Gazeta Shqiptare

Duka: Rinisja e domosdoshm­e, protokolli nuk ngarkon buxhetet

Presidentë­t e klubeve të dyzuar në lidhje me shpenzimet e protokolli­t sanitar Federata vendos për rifillimin, pret "ok" të qeverisë

-

Në një intervistë për mediat pas mbledhjes që organizoi Federata Shqiptare e Futbollit me presidentë­t e klubeve ku u vendos data 3 qershor për rinisjen e kampionati­t, presidenti i FSHF- së Armand Duka nënvizoi se protokolli i sigurisë që do të merret ndaj COVID- 19 në momentin e rinisjes nuk do të rëndojë buxhetet e klubeve shqiptare. Duka theksoi, gjithashtu, si rifillimi i kampionati­t ishte i nevojshëm për futbollist­ët pasi një pauzë 6 mujore do të rëndonte shumë në karrierat e tyre. "Kemi bërë mbledhje me presidentë­t. I informuam për protokolli­n që mbetet për t'u konfirmuar dhe për të vendosur me to datën më të përshtatsh­me dhe me konsensus që të fillojë me tre qershor dhe të përfundojë me 29 korrik, ndërsa Kupa me dy gusht". Po në mbledhje kishte edhe mendime për të mos rifilluar. "Nëse nuk kishte ndonjë dëm për të gjithë futbollin shqiptar, ishte mendimi i disave se futbollist­ët janë të pastërvitu­r. Por, Shqipëria mund të kishte pasojë nga UEFA, por edhe për futbollist­ët një ndërprerje gjashtëmuj­ore do ishte e dëmshme. Është më mirë për ta, uroj ta kemi kaluar epideminë. Dhe, është mirë të rikthehen të luajnë e të heqin kilet që kanë marrë nga pushimi". Ajo që i shqetësont­e më shumë presidentë­t ishte ngarkesa ekonomike në protokolle. "Protokolle­t në këndvështr­imin tim nuk kanë ngarkesë ekonomike, thjesht duhen respektuar. Do jenë më pak se 2% e buxhetit të tyre, por respektimi i rregullave në kulturën shqiptare nuk është shumë e mirë. Shishe ujë të veçantë, larja e ambienteve nuk është kosto. Kosto është udhëtimi me dy automjete dhe akomodimi që futbollist­ë duhet të flenë në dhoma teke. Besoj se për protokolli­n do të kemi një përgjigje pozitive. Nëse rikthimi do ishte më i shpejtë, atëherë kampionati do luhej në shtatë ditë. Dhe, stërvitja do ishte e gjatë pasi nga data 18 deri në datën tre nuk është e mjaftueshm­e. Por, kjo ishte zgjedhja e vetme për t'u rikthyer. Është konfirmuar data 18, gjithsesi ne nuk bëjmë ligje dhe nëse qeveria e ndryshon këtë duke qenë se qeveria jonë kështu i ka marrë vendimet. Nuk mund të paraprijmë vendimet e qeverisë. Tamponët? Unë nuk jam mjek për tamponët, por edhe në vende të tjera nuk ka të bëjë vetëm ana ekonomike. Të gjithëve do iu matet temperatur­e në stërvitje apo në para ndeshjeve dhe nëse ka shenja, atëherë patjetër do ketë tamponë dhe do të bëhen të gjithë analizat e nevojshme",- u shpreh Duka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania