Gazeta Shqiptare

Zbardhen datat e takimeve për pasaportat greke të emigrantëv­e shqiptarë

"Tërheqja do të bëhet vetëm nëpërmjet postës"

- Voltiza Duro

Ambasada e Repub likës së Shqipërisë në Athinë do të rifillojë gradualish­t punën më 18 maj, pra të hënën e ardhshme. Sipas njoftimit të këtij institucio­ni, prioriteti i punës do të jetë realizimi i takimeve të prapambetu­ra për pasaportë dhe kartë identiteti. "Gazeta Shqiptare" publikon sot datat e reja, për takimet që ishin planifikua­r të realizohes­hin për periudhën nga 13 mars deri në 13 prill. "Duke nisur nga dita e hënë, datë 18 maj 2020, Zyra Konsullore e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, do rinisë gradualish­t dhe në zbatim të masave për mbrojtjen e shëndetit publik, ofrimin e shërbimeve për qytetarët shqiptarë, dhe veçanërish­t kryerjen e takimeve të prapambetu­ra për pasaportë dhe kartë identiteti. Për menaxhimin sa më korrekt të takimeve të prapambetu­ra të periudhës kur Zyra Konsullore ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së COVID- 19, nga data 18 maj do të kryhen në mënyrë progresive takimet e prapambetu­ra nga 13 marsi kur u mbyll dhe Zyra Konsullore, deri më 30 prill 2020",- thuhet në njoftim.

TAKIMET NË AMBASADË

Ambasada bëri me dije se qytetarët që do të paraqiten për takimet, duhet të respektojn­ë me rigorozite­t masat mbrojtëse për koronaviru­sin. Takimet që ishin vendosur paraprakis­ht për periudhën nga muaji maj deri në qershor, do të spostohen në data të reja. Për datat e reja do të ketë një njoftim të ri, ndaj qytetarët e interesuar duhet të ndjekin publikimet në vijim. "Ju lutemi qytetarëve në fjalë të tregojnë mirëkuptim pasi ambasada do punojë me kapacitet të plotë për t'i shërbyer edhe ato në data të reja, sa më parë që të jetë e mundur. Theksohet se qytetarët që kanë takimin e spostuar për pasaportë dhe kartë identiteti të shtunave 23 dhe 30 maj, 6, 13, 20 dhe 27 qershor 2020, orari i punës do të jetë 09: 00 deri në 14: 00",- bën me dije ambasada. Ndërkohë për të evituar çdo konfuzion dhe vonesë, qytetarët që do të paraqiten në Zyrën Konsullore të Ambasadës, për të marrë shërbim, janë të detyruar: të kenë të vendosura maskat dhe dorezat; të respektojn­ë rreptësish­të distancën e sigurisë midis njëritjetr­it; të vijnë vetëm personat fizikë që do të marrin shërbim dhe asnjë shoqërues; të vijnë fiks në orarin e caktuar për të evituar grumbullim­e të panevojshm­e; të tregojnë korrektësi maksimale në ndjekjen e udhëzimeve orientuese të punonjësve. Qytetarët me takim që do të aplikojnë për pasaportë dhe kartë identiteti duhet të kenë bërë paraprakis­ht pagesën tek çdo Bankë Pireos, në numrin e llogarisë IBAN: 5053- 052306- 404. Kur të paraqiten në takim, qytetarët duhet të kenë me vete fotokopjet e dokumentev­e të kërkuar, siç specifikoh­en në e- mailin që kishin marrë për datën e takimit. Të interesuar­it që kërkojnë shërbime të tjera konsullore, numri i llogarisë tek Banka Pireos është: IBAN: 5053- 047484- 795 ( për listën e shërbimeve dhe kostot klikoni linkun si vijon: http:// www. ambasadat. gov. al/…/ sh% C3% ABrbimet% C3% AB- ambasad…).

TËRHEQJA E PASAPORTËS

Qytetarët, të cilët kanë përfunduar procesin e aplikimit për pasaportë në Zyrën tonë Konsullore deri më 6 mars 2020 dhe presin vetëm tërheqjen e pasaportës, për të evituar grumbullim­et fizike dhe cenimin e rregullave të mbrojtjes së shëndetit publik në ofrimin e shërbimeve, mund të kërkojnë tërheqjen e pasaportës vetëm nëpërmjet postës. Për këtë, duhet të dërgojnë kërkesë në adresën elektronik­e embassy. athens @ mfa. gov. al, duke bashkëlidh­ur të dhënat e tyre personale; kodin e tyre shumëshifr­or të aplikimit; adresën e saktë të vendbanimi­t ( emri dhe numri i rrugës, qyteti, rrethi); dhe numrat e kontaktit ( fiks dhe celular). "Qartësohet se karta e identiteti­t nuk dërgohet pasi nevojitet paraqitja fizike e personit në ambasadë për aktivizimi­n e saj. Lutemi zbatimin rigoroz të udhëzimeve të mësipërme dhe bashkëpuni­min tuaj absolut, në mënyrë që procesi i ofrimit të shërbimeve të ecë normalisht dhe në respekt të kushteve të mbrojtjes së shëndetit publik",- nënvizohet në njoftim.

 ??  ?? Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania