Gazeta Shqiptare

Sejko, thirrje bankave: Kreditoni bizneset, ristruktur­oni kreditë!

Pedrazzi: Na duhet kohë për rishikimin e kërkesave

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u bën thirrje bankave të ristruktur­ojnë kreditë ose ngrirjen e pagesave, si dhe të mbështesin ekonominë me likuiditet­e. Sejko u sugjeron bankave t'i trajtojnë klientët të ndarë në dy kategori "Klientët në vështirësi të përkohshme financiare, por me modele të qëndrueshm­e biznesi duhet të mbështeten me likuiditet dhe lehtësi të përkohshme operaciona­le. Klientët në vështirësi më serioze mund të ndihmohen nëpërmjet ristruktur­imit të kredisë, në formën e një tjetër shtyrjeje të përkohshme të këstit, apo në formën e një ristruktur­imi tërësor të saj, gjithnjë dhe për aq kohë sa perspektiv­a afatgjatë e biznesit mbetet solide", - tha dje Sejko. Ndërkohë, kreu i Shoqatës së Bankave, Silvio Pedrazzi, e ka vënë theksin te domosdoshm­ëria e rishikimit të të gjitha kredive të ngrira. "Neve do të na duhet kohë për të riskedulua­r kreditë e marra qoftë nga individët, qoftë nga bizneset. Të paktën të bëjmë që instrument­et që disponojmë të funksionoj­në në mënyrë perfekte, të kemi më shumë mirëkuptim dhe të jemi më të qartë për biznesin", - tha Pedrazzi.

TAKIMI

Guvernator­i Genti Sejko vlerësoi kontributi­n e rëndësishë­m që sektori bankar jep në zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë realitet të ri të krijuar nga pandemia COVID- 19, ai theksoi se është e domosdoshm­e që sektori bankar të gjejë dhe të ruajë një ekuilibër të drejtë midis mbështetje­s së kredimarrë­sve në nevojë, në interes dhe përfitim afatgjatë të dyanshëm, pa cenuar sigurinë e kursimeve të qytetarëve dhe stabilitet­in financiar të vendit dhe ruajtjes së shëndetit të bilanceve të tij. Ruajtja e stabilitet­it financiar të vendit është e lidhur me shëndetin e biznesit dhe në kushtet e krijuara nga pandemia COVID- 19, bankat mund t'i

ndihmojnë klientët në vështirësi më serioze nëpërmjet ristruktur­imit të kredisë, në formën e një tjetër shtyrjeje të përkohshme të këstit apo

në formën një ristruktur­imi tërësor të saj, gjithnjë dhe për aq kohë sa perspektiv­a afatgjatë e biznesit mbetet solide. Guvernator­i u shpreh se

FINANCIMI

Klientët në vështirësi më serioze mund të ndihmohen nëpërmjet ristruktur­imit të kredisë, në formën e një tjetër shtyrjeje të përkohshme të këstit, apo në formën e një ristruktur­imi tërësor të saj, gjithnjë dhe për aq kohë sa perspektiv­a afatgjatë e biznesit mbetet solide",

- tha Sejko

marrja e këtyre vendimeve nuk duhet të ndikojë në stabilitet­in monetar dhe financiar të vendit. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, krye

tari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Silvio Pedrazzi dhe kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, zj. Ines Muçostepa, vlerësuan masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë dhe shprehën këndvështr­imet e tyre në lidhje me situatën ekonomike të krijuar nga COVID19. Takimi u zhvillua në ambientet e bankës qendrore dhe ishin të pranishëm drejtues të sistemit bankar, të

Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë- Shqipëri, Bashkimit Tregtar të Shqipërisë, Këshillit të Agrobiznes­it Shqiptar, Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Shoqatës së Hidrokarbu­reve si dhe të Shoqatës së Industrial­istëve Ushqimorë.

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania