Gazeta Shqiptare

"E- Albania", në prill 2.82 milionë aplikime për leje për dalje

-

paktën 2.82 milionë leje për dalje janë marrë nga qytetarët në "e- Albania" gjatë muajit prill, kur lehtësitë ishin ende të vogla dhe qarkullimi ishte maksimalis­ht i kufizuar. Fillimisht leja për dalje ishte 60- minutëshe dhe vetëm për këmbësorët. Më pas, kjo lejë u bë 90 minuta. Statistika­t e portalit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset tregojnë për një numër rekord vizitash mbi 15.2 milionë të tilla në muajin e katërt të këtij viti. Po kështu, duke qenë se sigurimi i dokumentev­e dhe lejeve specifike mund të bëhej vetëm "online" të dhënat tregojnë se pati mbi 141 mijë përdorues të rinj të regjistrua­r në faqe. Në ndarjen e përdorimit të aplikacion­it nga kompjuteri apo telefoni mbizotëron e para teksa nga telefoni janë mbi 469 mijë përdorues. Shërbime elektronik­e janë marrë në masën 5.2 milionë herë. Muaji prill, edhe pse ka qenë një muaj karantine dhe me lëvizje të kufizuara duket se nuk ka lënë kaq inaktiv sektorin e ndërtimit. Të dhënat e portalit tregojnë se vetëm gjatë këtij muaji janë bërë 956 aplikime për leje ndërtimi. Por cilat janë 10 shërbimet më të përdorura të muajit në portal? Në vend të parë sikurse përmendëm më sipër ishte aplikimi për leje dalje me 2.82 milionë aplikime. Në vendin e dytë është vërtetimi për pagesën e kontribute­ve për individin. Situata e bizneseve ndryshoi drastikish­t në mars dhe prill dhe një pjesë e punonjësve janë lënë duke punuar nga shtëpia kur ishte mundësia, të tjerë janë pezulluar e një grup tjetër edhe larguar përfundimi­sht nga listëpages­at. Duket se vërtetimet për pagesën e kontribute­ve lidhen pikërisht me këtë aspekt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania