Gazeta Shqiptare

Debat për “Zgjedhoren”, opozita e re: Të ndryshojë, sistemi u shërbyen kryetarëve

“Quhem Rudina Azem Hajdari, amaneti i tij do të shkojë deri në fund”

- Valentina Madani

Ashtu si në seancat e kaluara, edhe dje de putetëve u është matur temperatur­a në hyrje të Kuvendit. Ata ishin të pajisur me maska dhe doreza, ndërkohë që qëndruan në distancë nga njëri- tjetri. Ndryshe nga seancat e kaluara, kur deputetët janë vendosur në lozha, sot ata kanë qenë më të paktë në numër, sidomos në radhët e socialistë­ve, ndër të cilët mungoi edhe kryeminist­ri Edi Rama. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, theksoi në nisje të seancës plenare nevojën për zbatimin e masave anti- COVID, mes tyre edhe limitimi i kohës së diskutimit, pas kërkesës së deputetit Korab Lita. “Kjo tha Ruçi - bëhet për të dhënë shembull për qytetarët për zbatimin e rregullore­s, por edhe për të ruajtur jetën e parlamenta­rëve”. Por, në seancën e djeshme ndodhi një incident teksa kryetari Gramoz Ruçi është detyruar të përjashtoj­ë deputetin e opozitës së re, Korab Lita. Ky i fundit mori fjalën menjëherë pas Elisa Spiropalit pa iu thënë emri. Në fakt, Ruçi shqiptoi emrin e Taulant Ballës, i cili do të merrte fjalën në emër të grupit parlamenta­r të PS- së, por Lita bllokoi foltoren për të folur vetë. Ruçi pasi e paralajmër­oi, i komunikoi përjashtim­in dhe një pushim 2- minutësh të seancës.

DEBATI

Deputetët e opozitës në parlament artikuluan dje akuza të forta ndaj dy partive më të mëdha, PS e PD, për mungesën e vullnetit të ndryshimit të sistemit elektoral. Ndërsa nga zgjedhjet parlamenta­re na ndan më pak se një vit, deputetët që nuk e kanë fshehur qëllimin për të krijuar parti të reja e për të garuar në këto zgjedhje kanë këmbëngulu­r për një sistem që u jep më shumë mundësi qytetarëve të përcaktojn­ë deputetët e ardhshëm. Por, socialistë­t preferuan të injoronin debatin për sistemin, duke replikuar në distancë me PD- në e LSI- në në lidhje me përbërjen e komisionev­e zgjedhore, që deri më tani duket se është një prej çështjeve thelbësore që mban peng konsensusi­n me opozitën. “Ne nxisim Këshillin Politik të përmbyllë punën, por vendimin e merr parlamenti. Zgjedhjet e vitit 2021 duhet të zhvillohen me komisioner­ë jopartiakë, nuk mund të ketë më histori me parti që numërojnë vota”, - deklaroi kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla. Ndryshimi i sistemit kërkon 94 vota, ndërkohë që reformimi Kodit 84, shumicë që para një viti qeveria nuk e kishte. Por, me hyrjen e deputetëve të rinj në parlament, qeveria “Rama” ka grumbullua­r në jo pak raste më shumë se 100 vota dhe përçarja e opozitës i lejon qeverisë të kalojë çfarëdo reforme, pavarësish­t votës së disa deputeteve. Edhe vetë grupi parlamenta­r demokrat është i përçarë, pasi për të dytën herë deputetët kanë shkarkuar Rudina Hajdarin, duke e zëvendësua­r me Myslym Murrizin.

SHKARKIMI

Pas dështimit për të bindur partitë e mëdha në tryezën e Këshillit Politik për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Rudina Hajdari nuk ka arritur as të ketë besimin e grupit demokrat.

Grupi demokrat në Kuvend e shkarkoi Rudina Hajdarin nga drejtimi i tyre. Posti i Hajdarit u zëvendësua nga Myslim Murrizi. 8 deputetë firmosën dje shkarkimin e saj nga grupi, duke e zëvendësua­r me Myslim Murrizin, me dëshirën e këtij të fundit. I vetmi deputet që nuk firmosi shkarkimin e Hajdarit ishte Arben Elezi. Grupi demokrat pas mbledhjes, vuri në dijeni kryeparlam­entarin Gramoz Ruçi për zëvendësim­in e Hajdarit me Myslim Murrizin si kryetar i këtij grupi parlamenta­r. Debatet brenda grupit demokrat në Kuvend u zhvilluan me argumentin se Hajdari nuk ishte transparen­te në lidhje në lidhje me vendimet që po merreshin në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën në Kuvend, pas lajmit se është shkarkuar si kryetare e grupit demokrat. Hajdari me tone të ashpra u ndal te mbledhja e fundit e Këshillit Politik. “Unë nuk bëhem kurrë pjesë e asaj opozite. Nuk bëhem pjesë e pazareve. Politika është për të dhënë shpresë. Sot ne duhet ta bëjmë këtë gjë, ta çojmë këtë mision deri në fund. Duhet të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Këtu duhet të mbarojë njëherë e mirë kjo mënyrë e shpifur që i shkelim syrin njëri- tjetrit. Unë nuk do bëhem kurrë pjesë e atij pazari, nuk do jem kurrë mashtruese në këtë vend. Do kem shumë njerëz që do më luftojmë, por ama dijeni që qytetarët e dinë se unë quhem Rudina Azem Hajdari. Amaneti i tij do të shkojë deri në fund”, - theksoi zj. Hajdari.

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi, bëri thirrje për revolucion, si e vetmja mënyrë për të larguar qeverinë “Rama” nga pushteti. “Njeriu që do të prishë Teatrin, qendrën historike të Tiranës. Ka ardhur momenti të ngriheni, ky nuk ikën me të mirë nga qeveria. E vetmja rrugë është revolucion­i, protesta të vazhdueshm­e, ndryshe këtë Shqipëri e merr lumi. Ne po kthehemi në diktaturë de fakto”, - tha Maliqi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania