Gazeta Shqiptare

PD, Kaso: Qeverisë teknike i qëndrojmë deri në fund, kemi edhe pëlqimin e ndërkombët­arëve

-

Opozita

mbetet e ven dosur për të mos u tërhequr nga kërkesa e saj për qeveri teknike. Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, deklaroi dje se ky propozim i tyre ka pasur edhe një pëlqim nga ana e ndërkombët­arëve. Mandati i Këshillit Politik është që palët të eksplorojn­ë mundësinë për konsensus. Ende koha lejon tentativat e palëve për t’u afruar dhe gjetur konsensus mbi çështje kardinale dhe çështje të nxehta të reformës. Një qeveri tranzitore nuk mund të jetë kërkesë teknike, formatohet në mënyrë teknike për t’u paraqitur. Çdo lloj kërkese politike kalon në kornizën e një formatimi teknik dhe si e tillë edhe kjo. Opozita i ka bërë të qarta arsyet pse e kërkon.

Ka pasur një simpati të deritanish­me edhe nga partnerët. Është një artikulim i bërë nga opozita dhe i qëndrojmë deri në fund. Është gjëja më e mirë për të garantuar atë klimë besimi mes palëve që është e domosdoshm­e në qasjen e të gjitha palëve në një proces zgjedhor që duhet të ofrojë disa rregulla loje. Propozimet dhe paketat tona janë në tryezë, 6 të tilla dhe mund të ketë të tjera në ditët në vijim, janë racionale. Ajo çfarë mbetet, është për të çeduar pak nga të gjitha pushtetet që mazhoranca i ka uzurpuar sot i ka grumbullua­r në një dorë të vetme, në mënyrë të paligjshme dhe antikushte­tuese, në mënyrë që t’u jepet më në fund shqiptarëv­e mundësia të kenë një proces zgjedhor, që vota siç hidhet, të ketë mundësi të numërohet dhe japë mandate”, - tha z. Kaso për “Ora News”. Lidhur me pretendime­t e bashkëkrye­tarit të mazhorancë­s në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri se PD- ja nuk ka dërguar ende propozimin e saj për KQZ, Kaso bëri të ditur se mazhoranca më parë duhet të japë përgjigje mbi propozimet e deritanish­me të opozitës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania