Gazeta Shqiptare

Për ata që mendojnë “U mbyllëm kot!”

-

lartë e dinë se çfarë kanë kaluar dhe mund të dëshmojnë për ne të tjerët se çfarë mund të kalonim, po të mos mbylleshim. Qeveria bëri mirë që na mbylli herët dhe ne bëmë mirë që respektuam ndjesinë dhe psikozën tonë kolektive si komb i mësuar me të keqen, që në situata rreziku real na bën të bindur e të dëgjueshëm si qengja. Televizion­et tona do të bëjnë mirë të marrin të tilla dëshmi nga të shëruar që kanë përjetuar tmerrin. Kështu mësojmë të mos krihemi shumë këto ditët e fundit, duke sharë mbarë e prapë ata që na mbyllën brenda. Sa për ekonominë, ajo vërtet do të vuajë shumë. Qeveria ndihmoi me sa para gjeti në buxhet më të varfrit, por i duhet shumë punë me më të prekurit nga biznesi. Për biznesin dha një paketë prej çerek miliard dollarë, që sipërmarrj­et në vështirësi për të paguar punonjësit e tyre, të merrnin kredi bankare me interes zero. Këto para i vendosi si garanci, që u quajt sovrane. Dhe të 12 bankat tregtare u angazhuan të zbatonin këtë program. Pra, sipërmarrj­et me probleme parash letër ( likuiditet­i) për të paguar punonjësit mund të merrnin kredi bankare dhe në rast se nuk i kthenin, bankat do t’i drejtohesh­in Buxhetit të Shtetit, pasi ky po shërben tashmë si kolateral. Nga të dhënat prej bankave tregtare del se deri tani është përdorur apo jo rreth 19 për qind e fondit total, ose vetëm 38 milionë euro. E kanë përdorur kryesisht nga ndërmarrje­t e vogla dhe të mesme në tregti, shërbime dhe prodhim, përfshirë fasoneri, turizëm dhe tregti me pakicë. Ky program nuk ngjiti te sipërmarrj­et e mëdha. Dhe sot kemi 61 mijë të papunë më shumë. Ose 40 për qind më shumë nga sa kishim përpara pandemisë. Qeveria duhet të gjejë urgjent rrugë dhe mënyra të tjera për të ndihmuar sipërmarrj­et realisht në nevojë dhe hall të madh. Me rënien e pritshme të konsumit për mallra dhe shërbime jothemelor­e për jetën, do të jenë me qindra, ndoshta me mijëra sipërmarrj­et në prag të falimentim­it. Dhe afro 60 mijë punonjës të tjerë në rrezik për të përfunduar në mes të katër rrugëve. Qeveria do të jetë realisht shpresa e vetme për shtatë muajt e ardhshëm qershor- dhjetor. Të cilët, sado që të mbushur me politikë boshe nga të dyja krahët ( pozitë dhe opozitë) do të jenë më të vështirët për ekonominë dhe shoqërinë tonë, që nga marsi i vitit të mbrapshtë 1997.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania