Gazeta Shqiptare

Cilët janë VIP- at që thyen rregullat e karantinim­it?

Relaks larg Tiranës, disa nga destinacio­net e preferuara të personazhe­ve publike Flavio Qarri dritë në fund të tunelit për familjen në nevojë

-

FLAVIO QARRI

Kjo kohë për të ka qenë mjaft e ngjeshur me punë. Le të themi, që moderatori Flavio Qarri nuk e ndjeu fare periudhën e të qenit i izoluar. Startimi i emisionit të tij të mëngjesit "Kafe shqeto", ka bërë që ai të udhëtojë disa herë drejt Durrësit. Flavio është njohur nga afër me të karantinua­rit në Golem. Në këtë periudhë, kur e njerëzishm­ja është lënë në harresë, Qarri ka qenë një dritë shprese për njerëzit në nevojë. Ai ka udhëtuar, gjithashtu, drejt Sarandës dhe Shkodrës, ndërsa pjesën tjetër të ditëve të izolimit, ia ka kushtuar emisionit të tij.

BORA ZEMANI DHE DONALD VESHAJ

Për çiftin më të ri të show bizzit, Borën dhe Donaldin destinacio­ni për t'u relaksuar ka qenë Llogoraja. Dyshja kanë ndarë në llogaritë e tyre momente nga qëndrimi atje, teksa kanë qenë në shoqërinë e vëllait tjetër të Donaldit, duket se gjithçka ka shkuar për bukuri.

ENCA

Këngëtarja s'mund të rrinte më brenda. Enca ka zgjedhur të udhëtojë drejt Dhërmiut. Në "Instagram" këngëtarja ka postuar një imazh duke shijuar perëndimin e diellit dhe disa foto të tjera, në të cilat pozonte me rroba banjo. Së fundmi, ajo ka paralajmër­uar se shumë shpejt do të lançojë një projekt të ri.

BLENDI FEVZIU

Ai që e ka ' vuajtur' më së shumti këtë kohë duhet të ketë qenë moderatori i "Opinion". Fevziu që thuajse njeh mirë gjithë botën, tashmë nuk mund të udhëtojë ashtu siç do të kishte dashur. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar moderatori­n që të kalojë një fundjavë të bukur në Llogora e për të udhëtuar pastaj drejt Himarës, ku mesa ka bërë me dije në "Instagram" do të xhirojë dhe një pjesë të emisionit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania