Gazeta Shqiptare

Pozitivite­ti i koronaviru­sit nën 2%, vetëm 4 raste të reja në ditë

Ministria e Shëndetësi­së: Janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 530 serologjik­e Beqo: Ndër të infektuari­t edhe një grua shtatzënë, 161 pacientë aktivë

-

grua shtatzënë. Ndërsa të shëruar janë 6 qytetarë. Deri më 13 maj janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar",theksoi Beqo.

PACIENTË AKTIVË

Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër ndërkohë situata në spitale paraqitet e qëndrueshm­e prej

TË SHËRUAR

"Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësis­ht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilëve një grua shtatzënë. Ndërsa të shëruar janë 6 qytetarë. Deri më 13 maj janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar",- theksoi Beqo.

ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjik­e. Pavarësish­t situatës së përmirësua­r, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale theksoi se është shumë e rëndësishm­e që qytetarët të ruajnë distancimi­n fizik dhe higjienën per

sonale; bizneset të zbatojnë protokolle­t e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. "Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojn­ë shenjat e sëmundjes COVID- 19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacio­n në lidhje me COVID- 19, për këshillim psikologji­k në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40- 40",tha Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ?? Specialist­ja e Ministrisë së Shëndetësi­e dhe Mbrojtjes Sociale, Flutura Beqo
Specialist­ja e Ministrisë së Shëndetësi­e dhe Mbrojtjes Sociale, Flutura Beqo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania