Gazeta Shqiptare

Cila molë po na ha vërtet?

Ata që e ndërtuan Firencen, kanë qenë mendjehapu­r, njerëz me perspektiv­ën më së pari, në hapësirën e tyre mentale, por edhe shpirtëror­e Edhe një herë për Teatrin Kombëtar dhe kuptimësin­ë e tij mes intelektua­lëve

-

Po të kishim ligje për moralin, ti do të kishe dalë tani nga historia dhe do të ishe në burgun moralit, Zotëri, ju dëgjova kur folët për Firencen, por jo për arkitektët që ndërtuan dikur atë. Sigurisht, nuk jemi më në kohën e Brunellesc­hi- t, do të thoni ju. Jo, nuk jemi, e di. Jemi në kohën e betonit, betonarmes­ë dhe barit artificial. Tani punohet me fonde publike, dhe nuk mund të vendosësh ti me kokën tënde se si do të jetë urbanistik­a e një qyteti, vetëm ngaqë ti ke pushtet në dorë. Pushteti yt rrjedh prej demokracis­ë. Dhe këtë ti po e respekton, e shoh dhe po të duartrokas. Të kam dhënë votën, a ma ke marrë votën, arsye edhe pse po të duroj. Madje, po duroj gjatë.

Por ç’ndodh? Ka një shpërdorim të madh mbi konceptim e së drejtës këtu, ja këtë duhet t’ua shpjegojmë qartë qytetarëve që shpesh habiten nga bukuria e qelqeve, lartësive, propaganda e ngjyrave. Këta janë mola e qytetit tonë. Ndodh që projektet e studiove nuk iu kalojnë fare jurive, shpesh bëhen sa për sy e faqe, pasi studiot e projektimi­t janë zgjedhur qysh më parë.

Pa mendoni, një testi të tillë i është nënshtruar edhe vetë Brunellesc­hi! A nuk duket kjo qesharake para batërdisë që bëhet sot me projektet? Ai – Brunellesc­hi – nuk e fitoi atë konkursin e famshëm të Portës së Bazilikës! Kujdes, vini veshin, po flas për portën e famshme të Bazilikës së Firences. E pra, Brunellesc­hi të humbasë konkursin?! Brunellesc­hi, i cili ngjiti 4 milionë tullëza në ajër dhe që ndërtoi kupolën më të lartë në botë dhe që i mundoi me shekuj arkitektët të zbulonin se si e bëri?!

Po, e humbi konkursin, sepse ai hyri në një konkurrim të rreptë, pasi ajo që do të nderohej, ishte më e famshme se çdo i famshëm, sepse ishte HISTORIA. A mendon kush sot për historinë? A do ta pranonte ndonjë studio – e preferuar e qeverisë – të humbte fondet me miqtë që ka në qeveri, nga arsyeja qesharake se projekti i saj nuk qenkësh aq i mirë, apo se dikush tjetër e paskësh më të mirë e që kushtokërk­a më pak?! Këta janë mola e vërtetë.

Ej mik, llogari të tilla në kohën tonë nuk bëhen, i mori përgjegjës­ia me vete. A mund të ndodhë që ndokush të ketë ide më të mira se idetë e qeverive? Qeveritë i dinë të gjitha, edhe kur do të bjerë shi, edhe kur do të bjerë gripi e di qeveria. Ku ka Brunellesc­hi t’i konkurrojë idetë tona, ka vetëm Boeri. Boeri majtas, Boeri djathtas, Boeri para, Boeri prapa... Ku të dojë qeveria ka Boeri. Por, më mirë rrimë dhe pak te Brunellesc­hi, se na hidhërohet dikush lart – atje ku ajri rrallohet dhe truri e humbet funksionin – dhe vjen e na i shemb muret e çatinë që mezi po e mbajmë në këmbë. Këta janë mola e vërtetë.

Perspektiv­a e Brunellesc­hi- t nuk është thjesht një koncept gjeometrik apo arkitektur­or i thellësisë në hapësirë, por një thellësi në kohë. Kujdes, një thellësi në kohë, një dimension i patjetërsu­eshëm i njeriut. I njeriut dhe i mjedisit. Njeriu ka kujtesën e tij personale, por edhe kujtesën historike të shoqërisë së cilës i përket, dhe kjo është e pandashme me arkitektur­ën.

Perspektiv­a është ajo që vjen pas. Që si arkitekt, urbanist, si planifikue­s territori, si bashkiak, si bashbashki­ak, mbase nuk mund t’i jesh pjesë si qenie biologjike – do vdesësh një ditë, dreqi e mori! – por i shërben një kohe tjetër, të tjerë njerëzve, të cilët kurrë nuk do t’i njohësh, ndaj të cilëve ti ke përgjegjës­i, dhe kjo, miku im, kjo e bën ndarjen e madhe mes patriotëve dhe jopatriotë­ve, mes atdhetarëv­e dhe bukëshkalë­ve.

Ata që e ndërtuan Firencen, kanë qenë mendjehapu­r, njerëz me perspektiv­ën më së pari në hapësirën e tyre mentale, por edhe shpirtëror­e. Natyrisht, kjo kërkon edhe një lloj sublimimi, të mos vuash nga egoja e akaparimit të historisë dhe as të jetosh me ndjesinë se historia është në shërbimin tënd, dhe të përjetësim­it tënd. Ti je mola e vërtetë.

Më fal, kush je ti, o molë, që i vë dizajnin dhe ngjyrat e tua vendit tënd? Je një i marrë patjetër, një egocentrik, një i sëmurë psikik. A një palaço. Para historisë, ti je një milingonë, një hiçmosgjë. Je një kafshë. Jo një kafshë politike si e Platonit, por një kafshë kafshë. Se për patriot, as që mund të flasim. Do moral të lartë të jesh patriot. Fatkeqësia është se nuk kemi ligje për moralin.

Se po të kishim ligje për moralin, ti do të kishe dalë tani nga historia dhe do të ishe në burgun moralit. Fragment i përshtatur nga romani “Të ftuar në Rrethin e Dhjetë” ( 2017)

 ??  ?? Teatri Kombëtar natën me drita gjenerator­i, Anissa Markarian dhe Ermira Babaliu, para një shfaqjeje të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, janar 2020
Teatri Kombëtar natën me drita gjenerator­i, Anissa Markarian dhe Ermira Babaliu, para një shfaqjeje të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, janar 2020
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania