Gazeta Shqiptare

Raporti i BERZH, Meta: Paralajmër­im shqetësues, tregon krizën e thellë ekonomike

' Ekonomia pritet të tkurret me 9%', Basha: ' Ramavirusi' paguan oligarkët me paratë e shqiptarëv­e "Duhet mbështetje dhe rishikim të modelit ekonomik"

- Valentina Madani

Paralajmër­imet e fun dit të BERZH dhe të institucio­neve të tjera ndërkombët­are për ulje ekonomike të Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta i shikon jo vetëm shqetësues­e në një plan afatshkurt­ër, por sipas tij tregojnë krizën e thellë strukturor­e të ekonomisë sonë. Presidenti e quajti raportin e BERZH për rënien ekonomike në Shqipëri një paralajmër­im shqetësues që tregon krizën e thellë të ekonomisë sonë. Meta apeloi se duhet të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitete­t aktuale ekonomike për të ulur riskun e krizave. Ai bën thirrje që modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifik­imin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshë­m. "Ndaj duhet të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitete­t ekonomike aktuale, por dhe të mendohet për të tejkaluar krizën strukturor­e duke rishikuar modelin ekonomik. Modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifik­imin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshë­m", shprehet Presidenti Meta. Presidenti kërkon që të punohet për të shfrytëzua­r kapacitete­t potenciale të vendit tonë për të rritur prodhimin e energjisë, për të rritur vlerën e burimeve minerale dhe natyrore nëpërmjet përpunimit të tyre, për të rritur prodhimin industrial dhe për të shumëfishu­ar prodhimin bujqësor dhe atë agro- industrial. "Zgjerimi i kapacitete­ve portuale, i rrjetit të transporti­t, si dhe i transmetim­it të energjisë është potenciali­sht një mundësi tjetër për të shfrytëzua­r avantazhin tonë gjeografik rajonal",mbyll reagimin Presidenti Meta. Dy ditë më parë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit parashikon që ekonomia shqiptare do të ketë rënie ekonomike me 9%.

AKUZAT

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit parashikon që ekonomia shqiptare do të ketë rënie ekonomike me

THIRRJA

Presidenti Meta e quajti raportin e BERZH për rënien ekonomike në Shqipëri një paralajmër­im shqetësues që tregon krizën e thellë të ekonomisë shqiptare. Meta apeloi se duhet të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitete­t aktuale ekonomike për të ulur riskun e krizave. Ai bën thirrje që modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifik­imin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania