Gazeta Shqiptare

"L'Equipe" zbulon fenomenin e driblimeve në Europë

As Mesi dhe as Nejmar

-

Prestigjio­zja

franceze "L'Equipe" ka renditur ditën e djeshme dhjetë dribluesit më të mirë në kontinent dhe rezultatet janë vërtet befasuese. I pari është Bufal i Sauthempto­nit me 11.5 driblime për ndeshje. I dyti Nejmar, Mesi vetëm i nënti. Ndërkohë, asnjë gjurmë e Ronaldos në këtë renditje.

SOFIAN BUFAL ( SAUTHEMPTO­N)

Edhe sezonin e shkuar, ai ishte pjesë e dribluesve më të mirë në Europë. Mesfushori­sulmues është aktualisht lojtari që prodhon më shumë driblime: 11.5 për ndeshje.

NEJMAR ( PSG)

Kundërshta­rët e tij shpesh bezdisen, duke qenë se ai shpesh i bën për tallje, por driblemet e gjeniut brazilian e kanë kthyer atë në një legjendë. Këtë sezon ai u ndal në 10.9 për ndeshje.

JUSEF ATAL ( NISË)

Dribluesi i dytë më i mirë në Ligue 1 me 10.4 të tilla për ndeshje na qenkësh një… mbrojtës. Atalit i pëlqen kaq shumë të driblojë, sa dhjetorin e shkuar u dëmtua vetë në gju duke provuar një dribluar.

ALAN SEINTMAKSI­MIN ( NJUKASTËLL)

"Kam mësuar të luaj në rrugë. Kur kam topin, dua të mposht kundërshta­rin tim, ta dribloj, të luaj lirshëm dhe të shprehem", ka thënë ai për "Telegraph" në fund të vitit të shkuar. Këtë sezon, ai po ecën me një mesatare prej 9.8 driblimesh për ndeshje.

UILLFRID ZAHA ( KRISTAL PALAS)

Shkurtin e kaluar, sulmuesi bregfildis­htas, që ecën me 9 driblime për ndeshje në këtë sezon, u ankua se nuk mbrohej shumë nga arbitrat. "E gjithë bota e di sesi luaj unë, nuk do rresht kurrë së dribluari", tha ai, pavarësish­t se është viktimë e faulleve të shumtë në ndeshje.

ADAMA TRAORE ( ULVËRHEMPT­ON)

Një zhvendosje takike në fillim të sezonit e lejoi që të çlirohej nga detyrat mbrojtëse dhe të ishte më sulmues. Me 9 driblime për ndeshje, njësoj si Zaha, është një nga më të mirët në Premier League në këtë sezon.

ZHEREMI BOGA ( SASUOLO)

I lindur në Marsejë, lojtari bregfildis­htas, çdo gjë e ka mësuar në lagjen e tij. "Kam dashur gjithmonë të dribloj, të merrja kënaqësi nga lufta një kundër një, të eliminoja kundërshta­rin tim", tha këtë dhjetor për sajtin "Foot Mercato" dribluesi më i mirë i Serie A, me 8.8 të tilla për ndeshje.

VINICIUS JUNIOR ( REAL MADRID)

Ishte heroi i klasikes së fundit të fituar nga Real Madridi ( 2- 0). Braziliani i ri është ende në rritje, por është shumë entuziast, ndaj edhe Zinedin Zidan e pëlqen shumë. Ai këtë sezon ka realizuar 8.6 driblime për ndeshje.

LIONEL MESI ( BARCELONA)

Në renditjen e fundsezoni­t, ai gjithmonë gjendet i mirëvendos­ur kur bëhet fjalë për driblimet. Në Spanjë është i dyti pas Viniciusit, i nënti në renditjen e përgjithsh­me, me 8.4 driblime për ndeshje.

ABDUL KADER BAMBA ( NANTË)

Driblimi i tij më i bukur ishte padyshim ai që bëri ndaj Drakslerit të PSG, por Bamba ka shifra të larta në gjithë këtë sezon. 7.4 driblime për ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania