u kujdesur, gjë që më lehtëson shumë, kështu që pjesën tjetër të ditës jam me angazhimet e mia. Gjatë kësaj kohe të COVID- 19 unë banoj shumë afër zyrave

Ndërkohë që shikoj se sa shpejt ata rriten, sa shpejt kalon koha, sa shumë

ndryshojnë me kalimin e ditëve, njëherë më ngjajnë mua, njëherë nuk më ngjajnë mua; njëherë tim shoqi,

është shumë interesant­e.

tona, kështu që shkoj dhe vij mbaroj punët dhe kthehem këtu i jap qumësht djalit, merrem me vajzën, shkoj prapë punë. Besoj se COVID19 ka shërbyer për mirë, pasi na ka mbledhur në këto dy destinacio­ne", u shpreh

Garo. Ndërsa, përsa u përket masave të marra nga qeveria zvicerane, Garo u shpreh: "Në fillim mua më erdhi si surprizë si gjithë të tjerët, pasi askush nuk e kishte menduar që situata do të vinte në këtë pikë, ku bota vendosi të mbyllej dhe të gjitha planet e njerëzve të ktheheshin krejtësish­t në të kundërt. Por e mora me një lloj pozitivite­ti dhe ajo që ka ndikuar më shumë them se këtu gjërat nuk kanë qenë alarmante, qeveria nuk ka qenë alarmante, mediat nuk janë alarmante. Sigurisht, njerëzit infektohen, ka dhe viktima, por nuk bëhet alarmante kjo gjë". Kujtojmë se në këto ditë të vështira për mbarë botën, personazhe­t publikë kanë ndërmarrë nisma interesant­e, për të qenë virtualish­t me njerëzit. Një sërë projektesh, që kanë marrë jetë në këto kohë pritet që të vijojnë edhe pasi gjendja që ka pllakosur botën të jetë stabilizua­r.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania