Gazeta Shqiptare

Masakroi me thikë dhe i shkuli zemrën fqinjit të moshuar, lihet në burg autori Hamza Çela

Shkak i ngjarjes sherri për pronën, agresori Hamza Çela i dënuar më parë për dhunë Mbrojtja e 37- vjeçarit: Të shtrohet në spital psikiatrik

- Eneida Petova

Pas vrasjes makabre të komshiut dhe të afër mit të tij, Ramandan Çela, në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së hënës, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është përballur dje me togat e zeza të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për t’u njohur me masën e sigurisë. Vrasësi 37- vjeçar Hamza Çela është transportu­ar drejt gjykatës së rrethit të Beratit nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që në seancë nuk është lejuar prania e medias për shkak të situatës pandemike nga virusi COVID- 19. Gjatë seancës që zgjati rreth 1 orë mësohet se prokurori i çështjes, Tasim Puci, ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij dhe ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjyqtarja Adelajda Gjuzi pasi ka dëgjuar palën akuzuese dhe atë mbrojtëse që për shkak të problemeve mendore të 37- vjeçarit, i cili nuk është i pajisur me raport mjekësor, ka kërkuar shtrimin në Spitalin Psikiatrik në Vlorë, e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë dhe ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat. Ndërkohë që mbrojtja e të pandehurit ka kërkuar shtrimin e tij në spital psikiatrik.

VRASJA

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së Hënës. 77- vjeçari Ramadan Çela u masakrua me thikë nga i afërmi i tij, Hamza Çela, që sipas dëshmive të nipërve të viktimës në vendngjarj­e, i kishte prerë atij kokën, damarët e duarve e të këmbëve dhe i kishte nxjerrë zemrën jashtë. I moshuari Ramadan Çela, i cili prej vitesh jetonte në qytetin e Poliçanit, ishte kthyer në shtëpinë e vjetër që kishte në fshatin Jaupas për t’u marrë me tokat bujqësore dhe pemëtarinë, por duke vaditur tokat e mbjella me domate, ai u qëllua nga prapa me thikë nga Hamzai dhe pasi ra

SHERRI PËR PRONAT

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit, në banesën që Ramadan Çela kishte në fshat, ku kishte shkuar prej disa ditësh i vetëm për t’u kujdesur për tokat bujqësore dhe prodhimet e mbjella. Pas një sherri për çështje pronësie, 37- vjeçari ka marrë thikën dhe ka masakruar Çelën. Tashmë, autori i krimit të rëndë ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua nga policia teksa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.

në tokë, u masakrua nga autori derisa gjeti vdekjen nga gjakderdhj­a. Autori që shëtiti me thikë në dorë dhe me bluzën e lyer me gjak nëpër fshat u kap nga policia gjysmë ore pas vrasjes, në përpjekje për t’u larguar nga fshati.

DËSHMIA E NIPIT TË VIKTIMËS

“Unë viktimën e kam xhaxha. Pak pasi ndodhi ngjarja,

më merr vëllai në telefon dhe më thotë ‘ hajde se xhaxhai është keq’, pasi atë e kishte marrë në telefon vëllai i autorit dhe i kishte thënë ‘ keni të sëmurë xhaxhain’. Ikëm me shpejtësi në fshat, prapa shtëpisë xhaxhai kishte një bahçe me domate dhe kishte marrë zorrën për të vaditur në momentin kur viktima i kishte vajtur nga prapa dhe i kishte rënë me thikë. Pasi xhaxhai kishte rënë barkas, Hamzai i kishte prerë fytin, i kishte prerë damarët e duarve dhe të këmbëve si dhe zemrën ia kishte nxjerrë jashtë dhe ia kishte copëtuar me thikë copa- copa. Trupin e kishte mbuluar gjaku dhe policia na largoi nga vendngjarj­a”, tha dy ditë më parë nipi i viktimës, Bujar Çela, ndërsa u shpreh se, “ne nuk kemi dijeni se si ndodhi, duke ditur se ata kishin shkuarje bashkë dhe sa herë që shkonte në fshat, xhaxhai i jepte çdo mëngjes qumësht pa lekë autorit, pasi ishte në kushte të vështira ekonomike. Ne jemi gjak, jemi fis pasi kemi një mbiemër, por jemi kushërinj të largët”.

 ??  ?? Momenti i arrestimit të 37- vjeçarit
Momenti i arrestimit të 37- vjeçarit
 ??  ?? I arrestuari Hamza Çela
I arrestuari Hamza Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania