Gazeta Shqiptare

Mori ryshfet për të mos prishur ndërtimin pa leje, arrestohet inspektori i IKMT- së

Përfundon në pranga edhe pronari i objektit

-

SARANDË

- Arrestohet inspektori i IKMT- së me akuzën se mori ryshfet për të mos prishur ndërtimin pa leje dhe pronari i objektit, i cili ofroi paratë në Sarandë. Strukturat e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­risë, gjatë kontrollit të territorit kundër informalit­etit, evazionit fiskal dhe ndërtimeve pa leje kanë zbuluar një skemë përfitimi abuziv mbi një ndërtim pa leje në Ksamil, Sarandë. Konkretish­t, shtetasi A. B., me detyrë inspektor i verifikime­ve në terren në Drejtorinë e Përgjithsh­me të IKMT- së Tiranë, dyshohet se ka marrë ryshfet një sasi prej 5000 eurosh dhe 350.000 lekësh nga shtetasi V. V., me qëllim për të mos i prishur këtij të fundit një pjesë të një objekti në Ksamil, e cila rezultonte pa lejen e organeve kompetente. Menjëherë në përfundim të veprime policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë ( inspektori) dhe V. V., 42 vjeç, banues në Sarandë ( pronari i objektit). Gjithashtu, nga kontrolli personal shtetasit A. B. i janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale 5000 euro, 350.000 lekë, një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe 3 aparate celularë. Materialet iu referuan Prokuroris­ë pranë Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it Tiranë për veprime të mëtejshme. Po në vijim të kontrollev­e për parandalim­in e ndërtimeve pa leje, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. A., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili është konstatuar duke ndërtuar një magazinë në lagjen nr. 1, Sarandë, pa lejen e organeve kompetente.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania