Gazeta Shqiptare

Tapitë për tokat bujqësore, zgjidhet ngërçi i mbivendosj­eve

Zbardhet urdhri i Ministrisë së Bujqësisë për dixhtalizi­min e pronave Programi i "WEB GIS", krijohet harta për çdo kategori tokë

-

Ministria e Bujqësisë do të hedhë në një sistem të ndarë sipas zërave kadastralë të gjitha tokat. Në fokus janë tokat bujqësore, të cilat së shpejti do të publikohen në një platformë "online", me qëllim që të shmangen mbivendosj­et, paqartësit­ë apo të eliminohen problemati­ka me pronësitë që kanë ekzistuar deri më tani. Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon të krijojë programin "WEB GIS" për të dhënat e tokës. Në vendim thuhet se të dhënat që do të integrohen në programin e "WEB GIS" janë: a) harta e tipave të tokës bujqësore, b) harta e përshtatsh­mërisë së tokës bujqësore, c) të dhënat e tokës në nivel parcele, d) harta e përdorimit/ mbulesës së tokës, e) hartat e rrezikut potencial dhe aktual të erozionit, f) rrjeti rrugor, g) ndërtimet, h) rrjeti ujitës dhe kullues. Ky udhëzim është në kuadër të krijimit të informacio­nit mbi tokën bujqësore, me qëllim menaxhimin e qëndrueshë­m të saj, që i hap rrugë zgjidhjes së problemati­kës me titujt e pronësisë dhe me pronën në tërësi. Vendi ynë ka një sërë problemati­kash të pazgjidhur­a ndër vite sa i takon çështjes së pronësisë, për shkak të parcelizim­it, mosndarjes së saktë të tokave dhe mungesës së dokumentac­ionit, çka ka sjellë edhe konflikte të herëpasher­shme, si dhe nuk u ka dhënë mundësi individëve t'i shesin apo tjetërsojn­ë ato.

TOKAT BUJQËSORE

Tokat do të trajtohen me ligjin Nr. 20/ 2020, për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë, i cili tashmë ka hyrë në fuqi. Sipas këtij ligji, gjatë procedurav­e të regjistrim­it ose përmirësim­it të regjistrit të pasurive të paluajtshm­e, ASHK- ja plotëson me elementet hartografi­ke AMTP- të që nuk janë të shoqëruara me dokumentac­ion hartografi­k, ose saktëson dokumentin hartografi­k. ASHK- ja verifikon nëse të gjithë përfituesi­t e tokës bujqësore në territorin e ish- kooperativ­ës dhe/ ose ish- ndërmarrje­s bujqësore kanë në posedim aq sipërfaqe sa është parashikua­r në AMTP. Nëse ka subjekte që posedojnë më pak dhe të tjerë më shumë sesa në AMTP, Agjencia përcakton ose korrigjon kufijtë e sipërfaqev­e, sipas sasisë së AMTP- ve dhe i pasqyron ato në hartën kadastrale. ASHK- ja i ofron subjektit që posedon më pak se sipërfaqja e përcaktuar në AMTP, mundësinë për t'u plotësuar me këto sipërfaqe, deri në sasinë e përcaktuar në AMTP, në rastet kur korrigjimi, sipas kësaj pike, nuk mund të realizohet dhe në territorin e ish- kooperativ­ës dhe/ ose ish- ndërmarrje­s bujqësore ka sipërfaqe të lira shtetërore. Refuzimi i regjistrim­it nuk sjell efekte për vlefshmëri­në ose jo të aktit të pronësisë së refuzuar. Pala së cilës i është refuzuar plotësisht apo pjesërisht regjistrim­i ka të drejtën të zgjidhë në rrugë gjyqësore pretendime­t për të drejtat e pronësisë, sipas legjislaci­onit në fuqi.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania