Gazeta Shqiptare

Tri orë debat për “Zgjedhoren”, PD: S’heqim dorë nga qeveria transitore

“Rama provokoi rëndë”, zbardhen ‘ e- mailet’ e shkëmbyera në Këshillin Politik Gjiknuri: Zgjidhja mund të vijë nga një tryezë Rama- Basha

- Valentina Madani

KONFLIKTI

Anëtarët e Këshillit të Reformës Zgjedhore nuk gjetën dje gjuhën e përbashkët sa i përket mundësisë së një qeverie teknike. Këtë marrëveshj­e, pas një debati të fortë, anëtarët e mazhorancë­s dhe opozitës ua lanë kryetarëve të partive politike.

Deklaratat e kryeminis trit Edi Rama për Re formën Zgjedhore për kufizimin vetëm te rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it nuk janë mirëpritur nga opozita, pasi ajo beson se pas tyre fshihet qëllimi i tij për të shkatërrua­r konsensusi­n për reformën zgjedhore. Të paktën dy “e- mail”- e të shkëmbyera mbrëmjen e së martës në grupin e Këshillit Politik e dëshmojnë këtë, teksa paralajmër­uan se mbledhja e djeshme do të ishte një takim i vështirë, ai mes përfaqësue­sve parlamenta­rë Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari dhe përfaqësue­sve të opozitës, Oerd Bylykbashi ( PD) dhe Petrit Vasili ( LSI). Nënkryetar­i i LSI- së shprehu shqetësimi­n i pari me një “e- mail” për anëtarët e Këshillit Politik dhe ekspertëve të huaj që bëjnë pjesë në të. Përfaqësue­si i PD- së, Oerd Bylykbashi, mbështeti shqetësime­t e ngritura nga Petrit Vasili në lidhje me qëndrimet ultimative të kryeminist­rit që pengojnë konsensusi­n në Këshillin Politik.

DEBATI

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore zhvilloi dje mbledhjen e radhës në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Përfaqësue­si i mazhorancë­s, Damian Gjiknuri, tregoi se në këtë takim ekspertët paraqitën propozimet e tyre dhe është rënë dakord që trajtojnë disa çështje, ku mes palëve ka konsensus. Por mbledhja nisi me debate të forta për të përfunduar me një dakordësi mes palëve. Një mbledhje që zgjati për afro tri orë e që çoi në tërheqjen e mazhorancë­s nga deklarata e bërë nga kryeminist­ri Rama, i cili u shpreh për depolitizi­m të plotë të administra­tës zgjedhore dhe përbërjen e kolegjit nga gjyqtarë që kanë kaluar në sitën e vetingut. “Nuk duhet të përdoren deklaratat politike për të ikur nga tryeza. Negociator­ët nuk kanë pse të jenë në trysninë e çdo deklarimi politik. Përkundraz­i, nisur nga parimet e rëndësishm­e që i ka thënë edhe kryeminist­ri, edhe vëzhguesit ndërkombët­arë, ne të mundohemi të gjejmë zgjidhje që akomodojnë interesat”, - u shpreh z. Gjiknuri. Për opozitën, prishja e marrëveshj­es së janarit minon procesin dhe çon drejt një reforme jo konsensual­e. Ndaj dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga propozimet e saj, që tashmë ndodhen në duart e ekspertëve. “Ne nuk tërhiqemi nga ato. Nuk mundet Rama që të marrë në xhepin e tij administra­tën zgjedhore, duke emëruar militantë politikë të veshur si të pavarur dhe po ashtu, nuk do të ketë mundësi që të marrë Kolegjin Zgjedhor për t’u vënë vulën manipulime­ve që kryhen me administra­tën e kapur politikish­t”, - theksoi z. Bylykbashi.

ZGJIDHJA

Në një pikë, bashkëkrye­tari i Komisionit të Reformës

Elektorale, socialisti Damian Gjiknuri mendon si kryeminist­ri, që për shumë çështje që tejkalojnë vullnetin e këshillit, zgjidhja mund të vijë nga një tryezë dialogu Rama- Basha. Por kjo çështje, vështirë se mund të pranohet nga opozita. “E ka thënë Rama, po e them edhe unë, nëse për çështje shumë serioze kërkohet vendim final, jam i gatshëm të ulem me Bashën në tavolinë negociatas­h në çdo moment që ai e konsideron të arsyeshme, komunikimi është prerë në disa nivele”, - theksoi z. Gjiknuri. Kurse demokrati Oerd Bylykbashi bëri të qartë: “Nuk do të ketë mundësi të marrë Kolegjin Zgjedhor për t’u vënë vulën manipulime­ve që kryen me administra­tën e kapur politikish­t”. Sistemi zgjedhor, i kërkuar me forcë nga opozita parlamenta­re ishte një tjetër çështje që pritet të hapë një tjetër debat në tryezë. Teksa Gjiknuri e Bylykbashi u shprehën të hapur, pas mbledhjes bashkëkrye­tarja Rudina Hajdari u shfaq jo pak e revoltuar, duke akuzuar palët për pakt. “Unë këtë betejë do ta çoj deri në fund”, - tha Hajdari. Palët ranë dakord që të mblidhen të hënën për të vijuar punën, me qëllim që sikundër u angazhuan, të përmbyllin brenda 31 majit reformën elektorale.

 ??  ?? Tryeza e djeshme e Këshillit Politik për reformën zgjedhore
Tryeza e djeshme e Këshillit Politik për reformën zgjedhore
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania