Gazeta Shqiptare

I vodhi klientit 30 mijë dollarë përmes “e- mail”- it, arrestohet drejtori i filialit të një banke

Operacioni “Bankieri” u finalizua pas 4 muajsh

-

TIRANË

- Në vend që të menaxhonte punën për t’iu ardhur në ndihmë klientëve të bankës, drejtuesi i një filiali të “Alpha Bank” në Tiranë i vodhi miliona klientit të tij. Mësohet se 35- vjeçari Florant Nako duke shfrytëzua­r pozicionin e drejtorit dhe aksesin që kishte në llogaritë rrjedhëse i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë. Vjedhja ka ndodhur nëpërmjet një transaksio­ni që Nako e ka kryer me “e- mail”, duke përdorur të

HETIMI

Pas një hetimi disamujor dhe gjurmimit të llogarive ku ishin derdhur paratë, u zbulua se autor i vjedhjes ishte vetë drejtori i filialit të bankës. Ai u arrestua pasditen e së martës në Tiranë nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Finalizimi i operacioni­t u bë pas denoncimit të klientit, ndërsa Nako kishte dhënë dorëheqjen nga posti.

dhënat e klientit. Ka qenë vetë “Alpha Bank”, që ka konstatuar diçka të parregullt në llogarinë e klientit dhe e ka denoncuar shkeljen në Policinë e Tiranës. Pas një hetimi disamujor

dhe gjurmimit të llogarive ku ishin derdhur paratë, u zbulua se autor i vjedhjes ishte vetë drejtori i filialit të bankës. Ai u arrestua pasditen e së martës në Tiranë nga Seksioni për Krimin

Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Finalizimi i operacioni­t u bë pas denoncimit të klientit, ndërsa Nako kishte dhënë dorëheqjen nga posti. “Finalizohe­t operacioni policor i koduar ‘ Bankieri’. Operacioni është kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndalohet një 35- vjeçar, pasi duke shpërdorua­r detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti. Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacioni­t të koduar ‘ Bankieri’, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, duke shfrytëzua­r pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë. Materialet i kaluan prokuroris­ë për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘ Vjedhja e kryer duke shpërdorua­r detyrën’”, njoftoi policia.

 ??  ?? Florant Nako
Florant Nako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania