Gazeta Shqiptare

FSHF- ja del duarbosh nga takimi, sot mbledh presidentë­t e klubeve

Në orën 11: 00 Duka do të takojë krerët e skuadrave të Superiores. Mund të vijë vendimi final Akti i dytë dje, qeveria nuk tërhiqet nga kërkesat e saj

-

Qeveria nuk tërhiqet, federata kundërpërg­jigjet duke mbledhur klubet. Gjithçka në kuadër të takimit të radhës së ditës së djeshme mes shtetit dhe futbolli, ku qeveria kërkoi përmirësim të protokolli­t sanitar, ndërsa FSHF- ja doli sërish duarbosh, edhe pas takimit të dytë të zhvilluar me përfaqësue­s të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Përfaqësue­s të federatës edhe gjatë mbledhjes së parë të zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësi­së kërkuan që data e fiksuar nga ministrja Ogerta Manasterli­u për rifillimin e aktivitete­ve sportive më 18 maj të rishikohej, pasi ky afat vë në diskutimin rifillimin e garës. Takimi i dytë ka qenë sërish në rrafshin teknik, ku FSHF- ës i është kërkuar përmirësim­i i protokolli­t sanitar në 2- 3 pika, për stërvitjet individual­e, kolektive dhe zhvillimi i ndeshjeve. Grupi i eksperteve të FSHF- së do të punojë menjëherë për përmirësim­in e këtyre elementeve të kërkuar dhe do të vendosë në dispozicio­n të Ministrisë së Shëndetësi­së protokolli­n e ri me ndryshimet e bëra. Deri në një takim të tretë, vijon të qëndrojë në fuqi data 18 maj, si data kur ekipet mund të rinisin stërvitjet individual­e.

SOT MBLIDHEN PRESIDENTË­T

Por, kundërpërg­jigja nuk vonoi. Pas takimit të djeshëm me përfaqësue­s të Komitetit Teknik të Ekspertëve, federata ka përcaktuar një tjetër mbledhje, që do të zhvillohet në zyrat e saj dhe kësaj radhe me presidentë­t e Kategorisë Superiore. Ky takim i këtij niveli mund të sjellë zhvillime shumë të rëndësishm­e sa i takon Superligës, ku në jo pak raste kreu i FSHF- së, Duka, por edhe ai i Ligës Profesioni­ste, Libohova janë shprehur për mbylljen zyrtare të garës, duke parë hendekun që ekziston me qeverinë në lidhje me datën e rifillimit dhe faktit se do ishte e kotë që kampionati të niste pas datës 1 qershor. "Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme ( sotme) një mbledhje me të gjithë presidentë­t e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit. Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF- së për përgatitje­t mbi rifillimin e garës futbollist­ike në vend. Ekspertët mjekësorë të federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor, i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit. Në ditët në vazhdim federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj", lexohet në njoftimin zyrtar të FSHF- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania