Gazeta Shqiptare

Natën provokime, ditën Policia Bashkiake në teatër, Do të ketë përplasje

Shkresa: Lironi pronën e bashkisë! Mehdi Malkaj: Kjo është për lirinë tonë

- Fatmira Nikolli

Gjatë natës duke gdhirë e mërkura, provokime, ndër sa në orën 17: 00, një grup prej 20 personash, 5 policë bashkiakë dhe 15 civilë hynë në oborrin e teatrit, që ruhet 24 orë prej një viti nga vendimi i qeverisë për ta shembur. Sipas Aleancës, ata bënë përpjekje për të hyrë në Teatrin Kombëtar, ndërsa synimi ishte sjellja e aktit/ shkresës, ku kërkohet lirim i pronës së Bashkisë Tiranë. Në teatër ndodheshin tre aktivistë, të cilët e zmbrapsën këtë grup, ndërkohë me dhjetëra qytetarë vrapuan drejt teatrit për të siguruar një mbrojtje më të mirë. Në një deklaratë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tha se ky sulm ndodh në një kohë kur Presidenti i Republikës po bën gati kërkesën për Gjykatën Kushtetues­e për të rrëzuar VKM- në Nr. 377 që i kalon pronësinë e Teatrit Kombëtar, Bashkisë Tiranë.

“Ky sulm ndodh me ngut në një kohë kur qytetarët e bashkuar dhe në bashkëpuni­m me ‘ Europa Nostra’ kanë gjetur burimin e fondeve për restaurimi­n e teatrit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bën thirrje Bashkisë Tiranë dhe Këshillit Bashkiak Tiranë të heqë dorë urgjentish­t nga çdo përpjekje për të proceduar me aktin antikushte­tues të marrjes në dorëzim të pronës së Teatrit Kombëtar”, tha “Aleanca”. Regjisori Edmond Budina tha se, “qeveria u ka shpallur luftë qytetarëve dhe ne shprehim vendosmëri­në dhe vullnetin për t’i shkuar deri në fund kësaj lufte, siç e kemi dëshmuar në 27 muaj rezistencë”. Budina paralajmër­oi përplasje civile dhe u bëri thirrje qytetarëve të vijnë të mbrojnë teatrin. Njëherësh, aktori Mehdi Malkaj tha se teatrin nuk e do për vete. “Kur të vdesim, dy metra do të marrim në varr. Atij të gjatit do ia bëjnë më të thellë. Teatri është liria, ejani të mbrojmë lirinë! Pas teatrit nuk ka më asgjë”, tha aktori.

Të njëjtën thirrje bënë edhe Robert Budina, Juli Emiri dhe Neritan Liçaj, në fjalët publike.

Të bërë ende më të ndjeshëm pas kalimit të truallit të godinës në pronësi të bashkisë dhe pas sulmit publik të kreut të bashkisë dhe kryeminist­rit të vendit, ata në të gdhirë të ditës së mërkurë kanë parë 4 veta që janë sjellë afër teatrit dhe kanë folur duke provokuar sipas artistëve, mbrojtësit e godinave që dikur kanë qenë monument kulture. Gjatë ditës së djeshme, ata u kanë dërguar dy letra, dy institucio­neve të shtetit shqiptar.

INSTITUTIT TË TRASHËGIMI­SË

Në një letër që është thirrje për Institutin Kombëtar të Trashëgimi­së Kulturore ( ish- Instituti i

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania