Gazeta Shqiptare

‘ Bizneset në kolaps’, Basha: Normalitet­i i vështirë, qeveria s’ka strategji

“Mbi 70% e shqiptarëv­e pa asnjë ndihmë ekonomike”

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha e sheh të vësh tirë kthimin e shqiptarëv­e në normalitet pasi sipas tij qeveria nuk ka një strategji konkrete për daljen e vendit nga kriza ekonomike. Basha ka bindjen e plotë se Shqipëria ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhi­mit të krizës për shkak të pandemisë. Ai bëri thirrje që të mbështeten familjet në vështirësi. Kreu i opozitës takoi dje tregtarë dhe pronarë biznesesh në Tiranë, duke ndarë me ta shqetësimi­n për situatën ekonomike. Të shumtë ishin qytetarët që u shprehën se situata aktuale e koronaviru­sit i ka rrënuar ekonomikis­ht. “Puna është copë- copë, dy- tre veta kanë ardhur, pesë shitje për dy javë. I kemi hequr sepse s’ka punë, s’të leverdis”,- i tha një tregtar Bashës, që vuri në dukje paaftësinë e shtetit për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. “Këtë duhet të kishte bërë shteti, ata të pestë t’i mbante me rrogë nga taksat tuaja se taksat për këtë punë duheshin”, u shpreh Basha. Një tregtar i tregoi se ka mbajtur në tjera në postimin e tij, Basha shkruan se mbi 70% e shqiptarëv­e janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura. Sa më shumë qytetarë takoj aq më prezent bëhet shqetësimi për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit, por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangsh­me. Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhi­mit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Të rinisësh normalitet­in pa strategji dhe pa ndihmë konkrete, siç bën Rama, do të thotë t’i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit. Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Dhe jo për fjalë dhe show në “Facebook”. Mbi 70% e shqiptarëv­e janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura. Ndërsa vendi zhytet në varfëri Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij”, - shprehet z. Basha.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha me bizneset
Kreu i PD, Lulzim Basha me bizneset
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha me bizneset
Kreu i PD, Lulzim Basha me bizneset

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania