Gazeta Shqiptare

Të dënuar për gjobëvënie dhe vrasje, OFL u kërkon llogari për pasurinë 4 të “fortëve”

Shkodër, në “sitën” e policisë edhe vëllezërit Bledar e Gëzim Cafi Mes tyre, edhe dy djemtë e ish- prefektit Mustafa Lici

-

Operacioni “Forca e Ligjit” ( OFL) ka zbarkuar ditën e djeshme në Shkodër, ndërsa iu ka dërguar formularët e vetëdeklar­imit katër “të fortëve” të këtij qyteti, të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Lici, që janë djemtë e Mustafa Licit, ishanëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe dy vëllezërve të tjerë, Bledar e Gëzim Cafi. Ibrahim Lici ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamed Licin në mars të 2017- ës, pasi drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Muhamet Lici u dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Licin, i cili është në kërkim, pasi dyshohet si personi që më 30 mars 2019 vrau në një atentat vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali. Gjithashtu, edhe dy vëllezërit e tjerë, Bledar e Gëzim Cafi janë të njohur në kryeqendrë­n e veriut, por jo vetëm, pasi për disa ngjarje kriminale Gëzim Cafi është kapur dhe dënuar në Francë. Bledar Cafi është i njohur edhe si i forti i Shkodrës. Sipas policisë, katër personat në fjalë duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve formularët, ku duhet t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve. Gjithashtu, OFL- ja deklaron se është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

NJOFTIMI I OFL- SË

Vijon pa ndërprerë Oper

4 TË “FORTËT” E SHKODRËS:

Muhamet Lici është në burg, ku edhe pret vendimin e trupës gjykuese, pasi akuzohet se është kreu i grupit të gjobëvënës­ve të Shkodrës. I riu Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit dhe akuzohet si vrasësi i 2 vëllezërve Astrit dhe Ibrahim

Bilalit. Ai është shpallur në kërkim që prej 30 marsit të vitit 2018.

Edhe dy vëllezërit

Bledar e Gëzim Cafi kanë të shkuar kriminale. Gëzim Cafi është kapur dhe dënuar në Francë, ndërsa Bledar Cafi është i njohur edhe si i forti i Shkodrës.

acioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL- ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: M. L., banues në

FORMULARËT E VETËDEKLAR­IMIT

Sipas policisë, katër personat në fjalë duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve formularët, ku duhet t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve. Gjithashtu, OFL- ja deklaron se është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të të gjithë personave që janë subjekt i ligjit special.

Shkodër, i cili aktualisht është i paraburgos­ur në burgun e Shkodrës, I. L., B. C. dhe G. C., banues në Shkodër. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas,

përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si

dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL- ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

 ??  ?? Muhamet Lici
Muhamet Lici

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania