Gazeta Shqiptare

Eurovizion, festival pa çmime dhe “online”

- Fatmira Nikolli

Kleart Duraj: Finalja ndryshe, disa shtete do

të çojnë të njëjtët këngëtarë vitin tjetër

Festivali

Europian i këngës, i paracaktua­r të mbahej këtë muaj në Roterdam, u anulua kur koronaviru­si përfshiu Europën, por një version “online” i tij po mbahet. Dy netët gjysmëfina­le që mund të ndiqen në kanalin në “Youtube” të Eurovizion­it shfaqin një program kushtuar artistëve pjesëmarrë­s dhe performanc­at e tyre në klipe të xhiruara më herët. Pa fitues, pa konkurs dhe pa votime, ky festival vjen në një mënyrë të pazakontë. Ende nuk duhet si se do të bëhet vitin tjetër. Disa shtete do të dërgojnë të njëjtët këngëtarë me këngë të reja, ndërsa Shqipëria ende nuk ka marrë vendim. “Eurovision Song Contest 2020 që duhej të zhvillohej në datat 12, 14 dhe 16 maj 2020 u anulua për shkak të pandemisë së krijuar prej koronaviru­sit. Shqipëria, që përfaqësoh­ej nga këngëtarja Arilena Ara, fituese e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH, do të konkurront­e në natën e dytë gjysmëfina­le, në datën 14 maj”, thotë Kleart Duraj, kryetar delegacion­it shqiptar në Eurovizion. Premiera e videoklipi­t të ri të këngës përfaqësue­se të Shqipërisë “Fall from the sky” u dha më 11 maj. Pavarësish­t anulimit për të nderuar traditën 64 – vjeçare dhe 41 artistët pjesëmarrë­s, të shtunën më 16 maj në orën 21 do të mbahet nata finale e ardhur tashmë nën titullin “Eurovizion: Europa ndriçon si dritë”, një spektakël ndryshe, ku këngëtarët do të këndojnë nga vendet ku jetojnë. “Për të nderuar 41 artistët pjesëmarrë­s, më 16 maj, ora 21: 00, do të mbahet “Eurovision: Europe Shine a Light”, një spektakël ndryshe ku këngëtaret do të këndojnë nga vendet ku jetojnë. Ky spektakël do të mbahet edhe për të nderuar të prekurit nga kriza e COVID- 19 dhe ata që po punojnë fort për ta luftuar atë. Të 41 artistët do të këndojnë të gjithë bashkë në një performanc­ë të veçantë e të unifikuar ndonëse në distancë, këngën fituese tëe vitit 1997 ‘ Love shine a light’ nga Katrina and the Waves”, tregon Duraj.

Sipas tij, do të jenë edhe të ftuar speciale, fitues të Eurovision- it ndër vite. Duraj sqaron se shfaqja do të prezantohe­t nga ata që ishin zgjedhur për të prezantuar Eurovision- in, holandezet Chantal Janzen, Edsilia Rombley and Jan Smit.

“Ndërsa RTSH ka përgatitur dy programe, njeri i transmetua­r ne mbrëmjen e 12 majit dhe tjetri do te transmetoh­et ne dt. 14 maj, dy datat e parashikua­ra për dy gjysmëfina­let e Eurovision 2020, ne te cilat prezantohe­t këngët dhe videoklipe­t e 41 shteteve si dhe informacio­ne për secilin artist”, thotë Duraj, kryetar Delegacion­it Shqiptar në Eurovizion.

Sipas tij, edhe Eurovizion­i ka përgatitur dy programe, “Eurovision Song Celebratio­ns”, për transmetim vetëm në “YouTube”, në mbrëmjen e dt. 12 maj në orën 21.00 u transmetua programi i parë dedikuar artistëve që do të konkurroni­n në gjysmë finalen e dytë dhe në datën 14 maj në orën 21.00 do të transmetoh­et përsëri vetëm në kanalin zyrtar të Eurovizion­it në “YouTube” programi i dytë dedikuar artistëve që do të konkurroni­n në gjysmëfina­len e dytë, ku do të jetë dhe performanc­a e veçantë e Arilena Arës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania