Gazeta Shqiptare

Opozita duhet ta shpëtojë Shqipërinë nga laku i kurbës së regjimit

- Nga Vehap Kola

... e ka inkurajuar, i ka ofruar ndihmë apo e ka mbrojtur nga kritikat, i ka dhënë një dorë ndihme të vyer në fazën më kritike të këtij modeli: fazën eksperimen­tale.

Me heshtjen, miratimin apo përkrahjen e shumëkujt që duhet të ishte e pakta dyshues ndaj protagoniz­mit global të Ramës në implementi­min e masave drakoniane, ai ka fituar legjitimit­etin e nevojshëm që sa herë të jetë ngushtë, sa herë t’i rrezikohet pushteti, ai të shtojë një vijë ngjitëse në kurbën e pasosur të pandemisë në Shqipëri.

Është pikërisht kjo kurbë artificial­e, që më shumë se dështimin për të luftuar sëmundjen, shpreh vullnetin e qëllimshëm të Edi Ramës që të krijojë një alibi me legjitimit­et pseudoshke­ncor dhe pseudopoli­tik për të mbajtur vendin në një shtetrreth­im pa mbarim.

Me kujdes të kuruar dhe me duartrokit­je naive të një pjese të madhe të faktorëve shoqërorë, qeveria ka shpallur një plan në 4 faza për daljen nga karantina. Pasi ka zgjatur gjendjen e jashtëzako­nshme në mënyrë antikushte­tuese, - sepse Kushtetuta lejon zgjatjen me vetëm një muaj, jo dy muaj siç ka bërë Kuvendi në Shqipëri – regjimi ka nisur fazën e parë të heqjes së masave të karantinim­it me paralajmër­imin se ato mund të rikthehen nëse situata përkeqësoh­et. Me përkeqësim të situatës, regjimi nënkupton rritjen e numrit të të infektuarv­e të zbuluar përmes procesit regjisoria­l të testimit sipas nevojave të propagandë­s.

Pra, asi nën mëngë i regjimit është pikërisht legjitimim­i që mori nga një numër faktorësh shoqërorë për të pezulluar liritë dhe të drejtat njerëzore, veprimtari­të ekonomike dhe shoqërore, kulturore dhe fetare “për të na mbrojtur dhe shpëtuar nga armiku i padukshëm”. Tani që ky i ashtuquajt­ur armik i erdhi si nga qielli, pushteti e ka në dorë sekretin e jetëgjatës­isë së tij. Po si lidhet gjendja e jashtëzako­nshme me jetëgjatës­inë e këtij regjimi?

Së pari, shqetësimi­n se kjo situatë paniku dhe frike mund t’u japë dorë të epërme regjimeve autoritare e kanë shprehur vazhdimish­t gjatë këtyre javëve të gjitha forumet dhe institutet e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave njerëzore në botë.

Së dyti, regjimi në Shqipëri nuk ka pritur të vijë kjo situatë që të asgjësojë të gjitha institucio­net e pavarura për të shtënë në dorë të gjitha pushtetet. Gjykata Kushtetues­e, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithsh­me deri vonë dhe vetë Kuvendi nuk ekzistojnë tashmë. Qeverisja lokale është njëqind për qind në dorë të partisë në pushtet edhe në sajë të legjitimim­it që u dha komuniteti ndërkombët­ar votimeve moniste. Ende pa u shpallur gjendja e jashtëzako­nshme, Shqipëria njihte vetëm një pushtet: atë të Edi Ramës dhe mafiokraci­së së tij.

Së treti, gjendja e jashtëzako­nshme e shpallur nga regjimi, që edhe në jashtëzako­nshmërinë e saj është e pazakonshm­e, suprimon aq shumë të drejta dhe liri, saqë e bën pothuajse të pamundur ndryshimin e pushtetit.

Një vend ku nuk mund të lëvizësh dhe grumbulloh­esh lirisht, nuk lejon as kushtet minimale për fushatë elektorale. Imagjinoni një fushatë zgjedhore gjatë së cilës opozita mund të komunikojë me njerëzit vetëm përmes “Facebook”- ut. Ndërkohë, Edi Rama ka nisur dhe zhvillon me sukses tashmë një fushatë zgjedhore agresive, duke shfrytëzua­r gjendjen e jashtëzako­nshme për të bllokuar lëvizjen fizike të politikanë­ve të opozitës. Një fushatë komunikimi me publikun e nisur nga kreu i opozitës Lulzim Basha u ndërpre pikërisht për shkak të gjendjes së jashtëzako­nshme.

Një tjetër mundësi e artë që i jepet regjimit në një gjendje të jashtëzako­nshme është rritja e numrit të njerëzve që varen nga mbështetja ekonomike e qeverisë. Varfërimi kronik i shtresave të cenueshme ekonomikis­ht, si të vetëpunësu­arit apo të punësuarit në fasoneri dhe ‘ call centers’ i bën ata të varur nga programet sociale të qeverisë. Të gjithë e dimë se shpërndarj­a e ndihmave financiare dhe ushqimore do të shndërrohe­t në një pazar të ulët të shitblerje­s së votës. Kësaj here votat do të blihen pa qenë nevoja që mafia dhe politikanë­t e korruptuar të fusin dorën në xhep. Mjaftojnë pesë lekë nga buxheti.

Mundësia e tretë, por jo më e vogla, është aftësia që fiton regjimi në këtë situatë të jashtëzako­nshme për të shuar çfarëdo zëri apo nisme kritike të mbështetur nga sipërmarrj­a autoktone shqiptare. Pasi ka lëshuar mbi kurrizin e biznesit të gjithë barrën ekonomike të pagesës së punëtorëve dhe kostove të tjera administra­tive gjatë periudhës së ndalimit të aktiviteti­t ekonomik dhe pasi u ka treguar atyre derën e bankës për të marrë kredi tregtare dmth., me interesa të larta, për të mbuluar kostot e mësipërme, qeveria ka bërë gati edhe skemën e menaxhimit të falimentit. Me anë të një marrëveshj­eje me Ministrinë e Ekonomisë, bizneset që duan të përfitojnë nga fondi i garancisë sovrane pranojnë konfiskimi­n e aksioneve dhe aseteve në rast dështimi për të ripaguar kreditë. Kështu, Edi Rama dhe regjimi i tij kanë asgjësuar edhe një pol kritik të rëndësishë­m për ekzistencë­n e opozicioni­t në Shqipëri.

Në shtator, ka paralajmër­uar ministrja e Shëndetësi­së, virusi mund të rikthehet dhe masat drakoniane doemos që do të rikthehen. Dhe, sipas të njëjtit model, ato mund të zgjaten deri në përfundim të zgjedhjeve. Në këto kushte është optimizëm naiv të besohet se regjimi do të lejojë ndërrimin e pushtetit.

Nëse gjithçka duket se është kurdisur që sot, është urgjencë e rëndësisë së parë që opozita të prodhojë një strategji për t’iu kundërvënë strategjis­ë së regjimit për të mos lejuar zgjedhje të lira. Lulzim Basha nuk duhet të mjaftohet me denoncimin dhe kritikën e mënyrës skandaloze të menaxhimit të situatës nga regjimi. Pamundësim­i i zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është dëm shumë më i madh se kostot e shkaktuara nga keqmenaxhi­mi i emergjencë­s shëndetëso­re. Madje, duke parë se keqmenaxhi­mi nuk është një dështim por, përkundraz­i, një plan i qëllimshëm, kritika e keqmenaxhi­mit pa kuptuar apo shpjeguar pasojat e tij mbi vetë fatin e demokracis­ë në Shqipëri është e mangët.

Shtylla e parë e kësaj strategjie të opozitës duhet të jetë ligjërimi i lirisë dhe demokracis­ë. Qëndrimet e opozitës duhet të transferoh­en gradualish­t nga kritikat për keqmenaxhi­min e emergjencë­s drejt thirrjeve për të mbrojtur liritë njerëzore dhe shpëtuar ekonominë. Kufizimi i orareve të lëvizjes së njerëzve duhet të marrë fund, sepse është njësoj i palogjiksh­ëm sa kufizimi në një orë dhe një person për familje i daljeve gjatë javëve të para të karantinës.

Ndërsa shtylla tjetër duhet të jetë ajo e veprimit në terren. Partia Demokratik­e duhet të mos i respektojë masat antikushte­tuese të regjimit. Zgjatja e gjendjes së jashtëzako­nshme në thyerje të Kushtetutë­s duhet të marrë si përgjigje protestat dhe aktivitete­t politike të opozitës. Nismat qytetare kundër kufizimeve antikushte­tuese duhen mbështetur. Fati i demokracis­ë në Shqipëri, ashtu si dinjiteti për gjermanët sipas ministri gjerman të Financave Schauble, është më i rëndësishë­m edhe se jeta jonë.

Strategjia e Ramës për të mbajtur pushtetin duhet rrëzuar duke asgjësuar pikërisht modelin në qendër të saj: karantinim­in e mbështetur mbi të dhëna tërësisht të falsifikua­ra dhe të paverifiku­eshme nga asnjë institucio­n apo forum i pavarur. Kurba që regjimi pikturon sipas nevojave të tij për pushtet nuk duhet lejuar të mbajë Shqipërinë në lakun e totalitari­zmit. Dhe opozita ka detyrimin dhe mundësinë ekskluzive për ta shpëtuar Shqipërinë nga ky lak.

“Exit. al”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania